Astrit Patozi: Raportet Rama-Meta, poshtëruese dhe qesharake. Karakteristikë e organizatave mafioze

22 Janar 2016, 12:00Politika TEMA

Deputeti democrat Astrit Patozi, thotë se raportet Rama-Meta janë qesharake dhe poshtëruese.

Sipas tij, sjellja e tyre është karakteristikë e organizatave mafioze.

“Raportet e partnerëve të koalicionit qeverisës me njëri-tjetrin, por dhe me publikun, janë katandisur në qesharake dhe në poshtëruese. Publiku nuk di sot nuk di se për çfarë bien e nuk bien dakord Rama me Metën, por sa herë takohen, çfarë hanë darkë dhe sa i buzeqëshin e sa herë i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit. Dhe kjo nuk është karakteristikë e partive politike serioze euriopiane, por karakteristikë e organizatave mafioze”, thotë Patozi për ABC.

Patozi thotë se një konflikt i tillë i ashpër do të ishte i dëmshëm edhe për qeverisjen në Suedi apo Danimarkë dhe jo më për një vend si Shqipëria ku, siç thotë ai, keqqeverisja mjafton dhe pa konfliktin mes partnerëve të kalicionit dhe këtë e vlerëson disa herë poshtëruese për publikun dhe marrëdhënien që politika duhet të ketë me të, por jo vetëm.

“Është poshtëruese dhe për vetë partitë politike, PS dhe LSI që debatin mes e tyre, nëse kanë, e kanë reduktuar tek konflikti apo pajtimi i dy personazheve”.

Ndërsa qesharakja e marrëdhënieve Rama-Meta, ai thotë se arriti kulmin të mërkurën, pak orë para darkës mes tyre, me deklaratën anti-qeveri të Luan Ramës dhe dhe mohimin e kolegut nga Petrit Vasili.

“Sepse unë nuk mund të besoj kurrë që ka dy LSI: një e Luan Ramës e një e Petrit Vasilit. Ka vetëm një LSI dhe ajo është në rresht e udhëhequr dhe e drejtuar nga Ilir Meta dhe gjithçka ndodh në parti është me porosi dhe urdhër të Ilir Metës. Dhe kjo e bën akoma më të nderë rapottin në koalicionin qeverisës dhe unë i qëndroj bindjes sime që kjo qeveri ka rënë, qoftë dhe për faktin se partnerët e koalicionit janë në marrëdhënie mafioze me njëri-tjetrin”.

Janë rrethana që prej kohësh kanë diktuar domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme, deklaron ai.

“Sinjali për zgjedhje të parakohshme u dha që në deklaratën jashtë çdo logjike politike të Ilir Metës në Skrapar. Që aty vendi duhej të kishte hyrë me shpejtësi në zgjedhje të parakohshme dhe sot duhej të kishim dalë prej tyre. Meqë nuk jemi vend normal prapë se prapë kjo nuk do të thotë se nuk ka shpresë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen. Ato janë të domsodoshme qoftë dhe për ata që u rropatën duke u pajtuar apo zënë me njëri-tjterin nëpër dreka darka apo takime tete a tete”.

Por a është opozita shpresë?

“Opozita është gjithmonë e vetmja shpresë. Sado e pakët, sado e paorganizuar apo e papërgatitur të jetë opozita, që nuk është ky rasti, pushteti është i degraduar dhe këto takime dhe marrëdhënie qesharake dhe poshtëruese mes dy partnerëve të koalicionit e bën të domodoshme nevojën për zgjedhje të parakohshme”.

Partia Demokratike po kërkon prej kohësh zgjedhje të parakohshme të cilat sipas saj duhet të përgatiten nga një qeveri teknike.

8 komente në “Astrit Patozi: Raportet Rama-Meta, poshtëruese dhe qesharake. Karakteristikë e organizatave mafioze”

  1. Kritiku says:

    Dje u publikua nje paçavure e “Kodres-mbas-Bregut” dhe sot po nje paçavure tjeter por nga Patozi. Kujt i duhen keto shkrime te injoranteve dhe bashke-kriminelet e PD-se?
    Perse beni propaganden e PD-se, kesaj partie fashiste?

  2. Urimi says:

    Se sa te rrezikshem jane keta kreret e PD-s e deshmon edhe kjo deklarat e patozit qe duke e paraqitur Meten si viktime te Rames se kinse ai do ia beje gropen ky tenton qe ti ndaje nga koalicioni dhe qe vet te futet me cilin do vetem qe te vije ne pushtet dhe te shpetoje kupolen e krimit qe duhet te gjykohet se shpejti per shume gjera nje nga te cilat eshte edhe vrasja e 4 qytetareve ne shesh.

  3. kuq e zi says:

    kurse ajo 2009-2013 ishte aleance e perendise
    z.patozi tka ik fare zeri cu be me ate partine tende zbret dot baca nga kali????
    shqiperia ka nevoje per nje opozite ke bole te marresh partine apo pa dek baca ska ndrrim kursi….
    por edhe atehere ai do vendose se do e le me goje kush do e pasoje
    mjere ju mjere ne

  4. timo says:

    Qeveria ka” rënë” ndërsa ju qëndronkeni në “këmbë”. Ha ha ha… O të shkretët ju! Keni rrjedhur që të gjthë, me të vjetër dhe të rinj, duke filluar nga i moçmi Sali.

  5. Ujku i zi says:

    Ne fakt marredhenet ne organizatat mafioze karakterizohen nga respekti dhe frika (ndonjehere).

  6. agron says:

    Po kur Meta ishte me Salen ne koalicion cfare mund te thote ky klloun i Sales??

  7. Gladiatori says:

    Ore per nje gje bej çudi !!!Si nuk doli nje gazetar te thote,aq sa thote kjo manekina !!!

  8. petraq says:

    i sherben akoma kthimit te ali bej kelcyra.anadollaku vrases shqiptar,nuk e ben dot se je zbuluar.ne demokraci esjte populli ne fuqi ashtu sikunder ishte ne kohen e partise [punes te xhaxhit e juve nuk ju beson se jeni nje grusht hajdutesh me prejardhje hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje