Një qytetar britanik është surprizuar nga ajo që ka gjetur në kutinë ku duhet të ndodhej një Samsung Galaxy S6.
Pas rinovimit me kompaninë celulare ai kishte porositur telefonin, por në vend të tij i erdhi një kuti me konserva peshku.
“As nuk dija çfarë të thoja kur e hapa kutinë”- tha 23 vjeçari, Greg Cundill.
“Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin se di pse e kanë vendosur aty”-shtoi ai ironikisht. Kompania që kryen transportin është duke e hetuar rastin, shkruan The Sun.
Gregu shtoi se ishte pak i nevrikosur se si pagoi 56 paundë vetëm për transportin e këtyre peshqëve.
Cenduri !
Shqiptaret kerkojn lumturine ke Telefonat ,
qe monstrat hedhin ne treg her pas here ,per viktimat e tyre .