Mesila Doda mbështet Hafizin: Rrugë e vështirë të pret, por do jesh e çliruar nga mëkati i heshtjes

2 Shkurt 2016, 10:33Politika TEMA

Ish-deputetja demokrate Mesila Doda, ka mbështetur kolegen e saj socialiste Mimoza Hafizi, e cila ka vendosur të dalë publikisht në mbështetje të Ben Blushit.

Doda i shkruan Hafizit se e pret një rrugë e vështirë.

Por, sipas Dodës, ajo do të jetë e çliruar nga mëkati i heshtjes.

Doda thotë se flet nga përvoja personale, duke qenë se ajo u përjashtua nga Partia Demokratike pikërisht përse nuk mendonte si kryetari.

“Rrugë e vështirë zysh Moza… do kesh shumë vështirësi, por tek e fundit do jesh e çliruar prej mëkatit të heshtjes. Ta them për eksperiencë”, i shkruan Doda koleges socialiste.

 

1 komente në “Mesila Doda mbështet Hafizin: Rrugë e vështirë të pret, por do jesh e çliruar nga mëkati i heshtjes”

  1. ela says:

    mimoza hafizi perpara se ti dale ne mbrojtje Blushit te thote sa vodhen Lezhen me te shoqin , sa vodhen popullin… pastaj te beje politike….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje