74 vitet e Robert Ndrenikës, suksesi e censura ndaj artistit

10 Janar 2016, 20:02Kulturë TEMA
74 vitet e Robert Ndrenikës, suksesi e censura ndaj artistit

“Nuk kam ndonjë dëshirë të lavdëroj kohën e shkuar, por mirë a keq, dikur bëheshin dhjetë filma në vit. E kjo ndodhte në atë kohë kur jeta, siç e dimë, ishte e varfër. I tillë qe ai sistem. Kurse sot mungojnë fondet. Janë dy-tre filma në proces, por nuk kanë mundësi financiare të vijojnë punën. Nga pamundësia që kanë kineastët, ashtu si në atë kohë s’mund të bëhej më një film si “Skënderbeu” (për të cilin ndihmuan sovjetikët), ashtu edhe sot është e saktë të thuhet se s’mund të bëhet më një film si “Nëntori i Dytë”. Kjo është për të ardhur keq”- Robert Ndrenika 2012(Java).

Kur më e 1974, Robert Ndrenika mishëroi figurën e Qazim Mulletit në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës, ishte 32 vjecc. Më herët ai kishte intrpretuar tek “Oshëtimë në bregdet”, “Horizonte të hapura”, ndërsa më pas role të tjera edhe më të bukura do të vinin për të: Vangjeli tek “Përrallë nga e kaluar”, Fotaqi prefekti tek “Koncert në vitin 1936” më 1978), tek filmi “Një shoqe nga fshati”, tek “Shi në plazh”,” Nëntori i dytë”, e të tjerë. Jeta e tij përtej imazhit të një aktori tepër të dashur, ka pasur tatëpjetat e veta. Ai lindi më 10 janar të vitit 1942 dhe filloi punën si aktor në fillim në teatrin “Skampa”.

Për Qazim Mulletin

Roli i Qazim Mulletit tek “Prefekti” ka qe më delikati për të. Ai e ka rëfyer kështu: “Duhet të them se përveç emrit, ai rol ka pak të përbashkëta me personazhin historik. Nuk dua ta përligj Qazim Mulletin e vërtetë, por pak a shumë edhe prefekti, në konceptin tim, ka qenë një pushtetar, i cili ka brenda vetes një karakter popullor që rron edhe sot e kësaj dite. Kujtoj shprehje të tij, si për shembull “pas kaq muajsh, jeni bërë të gjithë komunista”, më pas thuhej “po ndenje kaq muaj në burg me hajdutët, je bërë edhe ti hajdut” etj. Injorancë ka pasur edhe më vonë, në kohën e komunizmit. Madje ka qenë ajo injorancë e disa zyrtarëve, që më frymëzoi edhe për rolin, pasi unë Qazim Mulletin nuk e njihja fare”. Në vitin 2012, Ndrenika i kërkoi falje familjes së Mulletit.

Censura

Arratisja e të vëllait nga vendi i shkaktoi jo pak probleme Ndrenikës. Në atë kohë, ai u hoq nga filmi “Fije që priten”, pas përfundmit të xhirimeve. Ja si e ka kujtuar këtë, regjisori Muharrem Fejzo: -Duhet ta zëvendësosh, shoku regjisor! Me siguri ju nuk mund ta dinit që ai ka një vëlla të arratisur! Ndryshe nuk mund t’i besonit atij rolin kryesor dhe, për më tepër, atë të punonjësit të Armës së Sigurimit. Apo jo? Ëëëë?”.

– Mendoni pak, heqja e aktorit nga filmi është një goditje e rëndë psikologjike dhe shoqërore. Ajo mund të bëhet vetëm në rast se aktori nuk jep rezultat në realizimin e rolit të tij….
Mbas gjysmë ore, erdhi drejtori dhe më tha: -Duhet të mendosh për zëvendësimin e Robertit. Nuk më la të them asnjë fjalë më tepër.

Ka qenë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës. Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj. Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për “Aktorin më të Mirë” në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë të Arteve.
/Pasqyre.al/

11 komente në “74 vitet e Robert Ndrenikës, suksesi e censura ndaj artistit”

  1. J.M says:

    I Madhi Robert Ndrenika ,
    qe hynte Brenda rolit te tij me gjithe shpirtin e tij ,
    dhe e bente shikusin shqiptare te prekej ne shpirt ,
    qofte ne role serioze ,qofte ne komedi .
    Me origjinali ne role , nji shpirt Artisti i vertete .
    Ndihem me fate, te kem jetuar ate epoke Arti e Kinematografie
    Shqiptare ,e cila jo vetem na dha ate kenaqsin e nevojeshme
    si te apasionuar e shikus te Filmit ,por…pse jo , na edukoj ,na mesoj ,na dha nji sens te qarte kulture njerezore ,
    se si duket ne kte Bote Arti i Vertete e kjo me ben krenare .
    Flm z.Robert Ndrenika qe ashtu te bukur e fisnik ke edhe vet emrin ,
    ashtu shkelqeve edhe ne Filmin Shqiptare.
    Te uroj jete te gjate i Madherishmi Robert Ndrenika
    qofsh i nderuar e i rrespektuar gjithmon ne kte jete.

  2. Loni says:

    Robert Ndrenika ,aktori i madh shqiptar,Robert Deniro i Shqiperise,hollevudiani i Shqiperise

  3. ylli polar says:

    sikur te kishim me shume ROBRT NDRENIKA dhe me pak nano,berishe meta e rama ky popull ndoshta do te kishte nje fat me te mire .

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Nje perle e filmit shqiptar.. Nje aktor I paharruar ne memorien time.. S’behen me si ky dhe 5-6 te tjere… Aktor te tille Hollivudi I shef me dylbi…

  5. Ericson says:

    Nje mjeshter i madh i skenes dhe ekranit,ja kus
    h eshte Robert Ndrenika!

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Respekte te madhit Robert Ndrenika!

  7. Ericson says:

    E morem vesh qe “u kap komenti i perseritur” ,nje shprehje bajate e idiote njekohesisht kur botoni tre here me radhe “komentet e perseritura” te cdo lloj gomari analfabet e po ju them mos bllokoni kot se koti komentet e lexuesve se do te jete me keq per ju e per skoten tuaj
    “moderatore” hajvane tepke si ata “qe ju fshehin draperinjte argateve” ,e ngjashme me thenien e famshme “Nga inati i sime vjehrre do vete te fle me mullixhiun”!

    Mos kini merak, une jam qytetar shqiptaro-amerikan prej dekadash ne New York,e ne kete bote bote kompjuterike te mediave online, edhe mund t’a gjej se kush moderator fshihet pas ketij mutesilleku!

    Perpos kesaj me vjen per te qeshur,por edhe mire me keto fashat e verdha ne emer dhe e-mail sikur te isha ndonje viktime cifute te kohes se Hitlerit!

    O my God,…sic i themi ne ketu ne Shtetet e Bashkuara,nuk kam si ju shaj dot… ,pasi keni qene e jini te share vendce mbare e prape (une jam nje amator ne kete pune) me nje fjalor te merituar!

    Tung!

  8. Sali Bollati says:

    URIME TE PERZEMERTA DHE SHENDET E JETEGJATESI I DERGOJME NGA ZEMRA YLLIT TE PA ARRITSHEM TE KINEMATOGRAFISE SHQIPTARE!!
    Z.ROBERT NDRENIKA NEPERMJET KULTURES DHE NDJENJAVE NJEREZORE TE VECANTA NA KA KENAQUR SHUME ME ROLET E SPIKATURA SI NE TEATER ASHTU DHE VECANERISHT NE KINEMATOGRAFI. DO MBETET I PAHARRUAR!!

  9. niku says:

    Aktore te tille lindin teper rrale.Respekt per kete DIV te skenes shqiptare.Faleminderit per kenaqesine qe na ke dhene me interpretimin tuaj te mrekullueshem ne vite…Jete te gjate i nderuar Robert!

    1. refugjati says:

      Pa asnje dyshim qe Robert ndrenika eshte nje nga aktoret me te medhejn shqiptare. Por nuk e di se ku e fut veten Ndrenika te të persekutuarit apo te të pergedhelurit? Robert ndrenika eshte nje aktor i madh.

  10. . says:

    Aktoret hollivudian jane te medhej.
    Por talentet shqiptare jane ajka e artit boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje