Vdekja misterioze e kryespiunit rus: Njeriut të besuar të Putin që shërbeu dhe në Shqipëri

5 Janar 2016, 13:13Bota TEMA

Kremlini zyrtar ka njoftuar mbrëmjen e djeshme ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të shefit të Inteligjencës ruse Igor Sergun.

Gjeneral-koloneli rus u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Kremlini nuk dha asnjë arsye për vdekjen e tij.

Ai ishte një ndër njerëzit më të besuar të Vladimir Putin.

Sergun luajti një rol kyç në aneksimin e Krimesë dhe sulmeve ruse në Siri.

11 muaj më parë ai u ngrit në gradën e Gjeneral-kolonelit nga Putin për shkak të meritave në aneksimin e Krimesë.

Vdekja e tij ishte humbja e dytë e figurave të rëndësishme pranë Putin.

Gjenerali Aleksandër Shushukin vdiq në moshën 51-vjeçare para disa javësh pas një problemi me qarkullimin e gjakut.

Sergun është akuzuar nga perëndimi për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines MH17 i cili u rrëzua në Ukrainë duke lënë 298 të vdekur.

Detajet e karrierës së Sergun janë sekrete por thuhet se ka shërbyer edhe në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi.

Sergun u vu në krye të Inteligjencës ruse në vitin 2011.

Ai akuzoi para pak muajsh perëndimin se po ndihmon në forcimin e Shtetit Islamik./ Përgatiti Amarildo Lumani

Mirror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje