Mustafa Nano: Zëri i Amerikës bën gazetari fantastike kur nuk është Berisha në pushtet. Çfarë thanë kur ndodhi 21 janari?

14 Janar 2016, 17:27Politika TEMA

Mustafa Nano gjatë bisedës ditën e  mërkurë në studion e emisionit Zululand me gazetarin Artan Hoxha u shpreh se Zëri i Amerikës bën gazetari fantastike sa herë që Berisha nuk është në pushtet.

Ky reagim i Nanos erdhi, pasi gazetari Hoxha deklaroi se nga mediat shqiptare atij nuk i ishte dhënë akses për të nxjerrë përgjimet e Prokurorisë, në lidhje me një përgjim, sipas të cilit, një politikan i kërkonte Ismailajt 200 mijë euro.

Hoxha tha se media në vend është e kapur nga politika dhe se i është dhënë më tepër akses për të folur në mediat jashtë vendit si Zëri i Amerikës.

Në debat Mustafa Nano iu kundërpërgjigj duke i thënë se VOA bën gazetari kur  Berisha nuk është në pushtet.

Më tej Nano i kujtoi Artan Hoxhës në studio të Zululand se çfarë qëndrimi mbajti VOA kur ndodhi 21 janari.

“Në 21 janar unë nuk mbaj mend çfarë kanë thënë ata”, deklaroi Nano në studio me të ftuarin e tij.

6 komente në “Mustafa Nano: Zëri i Amerikës bën gazetari fantastike kur nuk është Berisha në pushtet. Çfarë thanë kur ndodhi 21 janari?”

  1. Tasim says:

    Super! Berisha nuk eshte ne pushtet keshtu qe po bejne gazetari fantastike!

    Keshtur qe pirdhu Mut Nano

  2. tomi says:

    Mire thote ai Tasim,,,SJU SJENI GAZETARE JENI MUTA SAHANLEPIRES,,,,JU FLISNI SIPAS INTERESIT TUAJ JO SE SJENE TE AFTE DHE NUK I DINI GJERAT POR JU PELQEJNE KRAHET POLITIKE DHE NDERET QER JU BEHEN,,,JENI BERE ME TE PAFTYRE SE POLITIKANET SE VARENI NGA SHEFAT TUAJ QE MARRIN LEJE NDERTIMI E TENDERA TE NDRYSHEM…ME PAK FJALE REPUBLIKE BANANESH…

  3. faro says:

    Voa ben politike excluzivisht pro berishes, kur ky eshte dhe nuk eshte ne pushtet

  4. Beniku says:

    Kur ishte ,e larg qofte te jet prap. zeri I amerikes nuk flet kundra Beishes ,pasi atje ende sundon Elez Biberaj……..

  5. bob says:

    Kok Kërçepi nga Skrapari do Zerin e Poppullit më duket, nuk i pelqen VOA…

  6. rigoni says:

    Kush e mendon se Elez VOA te flase kunder Qen Berishes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje