Pranga 24-vjeçarit, dhunoi me sende të forta një vajzë të re dhe gjyshen e saj

20 Janar 2016, 09:13Kronika TEMA

Policia ka arrestuar një shtetas i cili ka hyrë me dhunë në një banesë dhe ka  goditur me sende të forta një vajzë dhe gjyshen e saj.

I arrestuari është 24-vjeçari Ergest Palloj, banues në fshatin Poloskë (Devoll). Për motive të dobëta ai ka hyrë me dhunë në banesën e 24-vjeçares me iniciale M.N., duke shkatërruar dyert e banesës e disa orendi shtëpiake, si dhe ka goditur me sende të forta të renë dhe gjyshen e saj, 84-vjeçaren me iniciale V.Z.

Të dhunuarat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje