FOTOT/ 424 mijë euro për statujën gjigande të Mao Ce Dunit, por...

5 Janar 2016, 15:14Bota TEMA
FOTOT/ 424 mijë euro për statujën gjigande të Mao Ce Dunit,

Mao Ce Dun është nderuar nga kinezët me një statujë gjigande në prag të 40-vjetorit të vdekjes.

Lideri historik i Kinës i cili sundoi për 31 vjet shtetin komunist ka tashmë një statujë gjigande.

Në Tongxu afër qytetit Kaifeng, të provincës Henan i është ndërtuar statuja e lartë e ish-liderit kinez, e cila ka kushtuar mbi 424 mijë euro.

Statuja është ndërtuar nga çeliku dhe betoni, ndërsa është dekoruar me ar.

Statuja për nderë të ish-liderit komunist kishte filluar në vitin e kaluar në mars, ndërsa ka përfunduar nga mesi i dhjetorit,

Fotografitë e saj janë bërë vetëm tani publike nga faqja zyrtare e provincës së Henanit, raporton Guardian.

Por sipas shumë ekspertëve ajo nuk ka ngjashmëri me liderin historik.

Veç kësaj fytyra e saj ka një pamje të çuditur.

3 komente në “FOTOT/ 424 mijë euro për statujën gjigande të Mao Ce Dunit, por…”

  1. hahaha says:

    s’ka problem, i ngjan mao ce dunit egjyptian…

    FARAON HESAPI.

  2. Mileti says:

    848 mije € nje per Ramen tani, e pastaj konçesioni

  3. emigranti says:

    hahahahaa ky nuk eshte Mao qe kemi njohur ne ne kohen e xhaxhit, po mire ja kan ber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje