Koreja e Veriut rikthen ankthin: Përgatitet të lëshojë bombën e frikshme

28 Janar 2016, 11:54Bota TEMA

“Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë me rreze të gjatë në fillim të javës së ardhshme”. Ky është alarmi që ka dhënë agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.

Ata kanë cituar një zyrtar anonim pranë qeverisë japoneze i cili i bazon këto pretendime në imazhet satelitore.

Sipas “Kyodo”, i njëjti burim deklaroi se raketa pritet të niset brenda një periudhe kohore prej një javësh. Pa dhënë shumë detaje nga imazhet satelitore, deklaroi vetëm se “ka shenja të përgatitjes për nisjen e një rakete”.

Më 6 janar të këtij viti, Peniani kreu testin e katërt bërthamor, një veprim që pritet të pasohet nga sanksione të reja nga Kombet e Bashkuara. Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një bombë me hidrogjen.

Pavarësisht kujdesit që tregojnë ndaj kërcënimeve të vendit komunist, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri të tjera nuk besojnë se Koreja e Veriut ka potenciale teknologjike për bombë me hidrogjen.

1 komente në “Koreja e Veriut rikthen ankthin: Përgatitet të lëshojë bombën e frikshme”

  1. tt says:

    Gazetari qesharake dhe dallkauke. Koreja e Veriut si vend i izoluar nuk kercenon askend, nuk ka sulmuar kerkend dhe nuk i shkon ne mendje te nis lufte me askend. Udheheqesi i saj, duke pare cfar ndodhi ne Irak, Libi, apo Siri – thjesht ka frike mos pesoj te njejtin fat si Sadami apo Gedafi. Nga L2B SHBA ka rrezuar mbi 40 rregjime dhe asnje nga keta nuk kishte arme berthamore. I gjithe tensioni ne Gadishullin e Korese krijohet artificialisht nga prezenca e Forcave Amerikane qe prishin balancen e forcave ne terren mes K.V dhe K.J – vetem po te largohen Amerikanet te dyja Korete do kene mardhenie vllazerore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje