OSHEE i kthen energjinë familjes së varfër, që nuk paguan dot faturat

18 Janar 2016, 10:40Sociale TEMA

Familjes së varfër mirditore që prej një viti jetonte në errësirë si pasojë e faturave të pashlyera, i është rikthyer energjia elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë këtë vendim nisur nga gjendja e vështirë ekonomike e familjes me 5 anëtarë të Gëzim Ndojt, e ku pjesëtari më i vogël është veçse 3 muajsh.

Familja e cila jeton në një fshat të thellë në Domgjon, sipas OSHEE-së është debitore në vlerën e 1.3 milionë lekë të vjetra, përfshirë këtu edhe kamatëvonesat.

Shefi i agjencisë së OSHEE-së në Mirditë është shprehur se familjes i është rikthyer energjia, pavarësisht se është debitore. Lidhur me pretendimet e kryefamiljarit Ndoj, se drejtori i OSHEE-së në Mirditë i ka kërkuar ryshfet për t’i rilidhur energjinë elektrike, ai sqaron se shuma prej 30 mijë lekësh të rinj i është kërkuar për të hyrë në aktmarrëveshje, e për të vijuar më tej me shlyerjen e borxhit me këste mujore.

Kryefamiiljari bashkëshortja dhe tre fëmijët jetojnë në mjerim brenda një dhome. Apeli i tyre për ndihmë u përcoll një ditë më parë përmes kameres së Report TV.

Gëzim Ndoj nuk mund të punojë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi pak kohë më parë ka bërë dy ndërhyrje kirugjikale në zemër, ndërsa e shoqja e papunë pasi i duhet që të mbajë fëmijët. E vetmja e ardhur për ta është pensioni i invaliditetit prej 10 mijë lekësh të rinj.

2 komente në “OSHEE i kthen energjinë familjes së varfër, që nuk paguan dot faturat”

  1. Tiscali says:

    A kurvat e mutit vidhni miljarda u shqepet duke vjedh kurse familjet e varfera i lini ne erresire. Ju shkerdhefsha kurven bythqira

  2. Tr says:

    Ku jane padaniket e shqiperise ,??? Perse nuk japin ndihma per keto familje qe jetojne ne nje varferi te madhe ,?? Ku eshte humanizmi njerzor .
    Turp per qeverine qe i lejon kete mjerim te thelle ,por dhe per popullin eshte nje turp i madh ,qe nuk organizojne ndihma ,vecanerisht ne kohe te vedhtira dimri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje