Rexhep Meidanit i hanin duart për punë. Pasi Parlamenti e zgjodhi president, ai shkoi me makinë në zyrën e rij të re me Bashkim Finon dhe disa pjesëtarë të Gardës së Republikës. Ata e gjetën zyrën në gjendje të rrëmujshme, me njolla dhe djegie cigaresh në qilima prej atyre që kishin fjetur atje gjatë krizës.
Shumë dosje mungonin, duke përfshirë edhe procesverbalet e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes për 1997-n. Meidani ruajti qetësinë. Pesëdhjetetrevjeçari kishte natyrë të qetë, ishte i gjatë, i hollë e me syze dhe flokë që po i thinjeshin. Ai ishte i rregullt e i përpiktë, pinte cigare me lëvizje të kontrolluara duke tërhequr tymin ngadalë, po aq sa ç’kishte qenë i disiplinuar si profesor dhe dekan universiteti.
Ai ishte futur vonë në Partinë Socialiste, në 1996, dhe u bë një nga negociatorët kryesorë të partisë, në 1997. Një vit më vonë, ai ishte presidenti i dytë i Shqipërisë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Presidenti i ri takoi kreun e partisë, Fatos Nanon, që kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, për të diskutuar për qeverinë e re.
Pak minuta pasi kishin filluar bisedën, televizioni njoftoi zgjedhjen e Meidanit si president dhe afër vendit ku ishin ata shpërtheu zjarr armësh, duke befasuar dy burrat. Finoja i dha presidentit të ri dy anëtarë të personelit të tij, një makinë, një makinë fotokopjeje dhe një aparat faksi. Pastaj, Meidani dha dorëheqjen nga Partia Socialiste, edhe pse ligji e lejonte të rrinte.
“Duke pasur parasysh përvojën e ish-presidentit që ishte gjithçka – parti, qeveri, Parlament, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtor i RTSH-së, guvernator i Bankës Kombëtare, prokuror i përgjithshëm etj., – unë zgjodha një mënyrë të drejtpërdrejtë: dorëheqjen time nga anëtarësia në Partinë Socialiste”, shpjegoi ai.
Nga ana tjetër e bulevardit, Nanoja po shtrohej në zyrë. Ai e njihte ofiqin nga periudha e shkurtër si kryetar i qeverisë në 1991 – kthimi pas tre vjetësh e tetë muajsh në burg ishte një rivendosje e ëmbël e drejtësisë në vend.
Nano dukej ndryshe nga ç’kishte qenë para burgosjes së tij – më i shëndoshë dhe me mjekër. Këshilltarët e tij të afërt më treguan se Nanoja kishte vuajtur në burg dhe doli prej andej një njeri i ndryshuar, me më pak kontroll të vetvetes. Megjithatë, ai mbeti i mençur dhe dinak.
Prapa hekurave, ai kishte qëndruar aktiv në parti, duke pasur furnizim të pandërprerë me lajme, cigare dhe pije. Duke qenë i rehabilituar në parti, me ndjenjat anti-Berishë që kishin kapur majat, ai do ta drejtonte Shqipërinë gjatë 8 vjetëve në vazhdim. I lindur në Tiranë në 1952, Nanoja u rrit si bir i privilegjuar i një komunisti të respektuar që drejtoi radiotelevizionin shtetëror për shumë vjet.
Duke qenë i brezit të pasluftës, Nanoja kishte pikëpamje më të moderuara, madje kishte kënduar si djalë i ri në një grup roku, dhe u bë i spikatur në krahun reformist të Partisë së Punës. Në fund të viteve ’80, ai u bë ekonomist në Institutin e Studimeve Markiste-Leniniste.
nano3Në gusht 1990, ai dha një intervistë në Zërin e Amerikës, duke bërë thirrje për reforma ekonomike. I dëshpëruar për të treguar një fytyrë moderne, në dhjetor të atij viti, Ramiz Alia e emëroi Nanon sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave e mandej zëvendëskryeministër.
Tre muaj më vonë, kur turmat rrëzuan monumentin e Hoxhës në Sheshin Skënderbej, Nano u ngrit në pozitën e kryeministrit, dhe e mbajti atë post për dy muaj pas zgjedhjeve të para pluraliste. Pas kongresit të dhjetë dramatik të Partisë së Punës, kur ajo ndryshoi emrin e saj dhe u distancua nga Hoxha, Nano u bë kryetar i Partisë Socialiste Shqiptare.
Lidhjet që kishte Nanoja me partinë e bënin më të lirë. Ndryshe nga Berisha, Nanos nuk iu desh kurrë të mohonte të kaluarën e tij. Berishës i ishte dashur të justifikonte ndërrimin e lëkurës nga anëtar partie ambicioz dhe mjek i Byrosë politike, në udhëheqës të lëvizjes demokratike.
Antikomunizmit të tij të tërbuar mund t’i gjendet filli te ky kërcim mendor. Nanoja ishte i çliruar nga kjo farë gjimnastike. Ai ishte më i hapur dhe pa komplekse për të kaluarën e tij. Ishte më pak dogmatik dhe më i aftë për t’u përshtatur.
Megjithatë, krahas kësaj përshtatshmërie, lidhja me vlerat dhe normat ishte fare e dobët. Siç e tregoi koha, Nanoja do të braktiste edhe Shqipërinë për të shpëtuar lëkurën e tij. Ndryshe nga Berisha, që kishte flokë të dendura dhe të errëta, tipare të mprehta dhe që e mbante shpinën drejt, Nanoja rrinte i kërrusur. Derisa bëri kirurgji me lazer, syzet e tij rrinin mbi një fytyrë të mufatur poshtë flokëve në rënie; nofka e tij ishte “Qorri”.
Në vend që të buçiste, zëri i tij murmuriste. Berisha ishte kokëfortë, i disiplinuar, autoritar dhe i palodhur. Ai jetonte me familjen në apartamentin e tij në Tiranë dhe nuk shijonte kënaqësitë e jetës. Nanoja ishte finok dhe i paparashikueshëm.
Ai bënte ujdira dhe përçapje. I pëlqenin gratë dhe xhini. Berisha mund të korruptohej nga pushteti, dhe Nanoja nga paraja; apo siç e tha një mik, “njëri me tru, tjetri me zorrë”. Katundari mendjehollë përballë kopilit të qytetit. Njeriu patriarkal, i vendosur, dhe i kontrolluar kundrejt njeriut ku rafsha mos u vrafsha, të muhabetit dhe të shthurur.
Me Nanon si kryeministër, qeveria e re ishte para vetes dy detyra thelbësore: rivendosjen e rendit dhe rindërtimin e ekonomisë. Në një pjesë të madhe të vendit, shteti kishte kontroll të dobët ose nuk kishte kontroll fare. Sfida ishte që të forcohej shteti pa u kthyer te metodat jodemokratike. Siç e përshkroi në atë kohë shkrimtari Fatos Lubonja, detyra e qeverisë ishte “të vendoste autoritetin pa qenë autoritare”.
“Ne u munduam të krijonim shtetin sërish”, tha Perikli Teta, që kishte qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Stabilitetit të 1991-shit dhe u caktua si ministër i ri i Brendshëm. Vandalët kishin dëmtuar ose shkatërruar gjysmën e komisariateve të policisë dhe të gjitha burgjet, si dhe 130 poste kufitare, tha ai.
Fshatarë nga Kuçova i dërguan Ministrisë së Mbrojtjes një telegram, ku i thoshin: “Lutemi, ejani merrni tankun tuaj”. Në Shkodër, në anët e një tanku tjetër të grabitur, u lyen me bojë fjalët “Shitet”. “Në kushte të tilla nuk mund të flasim për siguri”, tha Teta. Nga ana ekonomike, tabloja gjithashtu ishte e zymtë.
Leku kishte rënë me 40 për qind kundrejt dollarit. Miliona dollarë të investuara në skemat piramidale ishin zhdukur. Banka Botërore dhe vende të veçanta dhanë 6 milionë dollarë që firmat e kontabilitetit të gjenin dhe të konfiskonin pasuritë që kishin mbetur nga skemat, por këto firma patën pak fat.
Sipas Deloitte&Touche, pesë skemat më të mëdha piramidale u kishin borxh depozituesve më shumë se 370 milionë dollarë, por kishin pasuri me vlerë 50 milionë dollarë.
Përfundimisht, policia arrestoi kreun e VEFA-s, Vehbi Alimuçajn dhe bosë të tjerë të piramidave. Në dhjetor 1999, Turqia ekstradoi Shemsie Kadrinë të skemës së Gjallicës. “Unë nuk i mora askujt paratë me forcë”, deklaroi ajo.
“Nuk e dija që gjërat do të shkonin në përmasa të tilla”. Parlamenti formoi një komision për hetimin e piramidave. Socialistët penguan procesin, thanë firmat kontabël, duke lënë të kuptohej se partia kishte luajtur edhe rolin e saj në rritjen e skemave. Piramidat ishin si vrasja që ndodhi në një fshat: të gjithë e njihnin vrasësin, por askush nuk guxonte të hapte gojë. Partia Demokratike, tani në opozitë, përfitoi nga kjo, duke e sulmuar qeverinë për mbrojtjen që u bënte hajdutëve.
“Ky komision nuk ishte për transparencë, por për bllokimin e transparencës”, akuzoi Ridvan Bode, që kishte qenë ministër i Financave i PD-së gjatë rritjes dhe shembjes së piramidave. Mjetet e informacionit të kontrolluara nga PD-ja i kujtonin Nanos pothuajse përditë premtimin e tij prej kavalieri gjatë fushatës së zgjedhjeve për kthimin njerëzve të parave të vjedhura.
Në gusht 1997, ish-kryetari i Parlamentit, Pjetër Arbonori, filloi një grevë urie duke kërkuar që radiotelevizioni shtetëror t’i jepte opozitës një mbulim të barabartë. “Askush nuk e mbështeste, por ne nuk donim që ai i shkreti të vdiste”, më tha në atë kohë një diplomat perëndimor që ndiqte Shqipërinë.
Nën presion ndërkombëtar, partitë ranë dakord për një formulë mbulimi dhe Arbnori i dha fund grevës pas 20 ditësh. Muajin tjetër, tensioni u bë i dhunshëm kur një deputet socialist dhe ish-mundës, Gafurr Mazreku, bëri fjalë me poterexhiun e PD-së, Azem Hajdarin, rreth kohës për të folur në Parlament dhe tatimit të vlerës së shtuar. Fjalët u kthyen në grushte, ndërsa deputetët ndanë dy burrat truplidhur.
Pas dy ditësh, Hajdari po pinte kafe në kafenenë e Parlamentit, kur Mazreku iu afrua tavolinës së tij dhe foli disa fjalë, thanë dëshmitarët. Pak momente më vonë, ndërsa Hajdari po futej në sallën e Parlamentit, Mazreku hapi zjarr me pistoletë pak metra nga dera, duke e qëlluar Hajdarin katër herë.
Një plumb i pestë përfundoi në mur. Hajdari mbeti gjallë, por Partia Demokratike e quajti sulmin një komplot komunist për të vrarë udhëheqësin e studentëve dhe themeluesin e PD-së. “Ky është një krim politik”, denoncoi me atë madhe Hajdari nga karroca e invalidit, me dorën e majtë në fasho, gjatë një konference shtypi në Spitalin Ushtarak.
Ai ua hodhi fajin “autorëve të kompozicionit vrasës, Nano, Gjinushi dhe Meidani”. Berisha udhëhoqi një demonstratë në Sheshin Skënderbej. “Poshtë kriminelët! Poshtë qeveria!”, bërtiste turma.
Shtypi shqiptar raportoi se të shtënat nuk u bënë për politikë, por për nder. U tha se anëtarë të familjes Mazreku i kishin bërë një vizitë Mazrekut në Tiranë pas sherrit me grushta, për t’i kërkuar të hakmerrej. Mazreku, thuhet, i kërkoi Hajdarit të pajtoheshin në kafene, por Hajdari e refuzoi. “Hajdari shkeli në nderin tonë, dhe pas qitjes me armë nderi u vu në vend”, i tha shtypit një anëtar i familjes Mazreku.
Qeveria Nano e dënoi sulmin dhe urdhëroi arrestimin e Mazrekut. Parlamenti i hoqi atij imunitetin dhe një gjykatë e dënoi me 11 vjet burg për tentativë vrasjeje, megjithëse u lirua herët për sjellje të mirë. Hajdari u shërua, por pas një viti, pësoi një sulm më të rëndë.
Nën presionin e jashtëm, socialistët u përpoqën t’i shmangnin skenat publike të hakmarrjes. Prapëseprapë, shumë anëtarë të PD-së në nivel lokal humbën vendet e tyre të punës.
Një zyrtar në Ambasadën Amerikane në atë kohë e quajti këtë “find and replace”. Në qershor, Komisioni Parlamentar që hetonte shembjen e 1997-s rekomandoi që Prokuroria të hetonte rolin e Sali Berishës. Ligjin e kishin thyer edhe pesë zyrtarë të tjerë, tha komisioni: Kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Adem Çopani, ministri i Brendshëm, Halit Shamata dhe sekretari i Shtetit për Mbrojtjen, Leonard Demi.
Policia arrestoi gjashtë burra mbi bazën e akuzave për krime kundër njerëzimit, por vetëm dy prej tyre ishin përmendur në raport: Shamata dhe Zhulali. Sipas prokurorit, ata të dy kishin miratuar përdorimin e fosgjenit, agjent kimik i përdorur në Luftën e Parë Botërore, kundër turmave në Vlorë.
Pavarësisht krimeve që mund të ishin kryer të pandehurit, akuza trashanike për krime kundër njerëzimit zor se ngjiti. Pas njëfarë kohe arrest shtëpie dhe në burg, shteti i pushoi akuzat në 2001, për mungesë provash, megjithëse ai nuk i informoi të pandehurit deri vitin tjetër. Berisha nuk u dorëzua kurrë.
Qeveria e re mohoi publikisht, por zyrtarë të lartë më treguan se komuniteti ndërkombëtar u bëri presion Berishës që ta linin të qetë. Perëndimi kishte frikë se arrestimi i tij do ta kërcënonte qetësinë e brishtë të Shqipërisë. Në atë kohë, SHBA, OSBE dhe të tjerët nuk mund ta kishin përfytyruar se doktori do të kthehej prapë një ditë.
*Marrë nga libri “Shqipëria e re”
ky eshte ndryshimi MADHOR mes nje kristiani te mencur,dinak,te qete e tone te uleta,njerzor[Nano] ……..me nje sunit gjaxor,te cmendur dhe mbi te gjitha i pabese dhe antishqiptar[Berisha]…………
turkoFAGGOT anastas te shkerdhefsha motren, gangster interneti!
Tosi e ka lene dyshekun ne burg per Edvinen ,atje do kete kohe te merret me pikture.
FATOS NANO ISHTE DHE MBETET NJE KUADER BESNIK I PARTISE SE PUNES SI TE GJITHE TE TJERET
Nje amerikan tregon ne TEMA se pas burgut Fatos Nano u be femraxhi, pijanec, kumarxhi, spiun dhe i lig nderkohe qe ridhte nga nje familje e mire, por pa permendur se babai i tij kryeredaktor i Zerit te Popullit te Enverit kishte spiunuar me pare nje dyzine miqsh dhe shokesh komuniste per te bere karriere enveriste ne Kohen e Qepes te Partise-Shtet, prandaj edhe cuditemi mjaft kur flasin me kaq admirim per Fatos Nanon dhe kuure nuk kujtohen se ky pijanec enverist egoist ka perplasur me fuoristraden e tij lluksoze Porshe ne autostrade nje njeri dhe e ka hedhur ne kanal si nje qen rruge bashke me Blendi Kolosin e Edvinit duke ja mbathur si frikacak nga vendi i krimit dhe ky mjeran ka vdekur ne agoni dersa dha shpirt pa u kujtuar njeri t’i jape ndihmen e pare. Prandaj o amerikoni Fred Abrahams qe i tregon me dacibaot e tu BABAIT SE KU JANE ARRAT meso nga shqyptaret se:
FATOS NANO ISHTE DHE MBETET NJE KUADER BESNIK I PARTISE SE PUNES SI TE GJITHE TE TJERET
Fjala e urte e sakte eshte. “Hajde baba te te tregoj arat” dhe jo “arrat”. Ndoshta e ke gabim shtypi.
FATOS NANO ISHTE DHE MBETET NJE KUADER BESNIK I PARTISE SE PUNES SI TE GJITHE TE TJERET
Nje amerikan tregon ne TEMA se pas burgut Fatos Nano u be femraxhi, pijanec, kumarxhi, spiun dhe i lig nderkohe qe ridhte nga nje familje e mire, por pa permendur se babai i tij kryeredaktor i Zerit te Popullit te Enverit kishte spiunuar me pare nje dyzine miqsh dhe shokesh komuniste per te bere karriere enveriste ne Kohen e Qepes te Partise-Shtet, prandaj edhe cuditemi mjaft kur flasin me kaq admirim per Fatos Nanon dhe kuure nuk kujtohen se ky pijanec enverist egoist ka perplasur me fuoristraden e tij lluksoze Porshe ne autostrade nje njeri dhe e ka hedhur ne kanal si nje qen rruge bashke me Blendi Kolosin e Edvinit duke ja mbathur si frikacak nga vendi i krimit dhe ky mjeran ka vdekur ne agoni dersa dha shpirt pa u kujtuar njeri t’i jape ndihmen e pare. Prandaj o amerikoni Fred Abrahams qe i tregon me dacibaot e tu BABAIT SE KU JANE ARRAT meso nga shqyptaret se:
FATOS NANO ISHTE DHE MBETET NJE KUADER BESNIK I PARTISE SE PUNES SI TE GJITHE TE TJERET
Nje gabim qe duhet ta korigjojne te gjithe se dhe po nuk e korigjuan historia eshte fallco. Ajo spranon kurr fallcitet ne kohen qe jetojùe. Presidenti Mejdani ka qene presidente i trete dhe jo i dyte ne pluralizen do apo nuk do ndonjeri. Seancat e parlamentit shqiptar duhet te numurohen qush nga krijimi shtetit shqiptar, do apo nuk do ndonjeri. Historia kjo eshte. Tjetra eshte fallsifikim.
Nano trapi,mashtruesi i popullit,me i madhi kurvar e mashtrues i partise
PATI NJE FARE INTERESI KY LIBRI I ABRAHAMHAMSIT POR VETEM KAQ.
NQS DO SHIKOHET ME KUJDES DUKET SIKUR KA NJE MISION “DELETED”
QE DO TE BARAZOJE KRIMET E PERBINDESHME TE BERISHIT ME GAFAT E PAFALESHME TE KUPOLES PS
PRA NQS SE AMBASDORI LU PO BEN KETE BARAZIM ME DEKRIMINALIZMIN KY ABRAHAMASI PO E MBESHTET NGA MBRAPA. ME KETE LIBRIN : “SHQIPERIA -MAFIA ME E RE NE BOTE”
EDHE NESE E KRTIKON BERISHEN PERDOR PUPLA PULE..KURSE PER TE METAT E PS-ISTEVE PERDOR DAJAKUN ME GUNGA:
KJO SHQIPERIA E “RE’ QE THOTE KY MJEKERROSHI ESHTE NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE..NJE PLANTACJON DROGE QE PRODHON 5-6 MILJARDE DOLLARE DROGE..KU VRITEN
DEPUTETE,
KOMISARE POLICIE
GJYQTARE
OFICERE SHIKU
AZEME & SOKOL MAMAQER
DREJTORE BANKASH
….Nderpresim listen se eshte e gjate..shume e gjate..
dhe ne vend te kerkojne falje ato “stratege” amerikane qe merren me shqiperine per deshtimin e tyre ..na nxjerrin kete abrahamsin si dikur fari balliun me blendi fejziun..
zoti abrahamas
je shume i vogel te mbulosh krimet e sali elezbiberishes…biles po argeton ato shqiptare qe e dine se je paguar mire per kete pune ,por e ke kryer keq detyren
Nano eshte i ndyre ..porrrrrr ..qorr je ti qe po mashtron shqiptaret dhe ato qe te paguajne per te mbrojtur SALIQENIN
Te gjithe ne nje fare menyre po ja fusni pordhes dhe se paskeni njohur Qorrin fare. Ai ishte (nuk e dime a eshte me se ka mbi 10 vjet qe ka humbur si shura e pules) i zgjuar bile teper i zgjuar por nuk kishte bese fare, ne nje fare menyre ishte shume, biles me shume i pabese se Berisha. Ai vetem donte te tallte bythen me kedo, si “miq” , se ne te vertete s’kishte, si dhe “armiq” se edhe armiq nuk kishte. Ai talli bythen aq shume sa nuk u mor vesh ke sulmonte dhe ke mbronte. Thjesht ai ishte nj rufjan i mirefillte.
”Sanco” i ”zgjuar”per shej6anlleqe….!!! Primitivitet ! Rrugaceri ! Imoral ! Horr bulevardi !!! Ky eshte Fatosi, i biri te jatit !!!
Eshte krim ti permendesh emrin istalusit te korupsjonit te pa sherushem ne SHQIPERI NEN PARULLEN E ZHVILLIMIT LIBERAL TE EKONOMISE,ky ka qene dhe ngelet BASHIBOZUKE,nuk ka asnje dallim nga ,ZANI,GAXHAI sherbetoret e verber te pseudo demokrateve si te majte e te djathte.