A po e humbet IS Sirinë dhe Irakun?

5 Janar 2016, 14:55Bota TEMA

IS duket se ka humbur një pjesë të konsiderueshme të territorit në Siri dhe Irak.

Sipas një zëdhënsi të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Shteti Islamik ka humbur një pjesë të madhe të territorit.

ISIS ka arritur të humb 40% të territorit në Irak, ndërsa 20% në Siri, ndërkohë që në vitin 2014 ISIS kishte nën kontroll një të tretën e Irakut, duke e përfshirë edhe Mosulin, qytetin më të madh në veri, raporton agjensia e lajmeve Reuters.

Ofensivat e forcave të armatosura irakiane dhe kurde, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe micilia Shiite në Iran, kanë mposhtur militantët e Shtetit Islamik në Tikriti, në veri të Bagdadit, dhe Ramadi, në perëndim.

Ndërkaq, në Siri, ISIS vazhdon të luftojë kundër ushtrisë së presidentit sirian Bashar al-Assad dhe grupeve tjera rebele.

Megjithatë, Shteti Islamik po vazhdon të përballet me sulme ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Rusia, e cila përveq sulmeve ajrore ka dërguar edhe avionë luftarakë për të mëbshtetur qeverinë siriane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje