Spartak Ngjela: Shqiptarët janë fisnorë, nuk e shohin si problem vjedhjen. Por sot duhet të bashkohemi me SHBA

2 Shkurt 2016, 12:22Politika TEMA

Spartak Ngjela bën apel që shqiptarët të bashkohen me nismën e SHBA-së, kundër politikanëve hajdutë.

Sipas tij, ka ardhur koha që të mos veprojmë si fisnorë dhe pasionantë partish.

“Varfëria vjen atëherë kur një shoqëri apo një popull që jeton në një shtet, nuk ka aftësi të veprojë. Edhe pune, akt është, veprim, progresi dhe zhvillimi, të tllë janë. Edhe bashkimi për të vepruar, akt eshte – pjesa tjetër është paralizë. Në jemi të paralizuar: kjo është sëmundja shqiptare sot. Shqiptarët janë bllokuar nga vjedhja që u kanë bëre ata që vetë kanë zgjedhur. Të gjithë e dinë këtë, dhe e pranojnë përgjysmë.

Janë tifozë pasionante, fisnore dhe lokale, dhe nuk iu duket dëm material dhe moral, nuk e shohin vjedhjen dhe abuzimin e shtetit sikur të jetë kundër tyre, por kundër atyre që janë në krahun tjetër të politikës. Dhe kanë edhe iluzione, edhe mllefe abstrakte kundër të kundërtëve të tyre, dhe presin të rrëzojnë kundërshtarin më vjedhësit që i drejtojnë.

Kurse, kundërshtari që është në pushtet, e ka më të lehtë. Përkrahësit që i japin votën, e pranojnë në heshtje si hajdut, se nuk dinë të veprojnë në favor të së ardhmes së tyre.

Dhe presin. Të dy krahët presin nga hajdutet, kurse hajdutët krijojnë sharje histerike ndaj njeri-tjetrit, dhe shumojnë paratë. …por ne nje shoqëri të varfër, e cila nuk ka më së çfarë t’u japë. Prandaj nuk do të ecë dot shteti….dhe do t’i zërë brenda vetë vjedhesit Ose…pastaj? E vetmja rrugë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një kërkesë për Moralitet.

Amerikën e kanë me vete. Pse rrinë pasive shqiptarët e vjedhur në 20 vjet rresht nga ata që vetë kanë zgjedhur nëpër procese zgjedhorë; të cilët, edhe ata jenë të dyshimtë?

Bashkohuni me perëndimorët kundër korrupsionit të lartë shqiptar!

Kjo është e vetmja zgjidhje sot. Pasionet e ngjyrës politike janë tendenca fëminore që i shfrytëzojnë më së miri vjedhësit tanë”, shkruan Ngjela.

5 komente në “Spartak Ngjela: Shqiptarët janë fisnorë, nuk e shohin si problem vjedhjen. Por sot duhet të bashkohemi me SHBA”

  1. TJ says:

    Shqiptaret e presin c’do gje nga shteti! Te punesohen ne shtet, shteti t’u pastroje plehrat para shtepise etj. etj.

  2. LORA says:

    Urime Ngjela,,,paske gjet pune ,si zedhenes i Lu-ve.
    Ngjela sot qenka jerm,,,se ka edhe ndonje dite qe eshte I kthjellet,,,,dhe kur ngjela eshte jerm ,ka nje te mire te madhe,se n’a ben me dije planet ordinere te lu-ve ,te cilet duan t’a heqin nga vetja kopil-llekun e tyre,,,,,,qe mbeshteten dhe rriten e seliten nje duhme te tere gangstersh kusare dhe antishqiptare (ne sherbim te tyre) ,perkunder vullnetit dhe aspirates se shqiptareve per demokraci dhe drejtesi.
    Ej,Ngjela, te ka mbet me bo thirrje qe shqiptaret per te protestuar te ndjekin modelin arab,te djegin veten e tyre,,,,,,hajt pra, mbase te degjon ,te beson dhe te zbaton ndonje nga kampi I “te perndjekurve” ,,,,me te cilet luajti ne menyre makabre ne 2012-en arixhiu arvizu i rruges se Elbasanit.
    TUNG.

  3. sotiri says:

    O z Ngjela ngele gjith jeten nje budalla…Po ka njeri ne shqiperi qe nuk do ti bashkohet USA???..besoj se vetem ti paske qen kunder deri tani..

  4. kallamani says:

    ore advokat!
    ka qen nji koh qe shqiptart ishin te bashku grusht celiku rreth partis kundra gjith krimeve.
    kush vidhte nji bajcikell denohej me 10 vjet!!! e jo t vidhshe bank qe te hiqnin koken tre her!
    dhe .. nuk u bo dot shtet,prosperitet zhvillim liri demokraci…
    sepse jan shqiptart ata qe e kan fajin. jan qenije jo njerzore.
    gjejini se cfar lloj specje perfaqsojn!!

  5. Viluni says:

    Do minister drejtesije?Ik o avokot se u bere edhe Lesh e LU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje