Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare gazetari Agron Bala

15 Janar 2016, 15:52Kulturë TEMA

Është ndarë nga jeta mëngjesin e së premtes gazetari dhe pedagogu Agron Bala.

Shkaku i vdekjes ka qenë një sëmundje e rëndë të cilës nuk mundi t’i shpëtonte.

Aktiv në media që në fillimet e saj pas vitit 1990, kontributi i Agron Balës ka qenë i vlefshëm në disa radio dhe televizione që në hapjen e tyre.

Së fundi, në aktivitetin e tij ka ushtruar edhe detyrën e pedagogut në Universitetin e Tiranës.

I njohur jo vetëm si gazetar, profesor Bala ka patur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi,pedagog dhe shkrimtar.

Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe janë përgatitur nën kujdesin e gazetarit. Ndër to pëmendim dokumentare për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën etj.

Që prej vitit 2006 ishte autor i programit 7X7 në RTSH. Ndërsa përsa i përket  krijimtarisë letrare publikoi  dhe dy romane.

Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës.  U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, për degën gjuhë letërsi. Më pas mbaron studimet për gazetari për mos t’iu ndarë botës së televizionit dhe shkrimit.

13 komente në “Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare gazetari Agron Bala”

  1. Altin says:

    I nderuar qofte kujtimi. Ngushellime familjes.

  2. Arian Borici says:

    Ngushellime familjes Bala

  3. XUME PROTOPAPA says:

    Vehbiu (I ati – poet njohur dhe professor I Kadarese e Agollit ne Liceun e Gjirokastres) nuk te priti kaq shpejt o Goni I Rusit te Vogel !
    Na mbushe me trishtim me kete ikje te befte. U prehesh ne paqe e te qofte sa me I lehte dheu qe do te te mbaje.

  4. Dorina says:

    I nderuar qofte kujtimi i tij! Nuk ka se si te jete ndryshe, ai eshte djali i profesorit te nderuar VEHBI BALA. Nuk thone kot: “Beme baba te te ngjaj”

  5. shqip says:

    Ngushellime familjareve te gazetarit.

  6. zhaneta Spaho says:

    Ngushellime te ndjera per shokun tone plot humor te fakultetit qe u nda kaq shpejt nga jeta te cilen e donte aq shume!!! I perjetshem kujtimi yt Goni, do te te kujtojme e do te te kemi mes nesh me kujtimet e bukura qe kemi nga koha e shkolles!! Ngushellime familjes

  7. GJYLBEGU says:

    Zor se ka me t’harru Shkodra profesor. Faleminders për çfar na dhurove e pushofsh n’paqe me muziken e engjujve ? ?

  8. aureli says:

    U prefsh ne paqe profesor

  9. Ilir Kaduku says:

    Personalisht kam humbur nje mik te femijerise, rinise dhe deri ne ditet e fundit te jetes se tij modeste.. Familja Kaduku ka humbur njeriun e afert dhe djalin e mikut te vjeter te familjes, Prof. Vehbi Bala. Ngushellimet me te sinqerta familjes Bala ( gruas, dy motrave dhe te gjithe te afermeve dhe dashamiresve te Gonit te dashur e te paharrueshem ).

    Perulem me respekt e nostalgji.

    Ilir Kaduku

  10. qytetari B says:

    Ne radhe te pare ngushellime familjes. Nuk e dija qe Agron Bala ishte i biri Vehbi Bales per te cilin kam respekt per poezite e tij dhe ate vet. Dikur , ne rrethin letrar te asaj kohe, ne nje takim me Vehbiun, me kujtohen dy vargje qe na tha se si e ksihte nisur te shkruarit e poezise; O milet; o milet, hyri dielli ne folet… Ne nje emision 7×7 Agroni kishte thirru Mesila Doden. Me erdhi jashtezakonisht keq qe nuk e kundershtoi kur Mesila u shpreh me fjalet; Gjithe filmat dhe kenget e para viteve 1990 duhet te fshihen nga kujtesa, duhet te shuhen ! dhe me duket se Mesila ishte drejtoreshe e RTSH a dicka e tille. Megjithate Agron Bala dukej se nga rridhte, njeri i qete, i arsyetueshem dhe besoj dhe i sinqerte se nuk e kam njohur nga afer vetem nepermjet tv. I pa harruar kujtim i gazetarit Bala!

  11. Elena says:

    Gjithmone do te na mungoje Agroni Udhetim te qete pran Zotit miku im

  12. Tunë Berisha says:

    I madhi Gazetar Zotri Agroni!
    Ne zemrat dhe mendjet tona, ne perjetesi do te mbeteni i kujtuar dhe i nderuar! Lum Nëna qe te lindi dhe toka shqiprtare qe te rriti! Dhasht zoti e nenat shqiprtare lindshin shum djem dhe vajza sikur ju zotri i madh Agroni! I leht te qoftë dheu dhe gjithmon e qmuar vepra e jote!

  13. Naim Borici says:

    Ngushllimet tona per ikjen para kohe te Agronit,djalit te nje nga familjet ma te vjetra e ma intelektuale te qytetit te Shkodres.Pushofsh n`paq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje