Moratoriumi i gjuetisë mund të shtyhet edhe për dy vjet

27 Dhjetor 2015, 17:22Sociale TEMA

Moratoriumi i gjuetisë i cili skadon në mars të 2016-ës, pritet të shtyhet  për një kohë edhe më të gjatë. Mundësia e shtyrjes të këtij afati përtej 2 viteve sipas ministrit të Mjedisit Lefetr Koka po dskutohet edhe në kabinetin qeveritar, duke mos përjashtuar kështu mundësinë se pas marsit 2016-të, të apasionuarit pas gjuetisë do ta kenë të ndaluar ushtrimin e këtij sporti.

Lefter Koka: “Jemi në dsikutime me kryeministrin shqiptar por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë. Ajo që është diskutuar në kabinetin qeveritar, idea është e një shtimi të kësaj kohe perj dy vjetësh, e cila përfundon në mars”.

Sa i përket moratoriumit të pyjeve, ministri i Mjedisit sugjeron heqjen e TVSH-së për importin e lëndës drusore, për të stilumuar importin e kësaj lënde një mënyrë që do të ulë sipas tij nevojën e industrisë për lëndë drusore vendase.

Lefter Koka: “Ne kemi kërkuar pranë qeverisë dhe unë besoj që do të jetë e mundur, heqjen e TVSH-së për lëndën drusore që përdoret për djegie. Heqja e TVSH-së do të bëjë të mundur të rritet importi dhe të mos i mungojë asgjë industrisë vendase”.

Në një bilanc të mjedisit në 1 vit ministri ngriti shqetësimin se Shqipëria është një ndër vendet në rajon me shkallën më të lartë të dëmtimit të sipërfaqeve pyjore në rajon gjatë 20 viteve të fundit. Si shkaktarët kryesorë, ministri Koka, ka renditur subjektet e ndryshme private që kanë marrë lejen e prerjeve të pyjeve si dhe tek konsumatorët individual./ Ora

10 komente në “Moratoriumi i gjuetisë mund të shtyhet edhe për dy vjet”

  1. Tomorri says:

    Mire ja u bejne .

  2. mond says:

    po jo 2 por 12 vjet duhet zgjatur se nuk mbeti sa dhe 1 kafshe e gjalle jane te gjitha drejt zhdukjes, dhe nuk ka ketu ghueti te rrepte eshte e pa mundur kur dhe tani qe ka moratorium vazhdojne te gjuajne akoma.

  3. Guri i Kamjes says:

    Mw e rendesishme eshte ruajtja e shtimi i pyjeve. Po s’pati pyje nuk ka as gjah. Kontrolli i gjuetareve duhet te jete i perhershem. Shfarosja e gjahut nuk behet me anen e çifteve, por me anen e dritave te makinave naten.Rolin me te ulet ne kete drejtim e luajne nepunes te ndryshem ose te lidhur me shtetin. Shtoji ketu dhe perdorimin e mjeteve te tradites si laku etj prandaj eshte kjo gjendje. Perseris, eshte urgjente ruajtja e shtimi i pyjeve.Megjithese nuk jam ndonje gjuetar i sprovuar e mbeshtes Qeverine per keto masa. Do te me pelqente te vendosej nje rregull i rrepte per ndalimin e gjuetise se shqiponjes, simbolit tone kombetar duke e shoqeruar me sanksione te forta. Ne shume lokale gjen shqiponja te ballsamosura, fakt ky qe flet qarte per rrallimin deri dhe rrezikun per shfarosjen perfundimtare te ketij shpendi te rralle.

  4. Guri i Kamjes says:

    Me e rendesishme eshte ruajtja e shtimi i pyjeve. Po s’pati pyje nuk ka as gjah. Kontrolli i gjuetareve duhet te jete i perhershem. Shfarosja e gjahut nuk behet me anen e çifteve, por me anen e dritave te makinave naten.Rolin me te ulet ne kete drejtim e luajne nepunes te ndryshem ose te lidhur me shtetin. Shtoji ketu dhe perdorimin e mjeteve te tradites si laku etj prandaj eshte kjo gjendje. Perseris, eshte urgjente ruajtja e shtimi i pyjeve.Megjithese nuk jam ndonje gjuetar i sprovuar e mbeshtes Qeverine per keto masa. Do te me pelqente te vendosej nje rregull i rrepte per ndalimin e gjuetise se shqiponjes, simbolit tone kombetar duke e shoqeruar me sanksione te forta. Ne shume lokale gjen shqiponja te ballsamosura, fakt ky qe flet qarte per rrallimin deri dhe rrezikun per shfarosjen perfundimtare te ketij shpendi te rralle.

  5. Guri i Kamjes says:

    E perserita komentin mbasi nuk e shoh ate te botuar. Lutem shikojeni!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duhet nje Moratorium,zogjte ne Shqiperi,shqiptaret nga syte kembet,neper bote !

  7. Gjergji says:

    Si cdo gje tjeter ne Shqiperi edhe kjo nje genjeshter e madhe!

    Ministria e mjedisit shet per shuma te medha lekesh leje per gjuetine e dhelpres se kuqe e cila nuk eshte perfshire ne moratoruim. Me kete leje ne xhep gjuetaret vazhdojne te shfarosin shpend e kafshe te egra.

    Keto jane teknikat e qeverise per te rritur pagesat e korrupsionit.

    Gezuar Vitin e Ri Shqiperi!!!

  8. Toni says:

    Te ndalohet gjuetia nga te huajt sidomos grekeve dhe italianeve qe nuk lane gje me kembe

  9. jo 2 po 10 vjet duhet says:

    Me maskren qe eshte bere me floren dhe faunen ne Shqiperi duhen 10 vjet moratorium. Persa i perket pyjeve patjeter 10 vjet. Disa perverse qe zbaviten duke vrare lloj lloj speciesh te rralla e disa qelbesira qe djegin e shkaterrojne pyjet per fitim te pandershem. Te ardhurat vjetore nga masakrat e pyjeve ne buxhet jane vetem 25 milione dollare. Pra duket qe buxheti nuk i perfiton te ardhurat atehere i marrin nje grusht njerezish. Moratorium te pakten 10 vjet.

  10. Asim Semani says:

    Zoti minister moratoriumi duhet te vazhdoje per nje kohe pa afat. Shqiperia nuk e ke luksin per gjueti dhe ka nje administrate te korruptuar qe nuk e kryen detyren, qysh nga jue deri tek nenpunesit e thjeshte. Disa drejtore te pyjeve ne rrethe jane analfabete dhe nuk kane marredhenie me komunitetet per te mbrojtur floren e faunen, por ata jane te prirur per te shkelur ligjin se nuk e njohin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje