Ben Blushi: Albin Kurti sillet si martir, jo politikan. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq se sot

22 Dhjetor 2015, 14:32Rajoni TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh shkrimtari Ben Blushi ka folur për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka folur edhe për veprimet e opozitës kështu duke i quajtur jo të drejta. Ai tha se Albin Kurti është një martir dhe jo politikan, duke mos i pranuar kështu veprimet e tyre.

“Ju keni të drejtë të jeni të pa kënaqur dhe është e drejtë por deri ku shkon rezistenca juaj. Albin Kurti çka është sipas jush, politikan apo martir. Po pra, martir është. Unë nuk shkoj në parlament me gaz, ka të tjera forma për të kundërshtuar”, ka folur para të pranishmëve Blushi, raporton Zëri.

Ai tha se gurët dhe gazi nuk janë zgjidhje.

Unë kam simpati për Vetëvendosjen por nuk pranoj që guri, xhamat, të jenë element politik. Ju mbase keni të drejtë por për mua është e padrejtë. Besoj që Vetëvendosja mund t’i jap Kosovës një opozitë të fortë” ka thënë Blushi.

Ben Blushi: Kosova kurrë më keq nuk ka qenë

Ben Blushi, deputeti socialist në Kuvendin e Shqipërisë, njëherit edhe shkrimtar, ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, gjatë promovimit të librit të tij të fundit të titulluar “Kandidati” sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ngjarje kjo e organizuar nga “FOL”.

Blushi me këtë rast ka thënë se nga një vit më parë njerëzit në Kosovë tash janë më pesimistë.

Sipas tij, kjo për faktin se në Kosovë ka krizë, ka inate dhe ka stangim të progresit.

Madje situata në të cilën gjendet Kosova tani është më e vështira që nga shpallja e pavarësisë. Megjithatë ai thotë se Kosova mbetet vendi ku ka më së shumti njerëz të buzëqeshur.

Ndërsa duke folur për librin e tij “Kandidati”, Blushi tha se personazhi i tij, flet për një kandidatë për kryetar bashkie në Shqipëri, i cili vdes gjatë fushatës, por që zgjedhësit e votojnë dhe ai bëhet kryetar.

Sipas Blushit, ky lloj kandidati politik ndodhet si në Shqipëri e edhe në Kosovë.

Ai përmendi edhe mediat si faktor që i bëjnë të mundur një kandidati të tillë, të bëhet kryetar komune.

10 komente në “Ben Blushi: Albin Kurti sillet si martir, jo politikan. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq se sot”

  1. rojtari says:

    si shpjegohet qe kudo ku jetojn shqiptare ka probleme.
    apo jan si majmunet
    dhjesin ku han dhe ankohen pasandaj!

    1. Kafsha says:

      Po ku jetojnë jevgj grekë KA hajdutëri? Ik or mut muti!

  2. foli dhe ky trapi e ndriti per vete ,se pjerdh kuysh ne PS ,jep mend edhe per Vetvendosjen

  3. emigranti says:

    Ben Blushi si kozmopolit qe eshte nuk e vlereson fare ceshtjen kombetare.
    Prandaj ne thelb kritikon z. Kurti, te cilin nga ana tjeter e ka zili se nuk I afrohet as tek maja e themres ne asnje drejtim.
    Kujton humbameni se do ta perkrahin te huajt per ndonje levizje te tij politike.
    Je vec nje deshtak.
    Koha jote politike ka perfunduar bashke me Nanon.

  4. Kola says:

    Popull injorantash

  5. Kola says:

    Ky eshte burr I thot te vertetat ashtu si Jane per te till intelektualesh ka nevoje vendi

  6. mira says:

    VetVendosja nuk eshte duke shkruar nje roman “live” zoti shkrimtarpolitikan. Te duken politikanet si personazhe romash? mund te bejne kete , por mund edhe te mos e bejne kete…
    Po cfare keshilloje ti zoti politikan qe do ishte me mire te bente Albini??
    Te besoj se je aq naiv sa te mos e kuptosh se pa ato gazlotsjellese mareveshjet do kishin mbaruar pune me kohe dhe Serbine do e kishe molle sherri pergjithmone ne Kosove? Edhe keshtu dhe jo se po arrihet diçka!
    Kur vet Ministri Jashtem i Shqiperise e pranon se ajo eshte e rrezikshme dhe do duhet te jemi te kujdesshem qe te mos ndodh si ne Bosnje?! perversitet politik. Ne Shqiperi dhe Kosove ka borxh te mbetet gomari me barre dhe jo te mos behen pislleqe politike qe politika e dy vendeve eshte e mbushur deri ne gryke.!

    Je aq i papergjegjshme sa ta mos kuptosh krimin e madh qe i behet Kosoves me ato mareveshje??!! Dhe ti thua se ai eshte martir dhe jo politikan?
    Po çfare te keqe ka te jete edhe martir Kur ceshtja eshte aq jetike per Kosoven sa pranon edhe martirizimin?
    Apo ti mendon se te gjithe politikanet duhet te recitojne ne podiume parlamenti, ti bejne reklama vetes… .
    Une jam popull dhe per mua siguria kombetare dhe pavaresia e vendit tim jane me te shtrenjta se cdo gje tjeter , edhe se cdo ligjerim me shkrim apo me goje…zoti ligjerues

  7. fllad says:

    Kosova dhe Shqiperia nuk kane qene KURRE me keq se sot se politiken e kane marre ne dore kopuket, horrat dhe cubat

  8. ira says:

    Votuesit në Kosovë, në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, e zvogëluan fitoren e çdo “Kandidati” ndryshe nga ç’ndodhi në Shqipëri. Me votën e tyre ata u thanë partive:-Meqënëse ju nuk i hiqni, pra vazhdoni t’i kandidoni, po i heqim ne. Shembull domethënës; Prishtina, Gjakova, Peja, Ferizaj. Këtë Blushi nuk e di.
    Sa i takon Albin Kurtit, VetëVendosjes, them se Shqipëria do ishte më e mirë nëse do të kishte Albin kurt dhe bashkëpunëtorët e tij. Fatkeqësisht ne nuk i kemi.

  9. DIA says:

    Po ti o Ben kur do behesh burre dhe te ngresh qofte dhe njehere kartonin kunder ketyre ligjeve antipopullre te piktorit, ndryshe shko bej shurren se per llafe ne flasim me bukur se ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje