Plagosja e Artan Gjermenit rrezikon të mbyllet pa autorë, dëshmia e rojës së pallatit

20 Janar 2016, 10:24Kronika TEMA
Plagosja e Artan Gjermenit rrezikon të mbyllet pa autorë, dëshmia

Plagosja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni, rrezikon të mbyllet pa autorë krimi. Kjo pasi i plagosuri nuk bashkëpunon me grupin hetimor dhe i qëndron versionit të vetëplagosjes aksidentale në garazhin e makinës. Edhe pse kjo alibi i ka rënë prej ditës së hënë me prova dhe dëshmi nga familjarë, roja i pallatit dhe persona të tjerë të shoqëruar, përfshi ekspertimin e mjekëve.

Policia e Tiranës i kaloi dje dosjen Prokurorisë për veprën penale “plagosje me dashje”, por pa autorë. Nëse edhe më tej nuk gjenden prova të mjaftueshme, atëherë brenda një kohe të shkurtër dosja mund të pushohet pa autorë, raporton Dita.

Policia është e bindur se gjyqtari nuk thotë të vërtetën mbi plagosjen dhe fsheh diçka, duke lënë të kuptohet se ngjarja nuk lidhet me detyrën, por për probleme personale.

Ai nuk ka ndryshuar dëshmi, duke kërkuar që hetimet të mbyllen si vetëplagosje aksidentale. Burimet thonë se krahas relacionit të ngjarjes dhe raportit të mjekëve të QSUT-së , në dosje janë administruar edhe disa dëshmi, të pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni.

Në mesin e personave të pyetur, burimet thonë se është edhe djali i gjyqtarit Gjermeni, i cili ka firmosur procesverbalin e sekuestrimit të shumës prej 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja që janë gjetur në kroskotin e makinës, me të cilën gjyqtari ka shkuar në spital.

Në dosje ndodhet edhe dëshmia e rojës së pallatit, i cili mohon versionin e gjyqtarit Gjermeni, i cili pretendon se është dëmtuar në garazhin e pallatit.

Ky version është përforcuar edhe nga këqyrja që i është bërë garazhit, ku policia pretendon se nuk ka gjetur ndonjë gjurmë gjaku.

Gjithashtu në dosje janë administruare dhe dëshmitë e 4 personave, mes tyre një gjyqtar dhe tre individë të ndryshëm, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se “nëse gjyqtari Gjermeni nuk bën kallëzim për plagosje, si dhe policia nuk sjell ndonjë provë tjetër që ndryshon versionin e gjyqtarit për ngjarjen, dosja penale do të pushohet dhe nuk do të ketë ndjekje penale”.

Sipas procedurave ligjore, hetimet për një ngjarje të tillë, kur personi është zyrtar apo funksionar, mund të zgjasin deri në tre muaj dhe mungesa e provave bën që hetimi të pushohet deri në një moment të dytë kur gjendet provë e re.

7 komente në “Plagosja e Artan Gjermenit rrezikon të mbyllet pa autorë, dëshmia e rojës së pallatit”

  1. durresi says:

    ça thu re!!?!!!! Ai po fsheh nje krim dhe po ben kallzim te rreme. Jane ne vete keto apo jo.

    1. Pilo Lala says:

      Urime te metejshme Prokurorise dhe Gjykates, qe krahas Fullanit, 21 Janarit, Gerdecit, Imamit, Mediut, Rulit, Ilir Metes, rrjeshtoi edhe nje te pafajshem tjeter, Gjyqtarin Gjermeni.
      Kjo gjwe e mbush me shprese Shqiptaret, qe Drejtesia eshte ne rruge te drejte, por Edi Rama kerkon ta prishi.

  2. shefi says:

    Si te bashkepunoj ky? Ku ka drejtesi ne Shqiperi? Ku ta kerkosh te drejten ketu?
    CUDIRA SHQIPTARE.
    JETA ESHTE QEJF.

  3. asd says:

    Ndiqni parate dhe do ta gjeni Gjermen lepurin … se ku fle.

  4. Geri says:

    Mire mo mire, mos bashkepunoje per plagosjen, por prokuroria te hetoje cne ky njeri qe leviz me 20.000 euro ne makine. Policia ta mbikeqyre per plagosjen se keshtu si e ka nisur zoteria, heren tjeter nuk do jene kater thika, por kater plumba. Te pakten policia ta ruaje qe te kape autoret.

  5. Albannnn says:

    Denojeni per “tentative vetvrasje” dhe hiqini te drejten e gjykimit “si i paafte menderisht”….keshtu behet shteti jo me “mbaruan afatet”…Kjo eshte reforma ne drejtesi…Ligji eshte .Nuk zbatohet ….

  6. Genti35 says:

    Une mendoj qe garazhdi te denohet me burgim ose arrest shtepie, e c’jane keto traplleqe. Po pse je kaq i trash o Artan, kujton se policia dhe populli se kupton qe po ja fut pordhes. Po po sdo qe te kapen ata qe te plagosen, ska gje mos trego, veten marrsh me qafe. Te pakten kur te hash nje plumb kokes, behu burre e trego kush te coi ne gop te sateme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje