Ka fituar 3 çmime Golden Globe, disa çmime Bafta dhe dhjetra çmime të tjera ndërkombëtare, por ende nuk ka fituar çmimin më të lakmuar: Oscar.
Për Leonardo DiCaprion është kthyer tashmë në një fiksim ky çmim, aq sa ka pranuar të kryejë sprova mbinjerëzore në filmin e tij të fundit, vetëm e vetëm për të marrë çmimin e “mallkuar”.
“The Revenant” ka nesër premierën e tij botërore dhe do të transmetohet edhe në kinematë shqiptare.
Tashmë me rolin e tij në filmin e regjizorit Inarritur, DiCaprio ka fituar tashmë një çmim Golden Globe dhe është nominuar për Oscar.
Kritikët thonë se kjo është hera e duhur për të.
Fillimisht ai u nominua për Oscar në vitin 1994 dhe më pas në 2005 me filmin e famshëm “Aviatori”.
Nominimi i tretë erdhi në 2007 për filmin “Diamantë të përgjakur”, por edhe atë radhë Oscari nuk shkoi në duart e tij.
Filmi “Ujku i uoll Strit” në 2014 u duk se ishte i duhuri, ai që do t’i jepte çmimin e shumëëndërruar.
Por edhe atë radhë Leo nuk fitoi dhe interneti shpërtheu në meme duke ironizuar me të.
Për të ky është nominimi i pestë.
Daily Mail ka publikar disa prej detajeve të përgatitjes së filmit.
Leo DiCaprio ka rrëfyer se zgjohej çdo ditë në 3 të mëngjesit për t’u përgatitur.
Kryenin 4 deri në 5 orë përgatitje para se të nisnin xhirimet, që janë bërë me dritë natyrale diellore.
Ai ka ndenjur me orë të tëra duke bërë makijazhin e plagëve.
Shpesh është larë me ujë të ftohtë pasi kanë fjetur në tenda në mes të xhunglës dhe ka rrezikuar hipoterminë kur është futur në ujërat e akullta.
o Leo o Bos
Film i bukur, mos e lini pa par.
“The Revenant” dhe jo “The Renevant”!
Dhe dicka tjeter, ne artikull kur emrat dhe fjalet e huaja i shkruani sipas origjinalit, psh, Oscar, Leonardo DiCaprio, Golden Globen, Daily Mail, etj apo i perktheni ne shqip si “Aviatori” dhe “Diamante te pergjakur”, duket me pas nje perkthim teper qeshrak ne “shqip” i titullit origjinal “Wolf of Wall Street” ne “Ujku i uoll Strit”!!!!!!
nuk osht tip qe merr os-kar ky Leo
,jepini Os-pidhin!
ate po!
ca premiere boterore flasin keta kur filmi ne amerike ka plot 10 dite qe ka dale ne gjithe kinemate
Une kam 1 muaj qe e kam pare online
Te lumte byca e vogel o pirat
Filmi nuk transmetohet por shfaqet në kinema. Ai e ka luajtur këtë rol në tajg dhe jo në xhungël.
Di Kapriolen nuk është identifikuar nivelit për Oskar, ndoshta e merr më vonë për karrierën. 70, 80 vjeç.