Artur Zheji: Rama s’mund të vihet në diskutim, Blushi fshihet pas hijes së tij

28 Janar 2016, 10:21Politika TEMA

Artur Zheji thotë se Edi Rama nuk mund të vihet në diskutim si kryetar i Partisë Socialistë.

Sipas Zhejit, edhe pse për Ramën mund të ketë shumë kritika, ai ka arritur të fitojë dy palë zgjedhjet e fundit, kështu që nuk ka nevojë për diskutime.

“Sot Edi Rama ka shumë kundërshtarë të natyrshëm. Është Kryeministër dhe kryetar i Partisë më të madhe shqiptare. Përpos kësaj, Rama, ka “imponuar” një grup të vetin, sot gjithmonë e më i pushtetshëm, në kupolën drejtuese të kësaj partie dhe të qeverisjes. Duke e ngjyrosur PS-në simbas stilit të vet dhe personalitetit të vet, të cilin ca e mbiquajnë karizmatik dhe ca të tjerë e urrejnë. Por edhe këtu s’ka asgjë të re, në lidhje me dashuritë dhe urrejtjet me të cilat rrethohen pushtetmbajtësit e çdo kohe.

Sepse ambiciet e kryetarit aktual, kush nuk i ka nuhatur deri më tani, janë shumë më të mëdha, sesa maja e ajsbergut të atyre që duken.

Është e qartë që Rama, kërkon të gdhendë “markën” e tij, në palcën e logos së kësaj partie. Pra, jo thjesht si një fenomen kalimtar, por si një rindërtues dhe dominues fuqiplotë i kësaj force politike. Duke kërkuar hiç më pak se sa një simetri, me strukturën e partive të tjera konkurrente. Të cilat, vlen që ta kujtojmë, drejtohen edhe ato, përtej formës, në mënyrë vertikale.

Personalisht mund të kem shumë arsye për të qenë kritik me bilancet e krisura si qelqe, të qeverisjes së kësaj Shumice, porse në betejën e brendshme politike, edhe sot që flasim, Partia Socialiste nuk mund ta diskutojë seriozisht postin e Kryetarit të saj, kryeministër dhe dy herë fitues të njëpasnjëshëm të zgjedhjeve, 2013 dhe 2015.

Zgjedhje të fituara pa ngërçe të mëdha, me një aleancë inteligjente dhe bollshëm”, shkruan Zheji për Mapo.

Në lidhje me rivalin e tij Ben Blushi, Zheji shkruan se ai fshihet ende pas hijes së Ramës.

“Në logjikën e ngushtë të interesave partiake, Partia Socialiste ka ende nevojë për Ramën si kryetar të vetin.

Aq më tepër që Blushi dhe ca të tjerë që fshihen ende në hije pas tij, ligjërojnë vërtet mjeshtërisht, këngën e “Mjerimit Politik”, të mosrealizimeve të pritura të qeverisjes aktuale, porse mjerisht, janë vetëm komentatorë të shkëlqyer dhe tendenciozë dhe kaq.

Pa rekorde rezultatesh. Të pasprovuar në beteja direkte politike, ku duhet të marrësh plagë, të gjakosesh dhe të bësh realisht gjëra të prekshme. Qoftë edhe plot gabime për pasojë.

Thënë të gjitha këto, Blushi apo edhe të tjerë, ka të gjithë të drejtën sovrane të mos rrijë duarkryq. Por në të gjithë botën, tradita e sfidës së lidershipit bëhet në opozitë, ose mbas Humbjeve të forta Elektorale”, shkruan më tej Zheji.

8 komente në “Artur Zheji: Rama s’mund të vihet në diskutim, Blushi fshihet pas hijes së tij”

  1. e verteta says:

    Cmu desh qe lexova kete Virsusin LSI, ma ktheu mendjen per te verteten.

  2. Tani says:

    ZHeji duket qe ja ke fut kot. PS qendron ne pushtet jo se Rama di te qeverise apo eshte ndonje “koke” e mencur por thjesht sepse eshte me LSI. Koalicioni me LSI nuk eshte koalicion te majtesh, sic duhet te ishte, por thjesht pazare dhe numra. Sa per marken qe po le ne parti, keto mos na e thuaj se te shohesh frymen qe ka futur eshte nje pacavure. Nuk eshte kjo e majta e personave te zgjuar.

  3. gjyshi says:

    Ceshtjen Blushi e keni perkufizuar mjaft qarte disa kohe me pare. Synimi i tij misherohet me se miri ne shprehjen : Blushi ka nje enderr ne sirtar por sirtari nuk do i hapet kurre.

  4. Falmerajer says:

    Pretendimet e Blushit te kota. Me zgjedhjen e Erion Veliajt kryetar Bashkie e pa ti zhdukej enderra per “dhurimin” e postit te kryetarit. Vetem kritikon, nuk jep alternative. Asnjehere nuk ja mbajti te kandidoje ne 2009, megjithese vetem kritikonte.

    1. Albi_I says:

      E vertete, Erioni jep shume alternativa. Psh lejet qe i thote Rama ti firmose, ai i ben ne vend. Edhe projektet i ben fiks sic i do Rama. Samirat, Sandrat apo Carapulat i kenaqi me leke pa fillu mire punen. Po ashtu me median. Jep shume alternativa Erioni.

  5. spartakus says:

    Hera e pare qe degjoje zoti Zheji te flas mire.Eshte e vertete,se Rame ka dale fitues dy here ne zgjedhje qendrore dhe vendore,e per kete arsye nuk ka pse te hiqet nga detyre e kryetarit te Ps-te.Ben Blushi me ate euforine e tij, e ka enderr te behet kryetar partie,se keta nga Korça e kane pasion karjerizmin.Per mendimin tim Edi Rama e meriton te jete akoma kryetar i ps-te.Populli ka besim te Edi Rama si kryeminister,se ne te ardhemen do punoi me mshume,pasi pati shume veshtiresi ne drejtimin e shtetit,nga nje korupsion i papare ndinjehere ne historine e shqiperise.Vjedhje pa kufij,sa ata te pd-ke jane bere miljarder.Shpresa e tyre per te ardhur ne pushtet eshte vetem nepermjet blerjes se votes.Parane e kane dhe mund te blejne votues.Ndryshe ata nuk vijne dote ne pushtet,nga ato te zeza qe i ka bere Saliu ketij populli.

  6. ti biem drejt. says:

    me kete shrim tregoi integritetin e tije;pa moral.morali i tije eshte ti servilizmi,shikoni si i del nz mbrojtje nje here metes e tashti rames.ki ne nje komedi “sherbetori i dy zoterijve”.

  7. realisti says:

    Blushi si karrierist zgjohet çdo mëngjes me ëndërrën se duhet të bëhet kryetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje