FT profil për sopranon Ermonela Jaho: Kur u bëra e famshme të gjithë duan të më kenë mik! Pengu për nënën

10 Janar 2016, 17:18Kulturë TEMA

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ndodhet për një koncert në Londër, në një nga të shumtat e saj në skenat e mëdha të Evropës dhe Amerikës. Asaj i ka kushtuar një artikull të gjatë “Financial Times”.

Zëri i saj kumbues dhe i pasionuar fluturon në dhomën e provave, teksa po përgatitet për operan “Zaza” të Leoncavallo. Jaho u lind në vitin 1974 në Shqipëri, në periudhën e diktaturës së Enver Hoxhës-shkruan gazeta, ndërsa u zhvendos në Tiranë ku ishte dy vjeçe.

“Është shumë e trishtë”, thotë më pas sopranoja.“Kur Zaza këndon për fëmijërinë e saj pa nënë e pa baba, më kujton veten dhe përvojën e nënës sime”. “Si fëmijë, e shihja dhimbjen e mospërmbushjes në sytë e nënës sime, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit të saj”. Jaho ka trashëguar, jo vetëm dashurinë e nënës së saj për muzikën, por edhe ndjenjën e melankolisë. Shqiptarët, thotë ajo, në përgjithësi janë të zhurmshëm dhe plot pasion. Por Jaho ishte një fëmijë i turpshëm. “E mbaja gjithçka përbrenda”, thotë ajo.

Më pas Jaho hyri në të famshmen Akademia Kombëtare e Santa Cecilias në Romë. Për të mbajtur veten gjatë studimeve, fillimisht punonte në një familje italiane e mandej, me paratë e fituara në një konkurs kënge, u vendos në një hostel që drejtohej nga disa murgesha.

“Herë-herë nuk kisha para për bukë, por kurrë nuk i tregova njeriu. Kuptova që për të realizuar ëndrrën për të kënduar në opera, duhej të bëja sakrifica. ‘Ermonela’, i thashë vetes, ‘duhet t’i kapërcesh këto vështirësi’”, kujton ajo.

Një tjetër pengesë qe fakti që ajo ishte shqiptare. “Ishe bërë për t’u ndier qytetare e dorës së tretë”, shprehet Jaho. Pasi u bë e famshme, thekson ajo, gjërat ishin ndryshe. “Të gjithë duan të të kenë mik”.

Më pas, ajo ka vazhduar jetën në Shtetet e Bashkuara, ku udhëtoi në vitin 2003, ku jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit. Në Shqipëri është traditë që prindërit të jetojnë me djalin, dhe unë i respektoj shumë”, thotë ajo.

Pengu më i madh për të është që e ëma nuk e dëgjoi dot kurrë të këndonte në skenë.

“Shkoja në Shqipëri, por vendi i saj është përherë bosh”, kujton ajo. Jaho mendon se e ëma mund ta kishte pasur tepër të dhimbshme ta shihte atë në skenë, për shkak të ambicieve të veta të papërmbushura, megjithëse nuk e pati kurrë mundësinë ta mësonte të vërtetën.

U mundova t’i shkruaja e ta pyesja pse, t’i thosha sa shumë e doja dhe se më mungonte, por ajo u shua para se të mund t’ia dërgoja atë letër”.

2 komente në “FT profil për sopranon Ermonela Jaho: Kur u bëra e famshme të gjithë duan të më kenë mik! Pengu për nënën”

  1. Super... says:

    Rrespekt per E.J jo vetem per ate qe ajo eshte sot , si nji Soprano e rrespektuar kudo ne Bote ,por edhe per kto shkrime ,
    ne dukje te thjeshta ,porse shume te rendesishme per ate opinion atje ,vecanarishte per brezin e ri ,si nji motivacion per jeten ,
    qe kane nji vler mjaft edukuse per brezin e ri ne ate vend ,
    te mesojn nga experiencat e jetes se Artisteve Shqiptare ,
    qe mjerishte ka abandonuar njerezoren ne ate shoqeri e gjithcka qe ka te bej me vleren qytetare .
    Shembujt pozitive ne jete jane shume te domosdoshem ne ate rini ,
    te dal nga cdo shine e jetes, fale politikave te degjenerimit te asaj shoqerie kto 25-vjet qeneri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje