Vrau fqinjin për një plep, kapet autori në Kavajë

4 Janar 2016, 15:10Kronika TEMA

Një i ri është vrarë paraditen e sotme në Luz të Madh të Kavajës, ndërsa policia ka arrestuar bashkëfshatarin e tij si autorin e dyshuar të vrasjes. Ismet Xhani, 30 vjeç, ka qenë duke prerë degët e një pemë plepi për dru zjarri, në rrugicën e fshatit ku ndodhet shtëpia e tij, kur është qëlluar me armë zjarri nga 56-vjeçari, Xhevdet Saraçi.

Nga të shtënat në distancë të afërt, i riu, baba i një fëmije 3-muajsh, ka marrë plagë të rënda dhe megjithëse është dërguar fillimisht në spitalin e Kavajës, e më pas atë të Durrësit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të së hënës dhe pak çaste më vonë policia lokale vuri në pranga autorin e dyshuar. Mes tij dhe viktimës kishte nisur një konflikt për prerjen e pemës mbi të cilën të dy kishin pretendime. Ulja e temperaturave këtë fillimviti e ka shtyrë viktimën të presë pemën që ishte rritur buzë kanalit në toka fqinje e për të cilën kishte pretendime dhe Saraçi, raporton Tch.

Më pas, degët i ka afruar në rrugicën pranë shtëpisë ku dhe ka ndodhur krimi. Policia ka bërë ndalimin e Saraçit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Grupi hetimor vijon procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa në fshat thonë se i dyshuari ishte person me probleme të shëndetit mendor dhe dihej që mbante armë.

3 komente në “Vrau fqinjin për një plep, kapet autori në Kavajë”

  1. Iliria says:

    Duhet vene denimi me vdekje..

  2. lakja says:

    Kur te degjojme vrau fqinjin per nje grusht fara luledielli

  3. zhaneta Spaho says:

    Ngrihu Enver nga varri!!!!! Nuk mund te them gje tjeter per keta kafshe qe jeten nuk e kane per gje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje