Veliaj i dorëzon titullin Kristo Frashërit, 4 vjet pasi Basha e mbante në sirtar

18 Janar 2016, 16:30Kulturë TEMA

Katër vjet pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vendosur t’i jepte titullin “Qytetar Nderi”, prof. Kristo Frashërit, ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ai që ia ka dorëzuar këtë titull akademikut dhe historianit të njohur. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku ishin të pranishëm familjarë të historianit të njohur, kryebashkiaku Veliaj i akordoi titullin Prof. Frashërit, i cili ishte miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak që në vitin 2012, me propozim të grupit të këshilltarëve të majtë.

Vonesa për marrjen e titullit nga akademiku i njohur duket se ka lidhje me ish kryebashkiakun, Lulzim Basha, i cili edhe pse Këshilli Bashkiak që në 2012 e kishte ngarkuar t’i jepte titullin prof. Frashërit, Basha kishte refuzuar ta bënte këtë gjë.

Në emër të qytetarëve të Tiranës, nderojmë Prof. Dr. Kristo Frashëri me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Kam privilegjin e madh t’ju ofroj titullin e nderit, të shpallur me vendimin Nr. 6, datë 23 Mars 2012 dhe t’ju garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme, që burojnë prej tij”, thuhet në titullin e firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Prof. Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dhe monografi shkencore, që trajtojnë ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Historiani Frashëri mban shumë vlerësime, ndër të cilat janë dhe “Mjeshtër i madh” dhe “Nderi i Kombit”.

12 komente në “Veliaj i dorëzon titullin Kristo Frashërit, 4 vjet pasi Basha e mbante në sirtar”

  1. i papami says:

    normal qe po mbahej ne sirtar, cfare prisnit ju? qe otomanet tja jepnin?

  2. faro says:

    Dhe pret te marre vote popullore ky njeri qe ha inat edhe me shkencetare me kontribute panshqiptare!

  3. Amar says:

    Nje vleresim modest per nje njeri qe i ben nder kombit dhe qytetit te vet! Jete te gjate profesor Frasherit!

  4. pjatalarsi says:

    Islamiku-otomani gjysem i fshehur, Luli i mocerr, e mbante ne sirtar titullin pa ia dhene Kristo Frasherit, sepse ky i fundit kishte firmosur peticionin qe kundershtonte ndryshimin e teksteve te historise. Luli i mocerr kish per t’ia dhene menjehere vleresimin, nese K. Frasheri pranonte qe Gjergj Kastrioti u thirr ne oborrin osman ne Edrene per te marre pjese ne konkursin e “Supertalentit”, dhe mbasi nuk fitoi u kthy gjith inat ne Kruje. Gjithashtu historiani shqiptar duhet te pranonte qe ushtria osmane u prit nga populli arberesh me kenge e valle dhe plot me lule, ngado ku vajti, por vetem ai qafiri, Skenderbeu, i ktheu shpaten. Me keto pohime, Luli mocerraku kish per t’ia dhene cmimin!

  5. naim says:

    Urime Profesor i nderuar ,e keni merituar me shume se cdo kushe tjeter,urume urime…

  6. fredi guri says:

    po ne i lek me vlla se dekoratat muk han me buke apo leket i keni per vete

  7. Nuk i takon dekorimi kristo Frashrit pa folur ai per Hamza Kastriotin si luftetarin e madh te shqiptareve,keshtu qe lulshja e ka lene per me vone,per te dhene dekorata si ato te matjaneve dhe bajraktareve qe jep baba kryekrimineli.

  8. Geri says:

    Nuk presim gjë tjetër nga njerëz kriminele si Bashturk. Do vijë koha që do krimbet edhe ai në burg.

  9. butrinti says:

    urime dhe jet te gjate patriot profesor kristo frasheri

  10. Treviso says:

    Po si prisni Ju nga kriminele dhe punonjes te UDB te dekorohen njerzit qe i kan dhene dhe vazhdojne ti japin atdheut? Ajo bande kriminelesh ka punuar dhe vazhdon te punoje kunder popullit dhe atdheut.
    Ky veprim i kriminelit Lulzim Basha nuk habit asnje shqiptare.

  11. Arber says:

    Bravo Veliaj. Politikani me praktik i te ardhmes!

  12. demokrati says:

    C’lidhje mund te kete personazhi famekqe i dorezimit te territorit me dekorimin e nje shqiptari model si Kristo Frasheri. Berisha me Bashen beri gabimin me te madh te jetes se tij. Basha ka lindur i kapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje