Noli, Konica dhe rruga e Amerikës për në Ballkan

13 Janar 2016, 19:14Kulturë TEMA

Të merreshe me lobim për të themeluar shtetin tënd ishte diçka e huaj për shumicën e shqiptarëve në vendin e tyre. Të gjendur në rrethana të pazakonshme jetësore, mu nën saçin e quajtur Amerikë që shkrin gjithçka, disa u bënë të vetëdijshëm për identitetin e tyre kombëtar dhe lëvizja dalëngadalë fitoi një dinamikë. Pionierët e mëvetësisë shqiptare u angazhuan nga viti 1905 për idenë kombëtare – në fabrika dhe strehimore të lëna pas dore të punëtorëve shqiptarë. Gazetat që qarkullonin në mesin e punëtorëve (shumica prej tyre duhej të mësonin shkrim-leximin ose në konakët e tyre të dëgjonin të tjerët duke lexuar me zë) luajtën rol të rëndësishëm në mobilizim: gazeta javore «Kombi», e themeluar më 1906 në Boston nga Sotir Peci, ishte gazeta e parë shqiptare e diasporës që bëri propagandë politike. Ajo mbështeste ata politikanë në atdhe, të cilët favorizonin një Shqipëri autonome brenda Perandorisë Osmane.

Fan Noli ishte figura më e rëndësishme kyçe e diasporës shqiptare dhe përkrahës i lëvizjes kombëtare shqiptare (Rilindjes). Ai udhëtoi më 1906 në Boston, vendin ku ishin vendosur më së shumti bashkëkombës të tij në ShBA, për të mobilizuar atje komunitetin e mërguar shqiptar për lëvizjen kombëtare. Ai bashkëpunoi me Pecin dhe shkroi artikuj për gazeta të tjera shqiptare, për shembull «Dielli».

Para se të tensionohej gjendja politike në Shqipëri dhe të ngriheshin në revoltë xhonturqit më 1908, nacionalistët shqiptarë aty-këtu kishin bashkëpunuar me ta. Tani kishte përpjekje për të shfrytëzuar rastin për një Shqipëri autonome dhe për t’i bashkuar akterët që vepronin si individë në një organizatë të fuqishme nacionale të lobimit. «Besa-Besën» ishte njëra prej këtyre organizatave, e cila u bë militante dhe u përkrah nga një sërë grupesh të tjera shqiptare në Massachusetts. Si në Shqipëri edhe në ShBA kishte forca që luftonin kundër Rilindjes. Ndër to ishte shteti grek i orientuar drejt ekspansionit dhe diaspora e tij amerikane. Nga ana tjetër shumë shqiptarë të krishterë ortodoksë – kryesisht emigrantë – e konsideronin Greqinë tradicionalisht si fuqi mbrojtëse, e cila ishte angazhuar gjatë konflikteve me popullsinë myslimane në jug të vendit të tyre; njëkohësisht forcat greke dhe osmane luftonin bashkë kundër ndjenjave kombëtare në rritje të shqiptarëve. Nuk mund të nënçmoheshin as mundësitë për ndikim që kishte kleri grek, qendrat e të cilit në atë kohë i vizitonin shqiptarët e krishterë në mungesë të qendrave të tyre religjioze. Meqë qendrat fetare greke bënin tepër presion, kjo çoi, mes tjerash, në themelimin e një kishe të pavarur shqiptare në ShBA.

Kjo skizmë ishte sinjal dhe stimulim për lëvizjen kombëtare në ShBA dhe assesi nuk ishte pa ndikim edhe në Shqipëri. Fan Noli u bë figurë udhëheqëse e lëvizjes kombëtare, duke i shfrytëzuar si platformë foltoren dhe mediumet. Edhe gjatë Luftës së Parë Botërore ai sërish qëndroi në Amerikë, ku u bë kryetar i shoqatës shqiptare Vatra. Kësisoj ai ishte kreu i diasporës shqiptare në Amerikën Veriore.

Kur shqiptarëve pas një kohe të shkurtër iu morën të drejtat autonome që i kishin fituar në kuadër të Revolucionit Xhonturk, jo vetëm Fan Noli predikoi shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe themelimin e një shteti të pavarur shqiptar. Fan Noli dhe Faik Bej Konica, i cili kishte pranuar një ftesë për të ardhur në Massachusetts, nga viti 1909 kishin një mision. Konica ishte i përshtatshëm si është më së miri për punë politike në ShBA – nga njëra anë ai ishte i arsimuar, kishte përvojë ndërkombëtare, kishte jetuar në Londër dhe Bruksel dhe kishte botuar revistën Albania. Nga ana tjetër xhaxhai dhe mbështetësi i tij, një nëpunës me ndikim në oborrin e Sulltan Abdylhamitit, ishte vrarë nga xhonturqit. Konica qëndroi në Boston deri në vitin 1910, ku botoi gazetën javore Dielli, e cila nga viti 1909 botohej nga Besa-Besën. Diaspora shqiptare nuk mblidhte vetëm para për çështjen kombëtare, por vazhdimisht dërgonte edhe të rinj në radhët e grupeve revolucionare, të cilët edhe luftuan në Luftën e Parë Ballkanike. Me insistim të Kristo Floqit, pasuesit të Faik Konicës si botues i Diellit, organizatat e shqiptarëve do të bashkoheshin nën një flamur dhe do të punon bashkë për synimin kombëtar. Pastaj në Boston u themelua Federata Panshqiptare Vatra dhe me kalimin e kohës u bë qendër e lëvizjes kombëtare shqiptare. Faik Konica u bë sekretari i parë i përgjithshëm i saj.

Në kuvendin e përkrahësve të Vatrës më 17 nëntor 1912 u shpall humbja e Perandorisë Osmane; por, me këtë ndjenjë triumfi përzihej edhe frika mbi ndarjen e Shqipërisë. Për këtë arsye presidentit amerikan Taft iu dërgua një telegram, në të cilin mbështetësit e Vatrës e lusnin të ruajë integritetin territorial të Shqipërisë. Kurorëzim i përpjekjeve të tyre ishte deklarata për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë dhe njohja ndërkombëtare nga Konferenca e Ambasadorëve në maj 1913.

(Marrë nga libri «Rruga e Amerikës për në Ballkan. Mbi gjenezën e marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Europës Juglindore 1820-1920». Autorja e këtij teksti, dr. Andrea Despot, është historiane dhe politologe gjermane. Ajo është zëvendësdrejtore e Akademisë Europiane në Berlin dhe profesoreshë në Institutin John-F.-Kennedy për studime të Amerikës Veriore në Freie Universität Berlin).

Dialog Plus

18 komente në “Noli, Konica dhe rruga e Amerikës për në Ballkan”

  1. zz says:

    Edhe autoret gjermane e thone troc pislliqet e klerit grek kunder aspiratsve te popullit shqiptare Kishe e qelbur dhe ndyre jevgjitesh anadollak qe i vune perpara me shpulla arvanitasit autokton dhr i lane pa identitet si kopila ne token e tyre por me e keqja i hofhen kunder vllai-vllait atehere por edhe sot qe jane antishqiptaret me te poshter

  2. tfgs1 says:

    beqiret sunite [turkoshaket] varrosen njehere e pergjithmone krijimin e nje shteti shqiptar evropian………..allah uakbar buuuummmmmm…………

    1. undefined says:

      I hapem rrugen Greqise “europiane” ha ha ha ha ha ha ha ore carac i Anastas koqevyshkurit

    2. xxxx says:

      Turkosuuuum thuaj matufit te mos harroj oturakun naten te mbaj poshte krevatit se helbete pleqeri e na i lagen breckat me tantella haaaaaaaaaa

    3. Kjo o e verteta ,
      islamutet qelben Shqiperine e ben qe Europa ti qendroj larg

      1. tr says:

        Si me “islamizmin”edhe pa te Europa larg do ti qendronte Shqiperise per shume e shume arsye te tjera por kaq ju a pret ju derrave fetare me larg nuk shkon horizonti juaj eshte e kote

  3. aaa says:

    Amerika nuk ka luajtur kurrfar roli,ne formimin e shtetit shqiptar rrol ka luajt Turqija dhe Austrohungarija,dihen skandalet qe bene me 1919/20 ku fjalen kryesore e kishte monarkija e Britanise madhe,ne kete levizje kombtare nuk ben te permendet as Noli as Fishta,roli i tyre kombtar ka qene ZERO,nqf se mendoni ate fetar pajtohem.Shkrimet gjenden ne Vjene te Austrise,amerika ska pas ama kurrfar rroli deri me 1945.

    1. Jeronim de Rada says:

      Po sa te qan zemra per te paret , ore turku i Prizrenit!

      1. aaa says:

        Trus more per 5 grosh u renditet ne anene e malazezve(i ki fotot ne youtube) duke harru shqiptari i kombtari,Austrija dhe Turqija ishin ato qe vendosen per pavarsin,po tju dexhojshin juve minoritarve sot shiprija do ishte crna gore.

        1. Jeronim de Rada says:

          Kur shpertheu kryengritja antiosmane e malesoreve te Malesise, keta te sojit tend u bene me turkun dhe luftuan kunder kryengritesve shqiptar. Me gjithe ndihmen dhene pushtuesve, nuk arriten qe t’i thyejne shqiptaret. Shqiptaret , nen udheheqjen e Dede Gjo’ Lulit e ngriten flamurin ne maje te Deciqit!

    2. derri says:

      Ca thua mer idiot?!?! Si s’paska pas rol SHBA ne shtetin shqiptar?!?! Po presidenti Willson qe e mbrojti Shqiperine nga copetimi i memorandumit te 1915-s? Mos ishte presidenti Willson me planin e tij prej 14 pikash ne mos gaboj, per te drejten e vetevendosjes se popujve dhe qe rriti rolin e SHBA-ve ne bote, ky vend s’do ekzistonte ne harte. Patjeter qe Austro-Hungaria ka luajtur rolin me te madh e te padiskutueshem ne krijimin e Shqiperise, nuk e diskuton njeri ate, me perjashtim te turkoshakeve, por ketu behet fjale per nje periudhe tjeter kohe, ate pas pavaresise. ShBA ndihmoi qe Shqiperia te vazhdonte ekzistencen e saj pas 1912-13-s.

  4. Mentari says:

    “Kur e bere Njerine dhe Arine cfar deshe qe bere Greqine Evgjite” Nuk ishte e “Vertet” qe Grekerit ishin te Zez por ata gabimisht I kishin lyer me boje te zeze.Shaka e dites sepse Greket jane 1000000% Arabe+ Zezake.RROFETE Rraca Ariane Shqiptare.

    1. Jeronim de Rada says:

      “Kur bere derr’ e arine
      C’deshe qe bere Turqine?
      Cajupi

  5. Akilis says:

    O mentar,ik dhe falu me bythe perpjete mu ne mes te Tiranistanit,se nuk je i kualifikuar ty ta konsiderosh veten pasarrdhes te nje populli tjeter me emra,bese,identitet tjeter,kaq e thjeshte nuk mund te behet pyetja.
    Greqia qe ka Patenten qe quhet e Lashte dhe vetem ajo quhet e tiille se te tjerat,ose ishin mbi peme ose ishin Kooperativa si ato te Afrikes.
    Zoti krijoi Greqine para Ariut dhe Turqine mer debil,Andon Zaho Cajupi e tha per ju dhe jo per Greket qe kane ketu qe nga koha e Majmunit.

    1. kd says:

      Keto “greket”e sotem kane Patenten e byqimllikut dhe paraziteve e asgje me teper he se harrova dhe ate te jevgjiteve te dekumentuar bile ne kronika

  6. Alban Hamzai says:

    Per “Mentarin” e te tjere qe kane mente e tij:Ja cfare shkruan Faik Konica:”Armiqte e Shqiperise jane shqiptaret e jo te tjere.A ka gje me te turpeshme ,me te ulet se historia e ketij kombi qe, per pak para te qelbura ,shet mish njeriu ne cdo lufte”(Albania 1,1897).””Njeriu eshte me I lig se egersirat, por kur shoh shqiptaret e Stambollit me vjen te them qe eshte me I lig se gjarperi e miu”(leter drejtuar N.Nacos);”Ne syte e Evropes se qyteteruar jemi te prapambetur e asgje me shume”(vepra ,fq.213);nje e thene latine e ndryshuar pak:”Albanus Albano lupissimus-shqiptari per shqiptarin eshte ujk e shkuar ujkut”…

    1. kapterri says:

      Konica fliste pikerisht per shqipfoles si puna jote o Hamza koqja per njerez sahanlepires inferior qe per 5 aspra shesin b….. dhe ketu ne kete forum gjen plot

  7. Alban Hamzai says:

    Drejtuar Kapterrrrit!Ja cfare shkruan Konica per shqiptare si ti (dukesh dhe nga fjalori qe perdor):Shqiptaret honxhobonxho jane te tmarshem per mizori e kapadaillek.(Albania 10,1898)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje