Hervin Çuli i shkruan Berishës: Gazetarët e tu më kërkojnë të punësoj aktorë

17 Janar 2016, 20:41Politika TEMA

Nga Hervin Çuli

Saliu nuk rrinte dot pa folur. Saliu nuk la gje pa thene per mua. Ne permjerjen e tij te fundit ne FB, protagonisti jam une, banditi me i ri i kryeqytetit, drejtori i Rilindjes, kumarxhiu i papermbajtur, hajduti qe mbush xhepat me leket e projekteve.

Faleminderit doktor, sa here qe ti me merr nder goje, çuditerisht njerzit kane me shume respekt per mua.

Aman Sali, mos harro te me permendesh edhe ne parlament se e kam fiksim. Por kur te me permendesh, sqaro edhe arsyen: pse nje bandit si une dikure kur ishe ne opozite e mbaje per keshilltar, dhe pse e therrite te parin per tu bere pjese e Kopit!?

Apo atehere kur isha me ty nuk isha bandit Sali, kurse tani qe s’jam me ty, tak-fak u bera bandit. Dakort Sali, dakort! Po mos harro nje gje i shtrenjti im doktor, une kam shume defekte si njeri normal qe jam, por s’di qe deri me sot te kem goditur fizikisht dike. Madje, qe te me njohesh pak me shume se s’me njihke fare, jam krejt e kunderta, te betohem: jam nje frikacak qe u shmangem perleshjeve fizike. Qe ne femijeri keshtu kam qene, dhe me vjen turp per kete, por c’te bej, i tille jam, nuk ndryshoj dot. Ah, karakterin dhe nervin e kam te forte, nuk kam frike nga perballjet me jeten, me ty dhe me mizat qe te sherbejne. Vetem mos harro doktor, pas ketij shkrimi mos nxit horrat qe te kane rrethuar perjetesisht te me telefonojne dhe kercenojne fizikisht si atehere kur erdhe ne pushtet dhe fillova te shkruaj per skandalet e qeverise tende. E mban mend, te kam telefonuar dhe ti kam thene me emer dhe mbiemer kercenuesit, e ti jo vetem qe si ndeshkove politikisht, por i ngjite ne zenith te ministrise tende te perbrendeshme.

Kur te me permendesh ne parlament ne permjerjen e radhes, me gojen tende te embel mjalte, mos harro t’i beshe me dije opinionit publik: pse kete njeriun antivlere (sic me quan ti ne permjerjen tende ne FB), kur e prezantove si njerin prej Kopisteve te famshem, e quajte regjisor i shkelqyr, ideator brilant per imazhin e ri te Partise Demokratike!? Apo kur isha ne Kop isha regjisor dhe personalitet i shkelqyr, kurse tani qe s’jam me ty, tak-fak u bera antivlere. Dakort Sali, dakort!

Pastaj Sali, mos harro te sqarosh opinion publik: pse nje ish-aktore e Teatrit Kombetar, pa ndonje vlere dhe kontribut ne kete institucion, deklaron krenare publikisht qe ne pune eshte futur nga bashkeshortja jote, me vetem nje telefonate urdheruese per ish- drejtorin. Nejse, gjera qe ndodhin apo jo! Por une s’i bej dot keto, as kur nderhyjne njerez qe vetequhen gazetare te fuqishem e qe me kerkojne te punesoj aktore. E di qe rrezikoj te kem nje televizion te tere se bashku me ty kundra, por nuk e bej dot.

Kur te me permendesh ne parlament Sali, mos harro, se kumarxhiu i papermbajtshem nuk ka ndroje ta pranoje publikisht se pokerin me letra i ka pelqyer ta luaje, eshte nje loje e shkelqyer psikologjike, qe ne thelbin e vet ka kurajon, deshiren per te rrezikuar. Por mos harro Sali, se dikure kete loje e kam luajtur me miq dhe ish-miq si Edi Paloka, Arben Ristani, Sokol Olldashin e shkrete, kam luajtur dhe me Teodor Lacon dhe Sabri Godon (njerez te shquar te letrave), kam luajtur dhe me Andi Bejten apo Pandi Lacon dhe s’besoj se kemi bere ndonje turp. Une jam njeri me defekte dhe vese Sali, e pi dhe cigaren shume, edhe nje gote vere, me pelqen, here pas here kur mbaroj punen dhe provat. Jam njeri, jo shenjt si ty, dhe s’me vjen hic turp per kete. Nejse, tani qe more vesh dhe ca vese te tjera te mijat mos harro t’i vjellesh edhe ato nga ajo goja jote e embel mjalte.

Dhe se fundi i shtrenjti im Sali, une ne dy vjet si drejtor kam bere me pasion drejtorin duke hapur dyert per te rinjte me konkurse e merita, duke risjelle publikun ne Teater se e kishin harruar, duke bere ne nje vit shfaqje sa s’ishin bere ne 4 vjet ne qeverisjen tende Sali. Gjeta nje teater cope-cope, qe s’ke ku e mban, se asnje dore llac s’i kishe hedhur, tani te pakten po e meremetojme, por dhe e kemi ngrohur si asnjehere Sali, eja ta shohesh se do kenaqesh. Por nxito, se edhe per nje vit kohe e ke kete mundesi, se do te transferohemi ne teatrin e ri, sic e meriton ky zanat qe shume nga ne e bejne me pasion e dashuri. Le qe ku vjen ti ne teater o Sali, aty ke vetem nje karrige si gjithe te tjeret e ti s’mund ta perballoshe dot kete.

Sa per projektet qe marr une Sali, ta kam thene, ta them sot e do e them prape: ne dy vite si drejtor, ndryshe nga drejtoret qe ke emeruar ti me pare, s’kam marre asnje qindarka pertej rroges si drejtor, kam bere nje rol si aktor pa pagese, dhe nje shfaqje si regjisor pa pagese! Keto jo vetem qe duhet t’i beja si artist ne radhe te pare, por e kam per detyre (si çdo drejtor artistik ne bote) te perfaqesoj imazhin e institucionit qe drejtoj. Nejse, ku kupton ti dhe idiotet qe ke leshuar si lukuni ujqerish neper rrjetet sociale se si menaxhohet nje teater serioz.

Si perfundim Sali, aman, mos me harro ne parlament. Ose po pertove vete, thuaj te me permende pas gjyqit tim ne komisionin parlamentar, Pollos se Pollareve te famshem. Por thuaj Pollos se Pollareve te famshem,qe kur te flase, te mos harroje te fuse njeren dore ne xhep e tjetren ta valezoje kuturu, tamam si nje orator romak i thinjur nga pesha e mendimeve. Te perqafoj i shtrenjti im Sali. Perqafoje pak nga une dhe Pollon e Pollareve te famshem. Mezi po pres te te degjoj ne parlament.

Ah, se per pak harrova! Sali, meqe ke qejf te besh sikur nxjerr dokumente ku kujton se i kap mat njerezit, ti e di sic e dine gjithe funksionaret publike se nuk ka asgje te keqe te jesh pjese e komisioneve zgjedhore, s’eshte e paligjshme, por ne rastin tim Sali, thjesht une s’kam qene asnje here pjese e asnje komisioni zgjedhor! Pra ti prape ia fut kot!

Kete trillimin qesharak te komisionerit te PS-se, coje deri ne fund i shtrenjti im, qe te jesh i besueshem. Nxirr ndonje firme timen apo ndonje foto si komisioner, se ndryshe s’te beson njeri o Sali. Perqafime! Te pres me mall ne premieren time “Tri Motrat”, nga Anton Chekhov.

 

34 komente në “Hervin Çuli i shkruan Berishës: Gazetarët e tu më kërkojnë të punësoj aktorë”

    1. adi says:

      ne fak mua me shume se leter per berishen me duket nje leter per ramen.

      culi i rendit berishes gjithe sakrificat qe ka bere per ramen.
      e mer cul mer cul.

      1. Spartaku says:

        Bravo,bravo,bravo! Nje shkrim brilante.Mire ja ke thene,po kujt ja ke thene?Merre vesh gomari me te folur? Ai do me kamzhik ose me nje dru te pagdhendur,qe te pllas me shume ne parlament.Tani Saliu e ka vendin ne azile,te luaj domino me te rrjedhurit e tjere.

        1. @spartaku says:

          Idioto! Ca hyn Saliu ketu??? Apo meqe e shan ky tipi me larte , qe dikur ka qene me Saliun dhe me KOP-in, mjafton per nje idiot me nje neutron ne tru si ty?????

    2. refett says:

      faleminderit Sali qe e detyrove Culin te prodhoje nje perle letrare te ironise

      1. Sali Muza says:

        Rofsh o Refett apo Safet, vetem ti ma ke kuptuar aftesin time!!!

        Muzë jam, frymezoj poet e poetesha, spihun e spihune, lahutar e lahutare, Piktor e Piktore….(Vetem Riten e “Vrimes”, nuk e kam frymzear une- Ajo i takon Kombaros)

        Nga fillimet e mija si Muzë, frymezove gjith Verioret “Me Zaptue tan Shipwrine”, nga Bathore Kamza e deri ne Ksamil,

        Pastaj e frymzova gjindjen time pi tropoje “Me zaptue Drejtesine Plepiste”, dhe ja shikojini tani 3/5 gjyqtar e prokuror jane te Frymzuarit prej meje….Muzë jam

        Ca me vone Frymezova Piramidat e Famshme, me te Famshme se ato te Faraonve Egjyptian, dhe Shqiptaret kurrrë nuk kan per ti Harruar,

        Pastaj Frymezova 1997, Ju e dini mir se cfar emocioni ishte ti perjetoje ato skena madheshtore zjarri e Flake an e mban Shqiperise…

        Ne 1998-en, e pranoj, nuk isha direkt Muza, Thjesht percolla nje Muzë Serbe, me shum dashuri per Shqiptaret.

        Un jam Sali Muza, dhe shum Kenge Vaji i kam i kam frymzuar te shkruhen e kendohen!!!

        Une Jam Muzë mbi Muzat dhe ende se kam perfunduar misionin.

  1. toni says:

    Pse more spurdhjak,nese ndonjeri te jep ndonje sygjerim per te punesuar dike ,mos ndoshta po te vret?Kush ta ka bere teatrin mami apo babi. Debil.

    1. Eros says:

      Ah te qafte Xhexheja ty per mendjen qe ke.

    2. ai qe pallo tet'eme says:

      Sygjerimi pranohet po ta beje jot’eme uahahahahahahahaaaaaaaaaaa

    3. Visi says:

      Ah mor te shkrete PeDe – ista edhe gomerët sikur tja u kishin lëruar nënat nuk do kishit dalë kaq të trashë sa jeni.
      Ka shumë mundësi kafshë mê të shpifura do e kenë bërë punën e jeni bërë për kopst zoologjik bashkë me shpellarin që ju prin.

  2. Taku says:

    Kuptoni nje here e mire se duke u marreme SALI SHEJTANIN I rrisni vleren Nje te pavlere qe duhej te ishte ne dekompozim tani

  3. Ornella says:

    Sa keq qe s’dika te shkruaje shqip drejtori i Teatrit!

  4. Taku says:

    Merruni me nje person qe duhej te ishte politikisht I dekompozuar dhe atij I rritet qimja.

  5. Dorela says:

    Me le pa fjale mo

  6. XXXL says:

    Mos e nxirr me koken o Toc Toni, si te quajme De-Bile apo Down. zgjidh e merr o koqe kandari.

  7. Mukilawa says:

    Culi eshte legen. Kjo se pari sepse e pranon vete qe leviz neper politike per te arritur drejtorin. Nje artist nuk merret me politike si komusioner apo anetar Kopesh. Pra qe ne kete rast Culit i ka humbur artsitlleku. Si drejtor nqs ka niterpretuar pa pagese apo ben regjine pa pagese, kjo eshte shkelje ligji. Sepse nuk lejohet qe ne Institucione shteterore te punosh pa pagese. Sidomos Drejtori. Sepse kjo do te thote qe bllokon mundesine e dikujt tjeter te luaje me pagese, si dhe eshte kunder kontrates se punes. Une nuk them qe Culi e ka goditur por ne keto raste prandaj Drejtoi sben regjine sepse behet subjektiv.
    Sa per nderhyrjet Culi duhet et sqaroje se pse Berina Kokona po ben pothuaj treceruk e skenografive apo kostiumeve ne Teater. Dhe ka ndonje mardhenie me te? Po em Spiro Dunin? Po ashtu a ka marre aktore pa pagese ne teater ( sepse eshte e paligjshme). A paguan Culi te drejta autori ne teater, sidomos per muziken.
    Culi ti leje budalliqet se pa politiken ai as puthte ne teater. por i shkoi keq me Saliun dhe u ngjit me Ramen.

  8. Drini says:

    Pergjigje qe I pershtatet njqindperqind sales.E lexova gjithe qejf kete reagim tuajin Z.Culi.Problemi eshte se ai , sala tani eshte bere me I cmendur dhe ka material te shkruaj nje shkrim tjeter per ty, ose duke qene se ti I thua vazhdo mund te beje te kunderten ta mbylli halen Desha te thosha gojen e tij te ndyre. Te shohim cila do te jete e vertete.

  9. Labi says:

    Bravo ,djale I guximshem dhe me kurajo.i thone nje fjale Te urte (qe it e di shume mire)qent le Te Lehin ,karvani shkon perpara.pune Te mbare.ah,Te lutem nje keshill shoqerore:ne jete mer vetem ato qe Te takojne per punen qe Ben,pa se c,fare thone Te tjeret “varu Hejbet”.pershendetje

  10. neseba says:

    Shkëlqyshëm Hervin! Po pse deri këtu fut hundët ky lugat! Le që minjtë s’lenë vrimë pa futur hundët.

  11. pokeristi says:

    Eshte detyre patriotike e sejcilit te ndricoje dhe te demaskoje ata qe i kane bere dem, popullit e vendit tone,duke frenuar demokractne si askush tjeter ne keto 25 vjet.Por….ka nje shprehje populli:S’do t’ja dije haleja nga pordhet….Hervin!Padyshim e ardhmja eshte e jotja dhe e gjithe asaj pjese te ndergjegjshme te shqipetareve historikisht te shumevuajtur.

  12. luani says:

    Henri si e ke emrin e Vertete se ne ne shkolle me kujtohet se e kishe ndryshe pak si orient.
    “mos Harro” e perdor shume ,sic duket te kane harruar fare dhe do te biesh ne sy.Nqs leviz ngado qe fryn era si te gjithe shqiptaret me karakter,mos u merzit se do pajtohesh prape me Salen ,ju ishit miq per koke.
    Nuk ma do mendja qe je nga ato tipa si psh Imami,Islami,Frangaj,Neritan Ceka qe Sala i rrahu vence ,tamam vence e shane me gjith fshatin e dhive dhe pastaj i futen nje te lepire me llape bythes se Berishes,ja pastruan te gjithen.Kjo eshte karakteristike e hereshme e shqiptareve ne Jug dhe ne Veri.
    Ishalla nuk behesh lepires se shenjat i ke si tamam shqiptar.

  13. Lexues i Neveritur says:

    Sado i neveritshem eshte Sali Berisha, i cili perdor pushtetin qe ka pasur dhe ka per te sajuar nga nje dosje mbi kedo qe s’i pelqen (cfare kanceri eshte kjo qenie per kete vend!), aq me i neveritshem eshte ky hajvani qe i pergjigjet Berishes me ironi dy-lekeshe. Po qe se Culi nuk adreson piken numer NJE qe ngre Berisha dhe te gjithe te tjeret, pra ate qe nje drejtori te nje institucioni kulturor kombetar nuk i shkon t’i qeroje hesapet si halabak, Culi nuk ke me fare se c’te sqaroje publikisht, fare. Si s’pranon kush faj ne kete vend? Si s’pranon kush qe mund te kete reaguar gabim ne nje situate? Nuk i behet vone njeriu se kush ka te drejte, gazetari apo Culi. Ajo qe na behet vone eshte se nje drejtor teatri i cili eshte i papergatitur qe te adresoje, dhe madje me nje protokoll te paracaktuar, nje problem shume banal sic eshte ai i pranise se nje zhurmemadhi ne prova apo shfaqje, atehere c’dreq drejtori eshte ai? Pse jemi bere te gjithe kaq tolerante per keta xhahile qe s’kontrollojne dot nervat dhe kur jane ne rol perfaqesues, pra qe behen te dhunshem ne territorin e nje institucioni, ne cilesine e drejtuesit te institucionit? E ku pastaj te numerosh hajvanlleqet e tjera ne kete shkrim, qe nga mburrja qe luan kumar, marrja neper goje e te tjereve qe luakan (akoma dhe atyre qe kane nderruar jete e s’e pergenjeshtrojne dot!). Debil pa pike takti! Neveri!

  14. rigoni says:

    nuk e ka emrin Sali Berisha por QEN Berisha

  15. Pse mos beje qef Saliu ?? says:

    Fajin e kanë familjet e 9 jetimeve të 21 janarit qe lene Saliun të shetise qetesisht në bregun e Gjirit të Lalezit !! As për kaq pakogje nuk janë të zote shqiptaret ??

  16. ana says:

    Shkrimi eshte shume “nervoz”. Argumentat mund ti kete te verteta, por me duket pak si shume agresiv. Saliu mund t’i meritoje te gjitha keto (me sa e njohim ne, jane plotesisht te mundshme keto qe thote Cili), por Cili me duket si nen efektin e dickaje te forte ketu dhe tejet agresiv. Do te kishte me shume efekt artikulli po te mos ishte kaq “hakerryes”.

  17. Kush ka qene ne teater dy vjet me pare dhe edhe tani, e kupton fare thjeshte qe ky zoti Culi eshte nje vlere kombetare qe gjendet shume pak sot. Sikur 10% e intelektualeve tane te punojne e kene sedren profesionale te ketij zoterije, Shqiperija do te ishte nje vend i bekuar e jo nje vend i dhier, qe vazhdon e i hap krahun nje krimineli te ndyre e injorant qe vetem vjell vrer e fatkeqesi. Kaq! Cdo gje tjeter eshte gomarllek.

  18. v.duka says:

    Faleminderit per shkrimin zoti Henri !
    Me respekt per Ju, nje intelektual i uritur per te lexuar shkrime te tilla. Vlerat e shkrimit teorikisht le t’i evidentoje Z.Mero dhe koleget e vertet te tij, sepse shkrime te tilla, sikur te trajtohen edhe vetem si shkrime qe pasqyrojne me vertetesi apsolute ngjarjet, perbejne vlera te medha sot kur ne cdo ligjerat ne te gjitha medjat i shkreti degjues apo lexues duhet te zgjidhe me pare kush eshte koeeficenti i vertetesise dhe pastaj te kuptoje vlerat e atyre ligjeratave. Nuk ka nevoje te argumentohet idea, megjitheate mjafon t’i referohemi ligjeratave te njerit prej politikaneve, qofte edhe udheheqesi, per reformen ne drejtesi dhe hajde merre vesh kush jane “te vertetat”, “vlerat”, “perspektivat”, platformat”, “interesat” me pak fjale kush eshte reforma, a duhet bere reforma, cilat nene do ndryshojne etj,etj, qe duhet realizuar ne drejtesi ……sepse alternativat nga i njijti burim ndryshojene jo me ne katervecare, por edhe ne dy dite e ndonjehere edhe vetem gjate nje nates e disa here rrjesht.

    Me respek, V.Duka.

    1. Loool says:

      V.Duka eshte shembulli me tipik i komentuesit qe shkruan pa lexuar fare shkrimin. Pse do thoni ju??? Po shume e thjeshte. Ngaterron Hervin Culin me Naim (Henri) Cilin. Dhe me e bukura fare???? Eshte intelektual i uritur per shkrime te tilla???!!!!! Bravo ju qofte per vetevlersimin!!!

  19. Neveria qe vjen prej Neverise says:

    Salu eshte vete neveria. Por kur ve ne levizje keta neverite e tjera behet akoma me i rende problemi.
    Ky drejtori i ngacmuar i teatrit ( jo seksualisht ) por FBukisht dhe publikisht nga neveria Sali, eshte ofenduar kaq shume, dhe pasi ka pire disa gota ka shkruar nje shkrim te neveritshem. Me nje humor te trashe, te denje per nivelin medioker te KOP-ite te Saliut.
    Perplasje horrash, plerash, njerezish te neveritshem, qe mburren me veset e tyre te perçudnuara, si njeri dhe tjetri.

    1. amon re amon says:

      I modh je o neveria qe vjen prej neverise. No coment mbas comentit tuaj. I ke vene piken I-se. Na u zemeruan dashnoret e dikurshem dhe na shahen tani ne fb dhe gazeta. Pune legenash

  20. Teli says:

    bera nje shkrim ketu ne vazhdim te ketij artikulli per zotin Çuli dhe nuk u botua nga gazeta juaj.Une jam nje qytetar i ndershem me kulture as fyhej e as shaj njeri . Une shkrova diçka rreth artikullit ashtu siç e pashe te arsyeshme ta komentoja pa prekur askend.Nuk di pse nuk u botua nga ju.Apo doni vetem artikuj denigrues me fjale banale ju.TURP o TEMA kam pasur pak konsiderate per gazeten tuaj.

  21. nino dibra says:

    Sali Berisha njeriu qe e la Shqiperine 25 mbrapa.Cfare mund te presesh nga nje komunist i thekur.Zhduku nga faqja e dheut!

  22. ira says:

    Se kush është Berisha ne e dimë më mirë se ti Drejtor Hervini. Kjo sepse ti ke qënë pjesë e ofertave të Berishës. Problemi konkret është i thjeshtë. Nëse ke patur konflikt fizik me gazetarin duhet të largohesh. Pastaj sulmo Berishën, mbase edhe PS-në, gjë që ka ndodhur edhe më parë me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje