Këngëtari i njohur, Bashkim Alibali, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se për herë të parë ka marrë pjesë në Festivalin e 10-të në RTSH.
“Por që në fillim e nisa me peripeci. Gjatë provave, më hoqën këngën që më ishte caktuar, “Stacioni i dashur”, për interpretim ekstravagant. Përgatita rrobat për t’u kthyer në Shkodër. Me shumë dhimbje. Pak para nisjes, erdhi dhe më gjeti i madhi Alfons Balliçi, i cili pas shumë ndërhyrjesh, arriti të më kthente në skenë, por me një tjetër këngë, “Qyteti i punëtorëve”.”
I pyetur nëse u vesh sërish ekstravagant, Alibali thotë: “Jo, jo, u vesha brenda kornizave dhe nuk lëviza në skenë. Standard komplet”.
Në Festivalin e 11-të, Alibali këndoi një këngë të kompozitorit Enver Shëngjergji, të titulluar “Mbrëmja e fundit”.
Kënga fliste për studentët, që organizonin një mbrëmje lamtumire pas përfundimit të shkollës.
“Kënga pati shumë, shumë sukses, pavarësisht se nuk mori asnjë çmim. Por ndodhi diçka me këngën, që nuk kishte ndodhur më parë. Ajo u këndua dy herë rresht në festival. Publiku duartrokiste kaq shumë, sa nuk lejonin të vijonte kënga e radhës në konkurrim. Kështu që më thirrën të këndoja sërish”.
Por kjo performancë e tij la pasoja, pasi atij iu hoq e drejta për të kënduar në festival për pesë vite rresht.
“Fill pas Festivalit të 11-të, u zhvillua Festivali i Ushtarit në Shkodër. Aty janë bërë 4 orë mbledhje për ‘manierat e huaja’ që kisha demonstruar në festival dhe më hoqën të drejtën për të kënduar muzikën e lehtë”.
Por edhe pse u rikthye në festival, Alibali tregon për një incident në festivalin e 23-të.
“Në Festivalin e 23-të, unë isha këngëtar i parë i këngës ‘Çel si gonxhe dashuria’, ndërsa Nertila Koka dhe Gëzim Çela ishin dublantë. Kur kënga u shpall si fituese e çmimit të parë, organizatorët thirrën për ta prezantuar këngën Nertilën dhe Gëzimin, kurse mua nuk më llogaritën, sepse nuk kisha miqtë që kishin ata dhe sepse unë vija nga Festivali i 11-të i rehabilituar”.
Alibali thotë se nuk bëri asgjë, por doli në dhomat e zhveshjes dhe po dëgjonte këngën.
I pyetur nëse e ka diskutuar këtë çështje me Nertila Kokën dhe Gëzim Çelën, ai thotë: “Jo, sepse prisja që ata të më thoshin diçka. Asnjëherë, as Nertila dhe as Gëzimi nuk më kërkuan ndjesë dhe të paktën moralisht të justifikonin zhvendosjen e çmimit. E kam pritur në fakt një ndjesë të tillë gjithnjë, por nuk ndodhi”.
“Tani kam vendosur që këtë këngë ta incizoj dhe t’i bëj një orkestracion të ri”.
Cfare paska bere kjo Nertila, ore te keqen Xha Temja ty! Kjo eshte gjeme e shkuar gjemes. Si eshte e mundur qe globi vazhdon te rrotullohet pas kesaj hataje qe i ka ndodhur ketij kengetari gjenial qe ka nxjerre historia e njerezimit!!!!!!!!!!!!!!!!
Pirdho AliBal pirdho! Nertila e ka kenduar me tere shpirt dhe ndjesi te thella artistike dhe i takonte
. Dhe ti kujtohesh pas disa dekadash se me siguri paske pas frike dhe nga demakraleshi i Sales. Na dolet tani si heronj te rreshkur.
I ke pas xhepat e shpuar dhe te ka rene kenga rruges se ne xhep s’ta futi doren njeri per ta vjedhur
Nga Spaci kane dale tre te krisur te cilet kane delirin e madheshtise M.Velo,F.Lubonja dhe ky gomari i fundit qe ja harruar se Shqiptaret kane qene te gjithe te denuar me heqje lirije por per ata qe beheshin trima perfundonin atje ku pula ha gure!
Ky qenka hall.Po per zotin po kur prezantusi i fest 23 thirriNrtilen meGezim Çelen per te interpretu kengen fituese.Atehere ça do ky xhaxhi tashti?Ku psdrejtesia ketu.Paske pjerdh oAlibal sa keeeeeq.Gjynaaaaaf
Prandaj te bene djtor te kinema Punetorit ne Shkoder, se ishe i persekutuar? Thuaj qe s’ke qene kurre kengetar, s’kishe vokal dhe s’kishe studiuar kurre seriozisht.
Doli edhe një i persekutuar tjetër. Dhe nuk thotë fare se si ka mundësi që ky i persekutuar u bë anëtar i PPSH dhe militoi me sukses në atë parti
Bashkim Alibali, Nertila Koka, Gezim Cela, jane te tre kengetare te mrekullueshem e te pazevendesueshem; ndonse B.A. eshte i nje kalibri tjeter ne ze nga G.C. dhe N.K.. Qe kenga “Cel si gonxhe dashuria” i ka kaluar dyshes tjeter (G.C.+N.K.), kjo duhet te kete pasur te beje me zerin dhe interpretimin dhe jo me arsye te tjera. Dhe pa diskutim, (duhet ta pranoje dhe B.A.), kjo kenge eshte qare nga dyshja rinore, G.C.+N.K.. E ka kenduar kete kenge ne nje interpretim te ri edhe Kozma Dushi, por interpretimi i dyshes rinore G.C+N.K. eshte sa origjinal aq dhe i paarritshem. Ndaj do i keshilloja Bashkim Alibalit te mos bente konkurrence me kete kenge ndaj interpretuesve te pare te saj, se do te zere vendin e dyte ose te trete, pas K.Dushit.
Se pari, kenga e festivalit te 10 kompozuar nga A. Balliçi titullin e sakte e ka “Qyteti punetor” (dhe jo “i punetoreve”). Nejse, titulli nuk i kujtohet mire Alibalit. Sa per festivalin e 11 (“Mbremja e fundit” kompozuar nga E. Shengjergji) mund te them se Alibali shpetoi pa u lagur e nuk e pesoi si Sh. Merdani, M. Luarasi, B. Kapexhiu, J. Aliaj etj. Sa per kthimin ne festivale, eshte kthyer qysh ne festivalin e 17 (1978) ku ka kenduar “Hapet vallja” (Nelaj – Shengjergji)e me radhe ne te gjitha festivalet e asaj kohe. Ne festivalin e 23 (1984) kur fitoi kenga “Cel si gonxhe dashuria”(Duka – Kotani), si gjithnje duhej ta kendonte njeri nga dubluesit. Dhe, as qe mund te krahasohet interpretimi i duetit Koka – Cela me ate te Alibalit. Qe nuk ka te beje me “miqesira” vertetohet fare lehte qe pas disa muajsh ne festivalin e pare “Kur vjen pranvera” fiton B. Alibali me kengen “Ne duart e nenes” (Jorganxhi – Leka)e cila shpallet fituese nje nate para (10.04.1985) se te shpallej vdekja e E. Hoxhes. Pra, askush s’e ka penguar Alibalin te fitoje. Ndokush mund te thote se kjo fitore ishte me vota te degjuesve, por edhe sot e kesaj dite dihet se si mund te manipulohen votat, sidomos kur nuk i sheh me sy.
bashkim alibali nuk diskutohet qe ka qene ze i vecante dhe i respektueshem atehere.
“kenga e studentit” atehere u be HIT ne godinat e qytetit studenti dhe vete kam qene ate kohe ne vitin e fundit..ishin vitet e nje jete relativisht te veshtire por kishim nje fare optimizmi se vuajtjet do mbaronin”por u genjyem rende
pas 1992 kaluam nga nje diktature funksinale ne nje monstrature shume dimensinale
shume idhujt tane te asaj kohe nga engjej u kthyen ne djaj ( kujtojme psh kadarene > 92 qe hengri kadarene<90..Ketij procesi te metamorfozes se frikeshme nuk i shpetoi dhe i respektuari bashkim alibali
duhet dikush ti ndaloje keto idiotizma qe bejne sikur shajne diktaturen..por po i rrisin vleren
te pretendoje bashkimi per kengen 'cel si gonxhe dashuria" eshte autogol i madh..ne ate kohe dueti Koka-Cela dukej sikur i kishte lindur perendia per ate kenge..
zoti Alibali,na ke zhgenjyer qe je bashkuar kopese kanibaleve qe kane 25 vjet qe nuk pushojne se ngreni kufomes e diktatures..
E BESONI KTE BUDALLALLEK ? PRONE E IMJA ISHTE KENGA QE MA VODHI NERTILA.
NERTILEN E RESPEKTOJ DHE NUK E UL VEHTEN DERI NE KTE SHKALLE QE JU E BESONI.
Bashkim Alibalit, si kengetar I madh, do ti thoja mos ia ul vlerat vetes me keto budallalelqe.
Nuk e kam diskutuar asnjehere kere gje sepse po ta kisha hall do ta beja shume vite perpara por keto jane fjale qe jane shtuar
duke marre shkak nga nje interviste ku une thoje se nuk me perfillen si kengetar primar dhe kurr nuk kam thene se ma vodhi
kengen Nertila t6e cilen e kam patur shoqe dhe e respektoj si kolege e mire.
Kenga nuk ishte prone e imja qe te ma vi8dhte ajo. Nga ma vodhi ? Keto jane vetem fjale dashakeqe te cilat jane larg karakterit tim , Jetojme ne nje kohe kur ka liri te shpifi gjithkush simbas deshires,
Bashkim Alibali