“The Revenant”, filmi me më shumtë nominime për Oscar

14 Janar 2016, 18:44Kulturë TEMA

Filmi për mbijetesën e një të izoluari “The Revenant”, kryeson në listën e filmave më të nominuar në ceremoninë për çmimin prestigjioz Oscar, që do të mbahet më 28 shkurt.

Ky film është i nominuar në dymbëdhjetë kategori, duke përfshirë kategorinë për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin mbështetës.

Në dhjetë kategori është i nominuar  filmi “Fury Road” i regjisorit George Miller, duke përfshirë edhe nominimet për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Filmi “The Martian”, ndërkaq është nominuar në shtatë kategori, duke përfshirë edhe nominimin për fotografinë më të mirë, por jo edhe për regjinë e filmit.

Aktori kryesor i filmit “The Revenant”, Leonardo DiCaprio, ylli i filmit “Trumbo” Bryan Cranston, aktorët Matt Damon nga filmi “The Martian’s” e Michael Fassbender për rolin e Steve Jobs, si dhe Eddie Redmayne, janë aktorët e nominuar për kategorinë aktori më i mirë.

Në kategorinë për aktoren më të mirë, të nominuara janë: Brie Larson, Saoirse Ronan, Cate Blanchett, Charlotte Rampling dhe Jennifer Lawrence.

1 komente në ““The Revenant”, filmi me më shumtë nominime për Oscar”

  1. Nji Film impresionues dhe i realizuar bukur .
    Leo Di Caprio ka shancet me te medha per Oscar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje