Le të vendosim në radhë lajmet e fundit që janë raportuar për Putin nga mediat perëndimore.
Javën e kaluar u akuzua në Britaninë e Madhe si urdhërues i vrasjes së spiunit Litvinenko, një hetim i nisur pa asnjë provë gjyqësore, dukshëm politik.
Tashmë nga SHBA vjen një tjetër silur drejt Putinit, por domethënës është fakti se ka qenë BBC që shpërndau lajmin.
Gjatë një emisioni televiziv ka qenë ministri i Thesarit të SHBA-ve që ka akuzuar Putinin se “është i korruptuar” duke thënë se Amerika e di këtë gjë prej vitesh.
Natyrisht BBC ka cituar një zë “të brendshëm” rus por pa dhënë identitetin.
Sipas zyrtarit amerikan Putin ka marrë një dhuratë nga Abramovich.
Bëhet fjalë për një jaht me vlerë 35 milionë dollarë.
Brenda një jave Putin është akuzuar si vrasës dhe më pas si i krruptuar.
Mungon vetëm akuza për pedofili.
Sinjale që intepretohen si të shtënat e topit në një luftë asimetrike.
SHBA duket se po përshpejton kohën e kërkesë së llogarisë nga Putin.
Loja e vërtetë nuk po luhet në Moskë por në Uashington.
Në 15 vitet e fundit politika e jashtme amerikane është dominuar nga shkatërrimet dhe destabilizimi i vendeve të tjera.
Marrim shembull këtu Afganistanin, Irakun, Tunizinë, Egjiptin, Libinë dhe së fundmi Sirinë.
Por së fundmi në SHBA krahu i moderuar duket se ka gjetur forcën për t’u rebeluar duke dalë kundër politikës amerikane në Siri.
Është një pjesë e amerikanëve që vërtet duan të mbyllin llogaritë me Shtetin Islamik.
Është e njëjta Amerikë që ka rregulluar raportet me Iranin dhe duket se ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë me Putin.
Sekretari i Shtetit John Kerry tha javën e shkuar se ekziston mundësia për të hequr sanksionet ndaj Rusisë.
Duket se administrata po i zgjat dorën Rusisë për të rregulluar marrëdhëniet, por një pjesë e amerikanëve komplotojnë pas shpine për prishjen e imazhit të Putin.
Pyetja që shtrohet është: Çfarë po ndodh realisht në Uashington? Dhe çfarë do të bëjë Obama, a do të mundet të korrigjojë, të paktën pjesërisht, gabimet e bëra deri tani?
Duhet parë, javët e ardhshme do të jenë vendimtare./Përgatiti Amarildo Lumani
Me nje fjale zoti gazetar nuk mund ta besoj qe Putin mund te jete i korruptuar.
Edhe per pedofil eshte akuzuar.
Lexo se cfare shkruajne te tjeter,mos lexo vetem shkrimet e tua.
i vetmi qe do shpetoje boten dhe kristianizmin nga nje pushtim katastofik i shba-se ….putin
Mos ma vini re se kam rrjedhur
Byrazera si ju duket artikulli, u preket? Ka lezet kur gjerat thuhen troc, apo jo.
Ah sikur te ishe sadopak edhe drejtshkrues I shqipes.!I thua vehtes edhe gazetar…