E gjithë administrata në provim, vlerësim njohurish e përshtatshmërie me pozicionin

28 Dhjetor 2015, 19:26Sociale TEMA

Të gjithë punonjësit e administratës shtetërore do të hyjnë në provim të detyruar, ku do të vlerësohen për njohuritë që kanë dhe nëse këto njohuri janë të përshtatshme me pozicionin e punës së tyre.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës një vendim të posaçëm, i  cili përcakton procedurat për testimin dhe, nëse do të jetë e nevojshme, edhe trajnimin e punonjësve të shtetit.

Sipas qeverisë, ky proces ka 3 objektiva. Të përcaktojë nëse nëpunësit civilë janë të përshtatshëm me pozicionin e punës që mbanjë, të zbulojë aftësitë e tyre për zhvillimin profesional dhe të përcaktojë nevojat për trajnime shtesë. Për këtë arsye, çdo punonjës i shtetit do të hyjë fillimisht në një testim paraprak të detyruar.

Sipas vendimit, testimi do të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat, që i përkasin fushës përkatëse të nëpunësit. Këto ndryshime apo të reja përcaktohen rast pas rasti, nga Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore ku bën pjesë punonjësi.

Vendimi ka parashikuar edhe mënyrën e vlerësimit të punonjësve në testim. Sipas tij, nëpunësit që do të marrin pikët maksimale, nga 90 deri në 100 pikë, rekomandohen për ngritje në detyrë. Ata që do të marrin nga 51 deri në 89 pikë konsiderohen si të përshtatshëm për vendin e punës, ndërsa ata që marrin më pak se 50 pikë do të detyrohen t’i nënshtrohen një trajnimi tremujor intensiv dhe, nëse edhe pas këtij trajnimi do të vlerësohen negativisht, atëherë do të largohen nga puna.

Qeveria thotë se, përmes këtij procesi, synon të ndërtojë sistemin e meritokracisë në administratën publike, por edhe një sistem që mundëson pajisjen e punonjësve shtetërorë me njohuritë më të reja të fushës respektive ku ata punojnë./ TCH

10 komente në “E gjithë administrata në provim, vlerësim njohurish e përshtatshmërie me pozicionin”

  1. trendi says:

    PIRAMIDA GJIGANDE QE ASNJE NUK FLET I SOJ SI FIRMAT PIRAMIDALE DHE N MES PIRAMDES BANGA SHTETIT PRA ARKA ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga 3 mije km e perfunduar shkelqyer 2 thas cimento te rruga u poshkatua per fondet publike po kta tanet ?
    merruni me te korruptuarit kte kancer pa fund qe ka kap shqperine kto 23 vjet .
    qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje e korrupsion e mban piramiden mes tiranes akoma vjedhin arken e shtetit t gjith .
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrat ose kan fare pak por sa e kemi ne administraden po cudisim gjith boten ? se vendi me i vogel jemi 2 milion kujt i duhen gjith kta nepunes drejtor ministra etjetj .
    .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni drejtori etj.qe si kan as vende me mbi 250 milion banore si rusia etj .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,polici bashkiake polici ndertimore inuk kot paralele e njejta gje e plot drejtori t tjera deputet pa fund ,gjykatsa prokurore qe punojne dhe privat e shtet avokati shtetit kot meret vetme me jevgjit sa per te shty kohen zyra diskretitimit hapur per miqte e x apo y kur ate pune e ben ministria pune e dhjetra zyra kot
    avokat qe bejne dy pune kur ligji e thot qarte po pate nje pune tjeter s punon ne shtet,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte miqte etj e ber ndere .keta kan ber ministri paralele e drejtori e zyra pa fund paralele duke shperdoruar miliarda leke te qytetarve kot kjo eshte PIRAMINDA GJIGANDE e ngritur mes tiranes t tjerat jane kot per ti heq vemendjen njerzve nga kjo skem gjigande abuzive me arken t gjith vjerdhin arken me kte lloj skeme ne tirane.
    administrada e tejngopur E 20 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,deputet 150 kur dhe 3 deputet jane shume per 2 milion banore mbylleni fare ate parlament qe ha miliarda . e shikoni ku ikin leket e arkes se shqiptarve
    vende me 2 milion banore se kuptoj pse nuk i kopjoni sju intereson?kopjoni i shtet tjeter me kaq banore 2 milion ata 2 milon ne kush harxhon me shume shpenzime e institucione beni krahasimin o popull .ja ku shkojne miliardat tuaja dhe kush i ha kjo supermakine gjigande e ngritur mes tiranes
    . parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror po ashtu t gjith pushim e marrin rrogen kot univesrsitete , karburant , blerje pa fund per zyra riparime fasada kompjutra pa fund festa ku defrejne kta politikan pa fund udhetime dieta cdo muaj shpenzime gjigande etj etj etj lista eshte e pafundme dhe cdo tre muaj rinovohen hidhen poshte e blihen t tjera. me leket e popullit.
    t mbyllet urgjent . dhe kulmi ky qe do bente shtet RAMA hap dhe ministri te tjera e zyra t tjera duke rrit korrupsionin e ber ndere me arken e shtetit prap. se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .
    kaq shume leke kemi ne? po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku kta parazit administrate qe kan zen qoshe e nuk shkojne fare ne pune dhe ato miliarda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..qe tallin bythen vetem pushim.duhet shembur kjo piramd mashtruse e gjigande mes tiranes dhe kjo skeme koruptive qe abuzon me fjalen shtet
    kjo super makineri qe vjedh lekun e arken e shtetit nen emrin SHTET.

  2. ILIRET says:

    Ky eshte vendim i para nje viti. Dmth, lesh me qime.

    1. tt says:

      Sec kam parandjenje qe punonjesit e LSI do marrin piket maksimale ne fund te testimit.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Testimi behet per punonjesit qe jane larguar,me arsye,nga vendi i punes,si leja lindje,raporte te ndryshme mjeksore,te cilet kerkojne te rifillojne pune.
    Cdo “testim”per punonjesit ne detyre,kur nuk ka ndryshime teknollogjike ne aparatura,eshte “reforme alla shqiptare”!

  4. stela says:

    S’ka nevoje per testim, se kane gjithe ate diplome ato , tezat e partive.

    Rendesi ka te kesh ndonje teze partie, pastaj me servilizem, spiunllik dhe kurverim fshataresk e mban vendin e punes dhe Shqiperia vazhdon e iken per lesh.

  5. Guvadari says:

    Pirdh te shfryesh,po ministrat idiota kush do i testoje?Po listat per deputet kush do i testoje?

  6. Une says:

    Per te bere dekriminalizimin e plote duhet te jete ligj cdo drejtues institucioni te NXJERRE CV NE FAQEN E INSTITUCIONIT. Cdo abuzim vjen nga drejtues ne vende te pamerituara. Deputetet sapo marrin mandatin nuk lene me motra, kunata,gra etj… pa i bere drejtoresha dhe kjo eshte katastrofa me e madhe. Duhet te jete ligj te gjithe CV ne internet. Do jete nje hap i madhe per te zhvilluar meritokracine per te cilen Shqiperia ka nevoje me shume se kurre. Si dhe nje hap per tu informuar personelin .Boll me me keto qe dine vetem te servilosen dhe ngjiten partive me zor per te bere drjetuesen kur nuk kane as minimumin e aftesise per ta bere. Ne arsim duhet te filloje nje ore e me pare qe nga drejtueset e cerdhes dhe deri te drejtoresha me e larte. Nuk mund te jene te gjithe poste politike. Ministri eshte post politik, te jeret kush e meriton.

  7. ina says:

    Dy vjet e gjysme kaluan dhe akoma ne institucionin ku jam une vazhdojne te marrin rroge te pa merituar, te emeruarit e ish drejtorit te pergjithshem dhe ish ministrit te financave, ne menyre te paligjshme, ku nuk plotesojne asnje kriter meritokracie dhe profesionalizmi.
    Mjafton te hapesh dosjet e tyre te shikosh si jane suportuar dhe sa fiktiv kane qene konkurimi qe kane bere dhe e kupton menjehere se duhet automatikisht t’i lene vendet e punes per t’u hapur krahun profesionisteve . Agronomen e gjen ne drejtorine e burimeve njerezore te katapultuar pergjegjese zyre. Ne zyren e kontrollit gjen specialiste me shkolle policie, asnje lidhje me ekonomistin vetem se eshte e aferta e keshilltarit te drejtorit. Sa shume raste te tilla mund t’i listoj por mjafton per te thene se testimi qe pretendohet vetem sa iu zgjat qendrimin te pa afteve ne administrate duke penguar prurjet e reja qe mundet te kene arsimimin, kualifikimin, bashkepunimin per te punuar me fryme perendimore ne zyrat e shtetit tone duke i bere nder vendit per t’i zevendesuar nepotiket, servilet dhe arrogantet qe dihet se si u katapultuan per tete vitet qe shkuan . Nese testimi do te jete objektiv dhe transparent e sigurt qe ky kontigjent nuk i arrin 40 piket se provimet e tyre kane qene me pergjigjet perpara. E them me siguri pasi kam asistuar vete dhe kam pare sesi ndryshoheshin rezultatet. Fituesit i nxirrnin humbes dhe humbesit dilnin fitues pasi ata ishin te komanduar dhe emerimi ishte i padiskutueshem. Verifikoni nga 2009-gusht 2013 dhe do vertetohen sa fiktiv kane qene testimet.

  8. Qazimi says:

    Ok,duhet te behet se ka shume ne administrate qe kane hyre ne emer te partise e jane shume te paafte,por me e remdesishme eshte lufta kunder korrupsionit,.kjo esuk ka kush ta beje,se shume ne administraten shteterore jane te korruptuare.sepse i korruptuari nuk e peprjashton te korruptuarin?eshbte pune e veshtire…te pastrohet administrata nga keta mostra qe kane qelb ur administraten e kane zemeruare shume popullin,njerezit e punes e te ndershem.

  9. Don says:

    Pika kyce e kesaj VKM-je eshte KREU 5 – qe liberalizon testimin e administrates publike nga privatet permes prokurimit publik. Nga 2016, nje universitet privat si ai UET mund te fitoje nje procedure prokurimi publik per te testuar administraten publike. Pra, me nje universitet privat ka tani nje rubinet per te fituar fonde publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje