Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn, por...

24 Janar 2016, 09:37Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka siguruar prova të forta për agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i cili u arrestua me akuzën e shitjes së përgjimeve sekrete te bandat kriminale. Katër ditë pas arrestimit të punonjësit të SHISH­it, i cili përgjigjej për zonën e Fierit dhe Vlorës, në sektorin e luftës kundër drogës, Florian Bushi, mësohet se ka pranuar njohjen me shtetasin Ilir Memushaj.

Pikërisht këto të dhëna, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes, Ilir Memushaj, i ka marrë nga punonjësi i SHISH-it.

Memushaj pritet të merret në pyetje në lidhje me materialet e gjetura në telefonin e tij. Punonjësi i SHISH­it, Florian Bushi, tashmë i arrestuar dhe avokati i tij, Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste, i kanë mohuar akuzat në gjykatë.

Por prokurori i çështjes, Besnik Muçi, ka arritur ta bindë gjykatën me provat e gjetura në telefonin e Ilir Memushajt, pas arrestimit të tij në lidhje me vrasjen e Denis Kasajt.

Po kështu, prokuroria bëri me dije para gjykatës se dokumentet e nisura me “Viber” nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por me ekspertizë janë rikuperuar.

Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale që tregojnë se raportet e përgjimit e të vëzhgimit të Denis Kasës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit.

Pas arrestimit të Ilir Memushajt nga Vlora, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e ndodhur në Mbrostar të Fierit, punonjësi i SHISH­it kishte fshirë nga kompjuteri gjithçka, përfshi edhe dokumentet sekrete që kishte shitur.

Por materialet në fjalë u gjetën e u rikuperuan, pasi në telefonin e Ilir Memushajt u gjetën fotografitë e raporteve sekrete të SHISH­it që ishin nisur nga inspektori.

Florian Bushi mësohet se ka pranuar njohjen me Memushajn, por ka hedhur poshtë akuzën se i ka dërguar ai dokumentet sekrete në telefonin e të arrestuarit për vrasje. Nga ana tjetër, prokuroria ka dyshime se për shkak të njohjes dhe kundrejt pagesës,

Florian Bushi i ka shitur Ilir Memushajt të dhënat në lidhje me përgjimin e Denis Kasajt. Natën e vrasjes, më 7 janar 2015, ka rezultuar se Ilir Memushaj ka ndjekur makinën ku ndodhej Denis Kasaj me dy miqtë e tij dhe më pas i ka zënë rrugën asaj, duke i krijuar kështu mundësi atentatorëve ta qëllonin mjetin pasi kishte ndaluar, raporton Panorama.

Besohet se Memushaj ka qenë pjesë e një grupi rival me Denis Kasajn, i cili përgjohej që pas hyrjes në Shqipëri, në dhjetor 2015, në lidhje me veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

8 komente në “Agjenti i SHISH, pranon njohjen me Ilir Memushajn, por…”

  1. Astriti says:

    Po eno bushi nuk ka nuk la leke ta nxjerri kesaj radhe po leket qe. nxorri ne prite jane prishur keta plehra meritojne shume po kesaj radhe kane Rene atje ku duhet

  2. Tomorri says:

    Mjera ti moj shqiperi ne dore te kujt ke rene dhe ne dore te kujt do te bjeshe se shpejti.Popull ngrihu dhe detyro Edi Ramen te beje detyren qofte edhe me çmim te shtrenjte,ndryshje nuk do te kete me shqiperi po qe se bje edhe nje here ne dore te klanit te tropojes te drejtuare nga Salki kremineli dhe Super antishqiptari Elez biberaj qe po punon forte nen rrogoz per te eleminuare shqiperine tone.

    1. adi says:

      tomorr
      thjesht per te te qetsuar dhe e di qe mbasi te lexosh do e ndjesh qe gjerat nuk jane keq sa i thua ti.

      ky zoteria avokatin qe e mbron e ka vella.
      dhe ky avokati eshte njekohesisht jurist i partise socialiste qe detyrimisht e ben te afert me edi ramen.

      a kupton z.tomorr tani qe gjerat nuk jane aq keq sa i mendoje ti???????????

  3. Kellira says:

    James Bondi nuk di ku te rrije tani.
    Keq ne burg, hall jashte burgut…

  4. Tajari says:

    Me zente damllaja mua me keta agjente te SHISH-it! Njeri me kot se tjetri!

  5. miu says:

    Florian Bushi. ….., Eno Bushi. …..?! Çudi?!

  6. Everest USA says:

    Oficeret e SHISH jane per te marre informacion lidhur me aktivitetin e grupeve kriminale, JOoooo per te shitur informacionin te keto grupe kriminale te cilat jane shtuar e fuqizuar me ardhjen e PS ne pushtet TURP..
    Do doja shume te ndihesha krenar per Institucionin Inteligjent te vendit tim por me palaco si ky faqeziu ndiej te kunderten.
    Si mund te punoje nje oficer i ndershem me njerez si ky??!! Do ta shesin te grupet kriminale, do ta nxijne duke e perbaltur me qellim qe larot si puna e ketij te dalin gjithmone burrat e paster e ite ndershem te nstitucionit.
    Nqs ai killeri do te ishte spiuni i ketij do te ishte parandaluar vrasja por kur oficeri shendrrohet ne nje spiun i rendomte i nje killeri fillojne vrasjet rrugeve si ne siri.
    Drejtori i SHISH duhet te drejtoje institucionin dhe jo flere gjume duke u tallur disa zuzare ose te iki eshte me e ndershme te pranoje qe nuk mund ta drejtoje dot ate institucion.

  7. Korcari says:

    Kta agjente te SHISH qe shesin informata ne ca kriminiele te rendomte, imagjino cfare ju shesin agjenturave te huaja (jo se do humbim ndonje gje se ne te humbur qe te humbur jemi).. Ne kohen e xhaxhit ky do ishte me litarin kollaro ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje