Bashkia e Tiranës hap dy tregje të reja, në lagjen “Ali Demi” dhe te “Xhamlliku”

26 Dhjetor 2015, 19:07Sociale TEMA

Festat e fundvitit e kanë gjetur Tiranën edhe me dy tregje të reja fermerësh, për tregtimin e produkteve vendase dhe bio.

Nga sot, qytetarët e Tiranës mund të zgjedhin tregun te “Ali Demi” ose te “Xhamlliku”, dy tregje me higjenë dhe standarde, ku shiten produkte të shëndetshme për konsumatorët kryeqytetas.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, inspektoi sot të dyja tregjet si dhe ftoi qytetarët që të blejnë produkte të kontrolluara e të certifikuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Seferi:“Përveçse me standarde bashkëkohore të tregtimit, në këto dy tregje ka produkte bio të prodhuara nga fermerët e njësive administrative të zonave përreth Tiranës. Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të konsumojnë këto produkte bio, sepse nga njëra anë kontrolli i këtyre tregjeve nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit garanton produktet, por nga ana tjetër, duke blerë produkte vendase zhvillohet ekonomia bujqësore e fermerëve të njësive administrative të Tiranës”.

Nisma e Bashkisë së Tiranës “Duaje produktin vendas” ka për qëllim të sjellë sa më pranë konsumatorit produktet vendase të shendetëshme, si dhe nxitjen dhe promovimin e ekonomisë lokale për fermerët tiranas.

Sipas nënkryetarit Seferi, tashmë fermerët e zonave të Bërzhitës, Krrabës, Petrelës dhe malësisë së Tiranës (Dajtit dhe Shëngjergjit) kanë mundësi të tregtojnë këto produkte, por njëkohësisht konsumatori ka mundësi që gjatë festave të fund-vitit të konsumojë produkte bio vendase.

Tregjet e fermerëve do të jenë të hapura për konsumatorin gjatë sezonit festiv.

Kjo nismë është vetëm fillimi, pasi Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan veprimi për tregjet e fermerëve, të cilat do të funksionojnë gjatë gjithë vitit si tregje të lëvizshme në zona të caktuara të Tiranës, sipas një grafiku dhe orari të caktuar për të qenë sa më pranë komunitetit.

Seferi: “Duke dashur t’u uroj qytetarëve të Tiranës, Gëzuar Festat, do t’i ftoja t’i kalojnë gëzuar ato, duke konsumuar dhe u solidarizuar me produktet bio, pa harruar edhe gjelin e detit, i cili ndodhet në tregun e shpendëve që kemi hapur këto ditë në njësinë administrative Baldushk”.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi hapjen e tregut të shpendëve në Vishnje, Baldushk, ku fermerët e zonës tregëtojnë gjelin e detit.

7 komente në “Bashkia e Tiranës hap dy tregje të reja, në lagjen “Ali Demi” dhe te “Xhamlliku””

  1. tfgs1 says:

    perse quhet ”xhamllik”…!!!???

    1. Titi says:

      Po pashalimanin pse e quajn pashaliman

    2. Bazarhesap says:

      E mer provincial ske qene nje here ne Tirane dhe ke surat dhe flet.
      Kulmi i hipokrizise dhe injorances,vyrtytet e nje grekofoni dhe nje debatusi ne Gazeten Tema!!!

  2. edlira says:

    Nje gje shume e mire dhe e dobishme si per ndihmen qe u jepet fshatareve qe duan te shesin produktet e tyre po edhe nje e mire e ndihme per baanoret e atyre zonave, sepse edhe blerjet i bejne afer shtepive te tyre e po ashtu edhe te fresketa.Po te me falni do te jepja nje komnet per “nje lajm” tjeter. Lexova ne fb nje shenim dhe disa foto qe “aktori” Julian Deda kishte vendosur ne faqen e tij ku fotot ishin te Barak Obames dhe Erion Veliajt. Njeriu e humoristi qe duhej te ishte ne pune per te bere artin e tij e per te argetuar njerezit per Vitin e Ri eshte shnderruar ne nje kritizer ordiner duke aluduar se si kryebashkiaku ne foto e ne vepra ka kopjuar Barak Obamen. Hapi syte o Julian, sepse nuk ke ti as goje e as mend t’i japesh Erjon Veliajt duke e krahasuar me majmune se i tille je vete. Nuk kishte hapesire per komente kundersepse u kishte lene hapesire vetem servileve te tij e te PD prandaj dhe une shpresoj qe ta lexoj ketu nese do ta lexoje artikullin e mesiperm. Ky qe ka lene edhe mjeker mos po kerkon t’i ngjaje Jezu Krishtit? Erjoni ka aq shkolle, dituri e kulture sa ti nuk ke fije floku cuni i lulit e saliut.

  3. Epirioti II says:

    Sepse ne kohen e Enverit, ku dyqanet ishin te shemtuara dhe shpesh me dritare me kangjella hekuri, sheshi qe njihet me emrin “Xhamllik” ishte sheshi me me shume dyqane dhe te gjitha dyqanet ishin me drite dhe pa hekura mbrojtes.

    Njerezit thonin qe ketu eshte “xhamllek nga te gjitha anët” dhe keshtu i mbeti emri.

    1. tfgs1 says:

      dhe xhamllik dhe sunite sikur nuk shkon,pasi ku e benin shurren keta te pacipe???normalisht ne ndonje rreze ”xhamllikut”,kshq sa qendron pretendimi per ”xhamllik”……….!!!

  4. mamaja e Veliut says:

    Si nuk paska qene Mamaja e Veliut ne kete inagurim,sic duket fotografi i ri i bashkise paska shkuar tek shurrtoret e parkut Rinia.Pa Veli reklamen sikur nuk kane lezet keto pune te mira.Fytyra e Velut shfaqet ne cdo film,video,reklame dhe nevojtore.,tamam fytyre skuthi,por qe eshte puntor tek reklamat e Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje