Ish-drejtori i Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj, që është shpallur në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut, ka folur nga arratia në një intervistë për Neës 24.
Dalipaj ka thënë se është i pafajshëm dhe se natën kur ndodhi ngjarja ka qenë në Tiranë me familjarët e tij.
Sipas Dalipajt, ai ka prova filmike që provojnë sipas tij se atë natë ka qenë me familjarët e tij.
Dalipaj tha se policia e ka shoqëruar më parë për ngjarjen dhe pas 10 orësh e ka lënë të lirë për mungesë provash.
Ai tregon se u ndalua ditën e ngjarjes, pas orës 24:00 në Durrës, teksa çonte Denis Shtrazën në shtëpi.
Sipas Dalipajt, provat kundër tij janë fabrikuar nga Policia e Shtetit.
Ditën e djeshme ish-polici u shpall në kërkim, pasi sipas Prokurorisë ka prova se është i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut.
Prokuroria tha se ndaloi pas ngjarjes Denis Shtrazën e arrestuar dhe Ervin Dalipajn që lëviznin me një mjet, dhe aty u gjendën gjurmë gjaku që korrenspondonin me viktimën.
“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen isha në një lokal i ish oficerit ish koleg gjatë gjithë ditës kam qenë në tiranë me të afërmit e mi me familjen, e verifikueshme me telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe dhe me qelizat e telefonit”, shprehet Dalipaj.
Sipas Dalipajt, akuzat janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë.
Ish-funksionari i policisë sqaron se me Denis Shtrazën, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, ka marrëdhënie shoqërore.
Ervin Dalipaj konfirmon se nuk është larguar nga Shqipëria, por thotë se nuk do të dorëzohet në polici, pasi nuk ka besim.
“Shpallja ime në kërkim është tendencioze. Po kërkohem sikur jam terrorist i Parisit. Nuk dorëzohem se nuk kam besim te policia. Kam besim vetëm te prokuroria dhe gjykata”, u shpreh Dalipaj.
je i vetmi qe paske besim tek gjykatat e tek prokuroria…….
Po pse trembet valle ky oficeri i saliut kur e di veten se eshte i paster ne kete ngjarje?.
Patjater qe do te aplikohet Fenomeni Zagani! kaq per te qene
te bindur se Dalipaj eshte nje tjeter Zagan. Te presim !
Pse s’ka besim tek policia ky qerratai? Sepse duke qene vete polic e di ai se çfare ka bere. Tjetra, si ka mundesi qe new 24 e merr ne intervist dhe policia s’e gjene dot?! Talluni ore talluni me ate vend qe e bete han pa porta!
E o qelbesire.Di te vrasesh por di dhe ti fshehesh gjerat.Po te ishe i pafajshem nuk fshihesh si lepuri ne ferre.Ata qe thua se nuk ke besim te policia, dikush te ka mesuar,ndoshta Saliu yt.
Spartak, nuk duhet me e lidh gjithcka me Saliun. E keni ba bajate tu permend Saliun ne cdo rast !! Ma mire te shikojm keta qe jan sot, se nuk po na dalin ma te mir.
M’pelqen, kur ben analizen e ditektivit ! Si ditektiv Kosho.
Nuk kame per ta besuar,dhe kur nuk e besoj Ervinin e kam patur vartes,por edhe epror…..E njof si njeri te regullt,dhe korekt(por edhe si cun mami)mendoj se policia si gjithmon kur ka ngjarje te tilla,mundohet ti veje vegjen????kjo per interesa politike.Ky djal ka te drejte qe i trembet policise,se e di mire se cfare sajojne e shpifin,fabrikojne klanet mafjoze qe kane dale jashte kontrollit ne polici.Ai munde te kete njohje,me ata tipat,i ka lidhur puna,miqesia,familjariteti,apo dhe interesi,mbase ndonje krushqi,po kjo nuk perbene krim,as numeri i telefonit qe neve e shkembejme kudo,as shoqerimi me makine ditet mbas ngjarjes, qe keto te famshmit ish sigurimsa(qe kane pushtuar policine e shtetit)kerkojne ta paraqesin si prove????I kujtoj nje zoterie qe drejton ne kupolen e policise se rilindur,kur ishte shef ne nje Drejtori Policie,shoqeronte ca Arixhinje te kamur,me makinen e shtetit ,ai e dinte se kishin konfeksione,dhe se i gjobisnin rruge,por me te vertete ata transportonin droge nga Turqia per ne Durres,dhe keto fjale dolen mbrap po nga arixhinjte qe i jepnin 1 miljon leke shefit(nuk e di a e ka mare veshe super shefi)…….sa raste ka patur qe jane mare ne qaf ca individ,si rasti i atije shefit te krimeve ne Elbasan,qe doli nje fllucke,apo te tjere e te tjere.
Ato pamjet ne celular , tregoja ndonje tjetri ti…se vete na mesuat se celulari rri ne nje vend dhe pronari shkon ne nje vend tjeter….nuk haet me kjo, i doli boja , gjeni nje tjeter , ok ? Mund te jesh i pafajshem , nuk dua ta ve ne dyshim. Dorezohu dhe ler te behen verifikimet . Uroj te jete sic thua.
Meqenese paske besim tek prokuroria dhe gjykata,ateher dorezohu,sepse urdherin per arestimin tend nuk e ka dhene pol,icia,por e ka kerkuar prokuroria dhe mbi bazen e te dhenave te saj e ka miratuar dhe gjykata.Tashme je ne dore te tyre qe ti ke besim,perse kerkon te mbetesh nje i aratisur i perjetshem?
E kupton se sa jashte loje ke dale me kete deklaraten qe ke bere?Kerkon te fajesosh policine e te marresh me te mire ata,te cilet te kane vendosur prangat ne duar,por kjo nuk tregon se je i paster.Policija ka bere hetimin e ngjarjes dhe mbi bazen e te dhenave e ka percjelle dosjen ne prokurori,e cila mbasi e ka studiuar te ka “propozuar” per dekorim ne gjykate,e cila e ka miratuar “propozimin” per vendosjen e prangave ne duart e tua vrasese…
Bravo ! Tek Prokuroria dhe tek Gjykata duhet të besosh, se ato i ka Saliu i Viçidolit.
Qenka pa faj i shkreti.Po dorezou shpejt se kushedi behet reforma dhe lumi rrozga mer me vete.Nuk do mare krietarin tuaj Saluq.Shpejt o trim dorezou fundja dhe ne prokurori.He per he tonet jane.
Bravo! Mos u dorzo. Komunistet vdesin dhe nuk dorezohen. Mos e tradhto shokun Sali.