Dyshimet: Ja pse u vra në pritë fatorinoja i autobusit në Krujë

20 Janar 2016, 13:18Kronika TEMA

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Krujë.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur shtetasi Fatmir Pula, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar.

44-vjeçari punonte faturues autobusi në linjën Kamëz-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së martës ne fshatin Nikel, teksa 44-vjeçari ishte duke u kthyer i vetëm për në banesën e tij, raporton Vizion Plus.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se vrasja e tij ka qenë e organizuar dhe ai ndiqej prej kohësh nga ekzekutorët, të cilët kishin ngritur edhe priten ne orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Policia po punon në disa pista për zbardhjen vrasjen e Fatmir Pulës.

Një nga pistat lidhet është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së vëllait, i cili është polic në Komisariatin e Krujës.

Ekspertët po verifikojnë nëse vëllai i 44-vjeçarit të vrarë ka pasur ndonjë përplasje apo konflikt gjatë ushtrimit të detyrës së tij si efektiv i policisë.

4 komente në “Dyshimet: Ja pse u vra në pritë fatorinoja i autobusit në Krujë”

  1. Pilo Lala says:

    Pabesija, kjo eshte aresyeja e vrasjeve ne Veri.

  2. enter"" says:

    Duhet nje diktature e forte ne Shqiperi…

  3. korrupsioni lulezon says:

    Vazhdoni vrisni sa te mundeni njeri trjetrin pasi profesion e keni vjedhejen vrasjen dhe genjeshtren.Nuk ka shtet dhe ska per te patur me ato njerez .

  4. Rigoni says:

    Cou o Enver nga varri se populli po vret vetveten.Vetem ti e ben ZAP kete fare mileti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje