Frika nga Gjergj Bojaxhi (dhe Eduard Zaloshnja e Olsi Rama)

2 Shkurt 2016, 11:07Politika TEMA

Pak pasi Gjergj Bojaxhi njoftoi se do të krijojë një parti të re, në mediat pranë PD-së nisën spekulime të shumta në lidhje me faktin se kush e financon atë.

Edhe pse Bojaxhi është i djathtë, PD ka nisur sulmet ndaj tij, pasi beson se pas Bojaxhiut qendron Edi Rama.

Këtë gjë e ka pohuar sot organi zyrtar i PD-së, “Rilindja Demokratike”.

Kjo e fundit, nisur nga disa shkrime në portalet pranë PD-së, ka bërë një lidhje qesharake mes Gjergj Bojaxhiut, Eduart Zaloshnjës dhe Olsi Ramës.

Por, ku qendron lidhja e tyre?

Sipas “RD-së”, Eduart Zaloshnja është mbështetës i Bojaxhiut dhe ka bërë disa shkrime pro tij.

Por, shkruan “RD”, Zaloshnja ka bërë edhe shkrime pro partneritetit publik-privat për TVSH-në, projekt pas së cilit, sipas “RD”, qendron Olsi Rama.

Pra, sipas kësaj logjike, ky fakt tregon se Bojaxhi mbështetet nga Rama.

Teori më qesharake nuk mund të ketë.

Gjergj Bojaxhi arriti një rezultat shumë inkurajues në zgjedhjet lokale, kur kandidoi si i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

Por, PD në vend që ta mbështesë, si një njeri që përfaqëson të djathtën, ka vendosur ta sulmojë atë me aludime qesharake.

15 komente në “Frika nga Gjergj Bojaxhi (dhe Eduard Zaloshnja e Olsi Rama)”

  1. beni says:

    Po kush te beson o Zaloshnja kur thua qe Bojaxhi nuk eshte futur nga Edi Rama? Bageti i di njerezit ti ore ??

    1. Pilo Lala says:

      Bojaxhi duhet te qendroje ne PD, vetem keshtu mund te krijohet nje Parti e denje Opozitare.
      Nqse PD vazhdon te mbahet peng nga Berisha, Basha dhe klani i Argita Berishes, kurre nuk do kete te ardhme Shqiperia.
      PD duhet te jete Alternative e Popullit. Ndersa sot eshte strehe e Hajduteve.

    2. Edkari says:

      Te formoj parti se dhe Bamir Topja formoj po nuk mer vota.
      FRD-ja eshte bo si breket e grisme e nuk i do kush.

  2. Kritiku says:

    Kur do te mesoni te shkruani? Shikoni titullin. Nuk vendoset direkt pas hapjes se kllapave nyja lidhese “dhe”. Ku e keni mbaruar shkollen ju analfabete funksionale? Po nuk eshte faji i juan qe keqni gjetur pune, por eshte i punedhenesve t’uaj, qe vete ata jane po aq analfabete sa edhe JU!
    Ku e keni mesuar kete metode te se shkruajturit qe nje fjali perben nje paragraf? Kur do te mesoni qe te vendosni “presjet” ne vendin e duhur dhe jo vend e pa vend? Jeni me kuptimin e plote “analfabete funksionale”!

  3. intelektuali says:

    KJO ESHTE FANTASTIKE!

    Po te jete keshtu, Edi Rama do te jete Kryeministri i Pare shqyptar pas viteve 90-te qe do te perkrahet fuqimisht nga SHBA dhe BE, por edhe nga intelektualet properendimore ne Shqypni qe Enver Hoxha i masakroi dhe i vrau pa meshire vetem sepse donin qe Vatani te behej pjese e BE-se dhe Botes Demokratike. Sot me shume se kurre Shqypnise sone mjerane dhe te telendisur nga Mafia e Kuqe me pushtet, e mbushur plot e perplot me ish sigurimsa te Partise se Punes, pra sot Vatanit i duhet nje Opozite e forte Antikomuniste Proevropiane me moral Demokratik Perendimor, pa sekretare komuniste si Sali Berisha me PD-ne e peshtire enveriste pas tij, pa ryshfetcinj te pacipe enveriste si Like Floriri me spiuna dhe prokurore si Spartak Braho me sojet e sorrolopet e Partise se Punes nga pas. Kjo Opozite nuk mund te pranoje komunistin enverist Sali Berisha qe mban edhe vulen e vrastarit dhe kusarit te popullit shqyptar, por kjo Opozite nuk mund te pranoje ne gjirin e saj as “Karta te Djegura” si ish Presidenti i Gerdecit Bamir Topi qe lidh krushqi me familjen kriminale Hoxha, prandaj ne intelektualet properendimore e shikojme zotin Bojaxhi si nje DRITE shprese ne tunelin e mallkimit ku e ka futur Shqypnine Mafia e Kuqe me pushtet dhe po e beri kete gje Edi Rama do t’ja falim te gjitha GJYNAHET e tij te “vjetra” dhe te “reja” te Rilindjes se tij Socialiste Imagjinare.

    1. Artan says:

      Ti vetem intelektual nuk je.
      Njerezit e shitur, si Bojaxhijte dhe Zalotshnjat, jane njerezit me te ulet te te gjithe historise boterore. Ne cdo vend te botes se qytetruar, te shiturit i shohin me perbuzje.
      Bojaxhijte dhe Zalotshnjat jane thjesht tradhetare dhe maskarenj kunder popullit shqiptar.

  4. Gjergji says:

    Lidhja ime me Edi Ramen eshte kompania Everest, monopol ne tregun e naftes. Nje pjese te fitimeve ia kaloj Edit e Olsit qe bene te mundur rritjen disafish te fitimit me favorizime jo ligjore ndaj meje.

  5. Prokuroriashqiptare says:

    Bojaxhiu, nga kelysh i berishes u be kelysh i rames, kjo rrace e ndyre sduhet te lejohet te krijoje parti, ky pushti aq mundesi pati dhe aq beri me PD, para pak kohesh, ky anashkaloi bordin e partise se tij, tradhetoi statutin, ku percaktohen rregullat dhe doli i vetem, duke lene menjane bordin, miqte e tij qe mebeshteten dhe tani eshte nje ramush i vogel qe ska ne dore por do bej sikurse ka bere berisha, rama sot, keta jane kriminele dhe vetem kaq. O shqiptar, ne Shqiperi nuk ka asnje parti qe te funksionoje duke respektuar statutin e saj, nje parti nese nuk eshte demokratike, nuk duhet besuar. Nje parti qe drejtohet nga nje bord legjitim, nga zgjedhje nje anetare nje vote dhe qe deklaron burimet e financimit eshte ajo qe duhet besuar, ne te kundert ajo eshte klonim i Rama-Berishes. Sepse sot Shqiptaret duan nje parti kunder te gjitha PARTIVE SHQIPTARE SOT ne thes (PS,PD, LSI, FRD, PR et) Tung mero

  6. Rr. B. Gramshi says:

    Shikoni komentuesit e mesiperm, po te kete nje elternative tjeter te djathte je zagar. Analizoni kush eshte vertet zagar madje i nje nga grupimet te djathte me te ndyre ne bote.

    1. Albert says:

      Sic bejne socialistet me Blushin, apo jo?!!!

  7. Albert says:

    Problemi i Gjergjit eshte i qarte qe nga momenti qe u shkeput nga njerezit qe e mbeshteten ne fushate. Pati nje vullnet te mire per te bere dicka me grupimin Ne Tirana po me sa duket egoja e tij nuk pranonte me te degjonte zera te tjera. Gjynah se keshtu e kane filluar te tere. Saliu e Rama te kepusnin me fjale, ishin demokratet me te medhenj qe do benin parti per te tere. Pastaj sa hypen ne krye, e treguan fytyren.

  8. Kuq e zi says:

    Nuk i besoj rd-s per bojaxhiun
    Por duke pare ku anon tema dhe mrojtja qe i ben gjergjit verteton cka thote rd

  9. emigranti says:

    As PD e as PS nuk e duan Bojaxhiun, por per momentin PS ndihet me pak e kercenuar.
    Kur te fitoje mbeshtetje me te madhe z. Bojaxhi do te shihni si do ti versulet edhe PS, me keq se PD.
    Kjo parti eshte shpresa e vetme per momentin ne politiken shqiptare.

    1. yes says:

      I bashkohem mendimit tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje