Rrugën e jetës së tij, Mevlan Shanaj ka menduar ta ekranizojë në një dokumentar, i cili do të shfaqet ditën e nesërme në Kinema Milenium.
Ai ka lindur në Mallakastër-Patos dhe në 1959 është vendosur në Tiranë. Për ata që s’e dinë, ka studiuar… mjekësi, madje ka punuar dy vite në spital.
Pasi u shkëput nga ky profesion, u mor gjerësisht me kinematografinë. Është një nga emrat më të rëndësishëm në këtë drejtim.
Në një intervistë të gjatë për “Dita”, Shanaj tregon se shqiptarët janë njerëz me temperament, me energji pozitive, por u mungon menaxhimi i mirë. Ai nuk mendon se të huajt mund të japin mend më shumë se sa shqiptarët.
“Unë them që Shqipërinë do e ndërtojmë ne, nuk e ndërtojnë mendtë e të huajve, nga të huajt duhet marrë përvoja më e mirë, të cilët padyshim e kanë shumë të sprovuar në të gjitha fushat e jetës”, tregon Shanaj.
Një pjesë të jetës ia ka marrë Televizioni Publik Shqiptar. Sot, kur i hedh sytë nga ajo godinë, ndjen dhimbje.
Asnjëherë nuk e kishte menduar se do të ç’personalizohej kaq shumë, për të cilin thotë se, sistematikisht politika e ka nëpërkëmbur.
Sot jeton mes Pogradecit dhe Tiranës.
“Qyteti i liqenit më jep qetësi dhe dorë në krijimtari. Së bashku me bashkëshorten, Natashën, e duam natyrën ndaj më shumë gjatë verës vendosemi atje”.
Ai e do Shqipërinë, me gjithë të metat e saj. I ka patur të gjitha mundësitë por nuk është larguar.
“Vetëm këtu mund të jap më të mirën time. Asnjë vend tjetër nuk ma fal këtë mundësi sa Shqipëria, ndaj as nuk më shkon ndërmend të largohem”.
Duke folur për shtetin, kineasti thotë se në Shqipëri, qeveria punon spontanisht.
“Puna është që nuk është i përsosur pasi e bënë punën në mënyrë spontane, selektive apo me fushata… Është e dhimbshme të diskutohet ende për nevojën e funksionimit korrekt të shtetit”, shton ai.
Talenti triumfon mbi profesionin……
Edhe tek Mevlani kjo u verejt . Enjoh prej kohesh ( Qysh nga viti 1958 )
Mbaroi per ndihmes mjek dhe punoi ne spitale , per kohen ishte nje profesion i pelqyer dhe me interes .
U habita kur e pashe ne skene dhe ne ekran…..
Me pelqeu shume loja e tij , te cilen vazhdoj ta pelqej edhe sot (brilant ne skene dhe ne ekran )
E uroj edhe per statusin e gjyshit qe iu dha ……
Suksese dhe mbaresi …………..
Kujtoj me nostalgji momentet e femijerise qe kemi kaluar dhe lene pas ne qytetin e naftetareve – Patos
Mevlani ka punuar ndihmes mjek ne Patos te vjeter. Ate kohe u hap konkursi per ne insitutin e arteve dhe kush donte nga qytetaret shqiptare paraqitesh ne konkurs me disa teza te pergatitura e te rekomanduara. Me kujtohet midis tyre kishte edhe recitim poezi apo proza poetike. Mevlani u pergatit, shkoi dhe fitoi konkursin dhe u be ai qe eshte sot. Por nje vrejtje me rrenje kam per gjithe artistet, kengetaret apo gazetaret. Ata kane qene njerezit me te lire e te privilegjuar te sistemit qe te tjeret e enderronin, pavaresisht perkushtimit dhe pergjegjesise. A mund te krahasoje punen e nje inxhineri ne minier apo uzine , nje agronomi ne fushe, nje oficeri … me punen e nje artisti apo kengetari? Asnjehere, pavaresisht se çfare thuhet sot per keto specialitete, se pas viteve 1980 filloi rrenimi total, megjithese varej dhe nga karakteri, pasioni dhe pergatitja profesionale e njerzeve. Per Mevlanin kam respekt me perjashtim se ca dite ishte dhe ambasador i Saliut ne Zvicer, me duket. Njerezit e mençur dhe me bindje mbi thesarin popull, nuk shiten kaq lehte. Por ata, Mevlani dhe Natasha, ngelen ne memorje te respektueshem, pa extremitete dhe profesioniste.
Nderimet e mia z. Mevlan Shanaj. Jemi takuar para pak vitesh ne “Pandora” te qytetit te Gjakoves…Isha ne mesin e mesueseve, ulur afer.zonjes se madhe Margarita Xhepa( shyqyr qe zonja Eleni i deboi mushkonjat anafele…Paste jete te gjate e te lumtur!).
Kur i do artet e bukura edhepse s’je kritik filmi a teatri, di t’i vleresosh, sepse vlereson me zemer me shpirt. Per kete z. Mevlan interpretimet tua na pelqejne shume…
“Dhenderri” i Kriste Boroves(“I teti …..), njeri nder interpretimet tua brilante, nuk harrohet kurre..
Si mesuese gjuhe e letersie(tani e pensionuar), kur zhvilloja “Anes se lumenjve”), beja ushtrime ne shtepi qe sadopak t’i gjasoja interpretimit te shkelqyer te mesuesit “Luan”-z. Thimo Fllokos…
Mbec me shume shendete. Kurdohere pac suksese.
Mevlanin e kam njohur qe kur ishte student ne institutin e arteve.Isha petagog I fiskultures. Kam nje respect te jashzakonshem per te madhin
Kujtim Spahivogli I cili ishe dhe pergjegjes per mbarvajtjen e klases ku ishte dhe Mevlani. Vazhdimisht ai i udhezonte studentet e tij qe asnjehere mos te mungonin ne oren e edukimit Fizike. Ai bashkepunonte me mua duke me informuar dhe per ushtrimet fizike qe une duhej te vendosja ne programin per oren e mesimit. Mevlani dhe I gjithe kursi I tij ishin djem te pasionuar dhe u bene krenarija e Artisteve aktore te theatrit Shqiptar.Kjo I dedikohet dhe Pasionit te Jashtezokonshem te nderuarit Kujtim Spahivogli.