Enkel Demi: Shumë nga personazhet “VIP” në Shqipëri janë escort (dhe historia e një pronari TV, që rekruton vajza të reja)

5 Shkurt 2016, 11:44Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Ajo është një vajzë që thotë se është këngëtare. Nuk e njihja këtë artiste, madje fotot e saj i pashë këto ditë në rrjet. Nuk mund të them që nuk më bëri përshtypje, megjithatë për të shuar kërshërinë lundrova në internet dhe gjeta këngët e saj. Çika bukuroshe nga Puka ka dy hite “T’sunami” dhe “Loca loca”. Nuk do të bëj asnjë koment për to, sepse do ngjaj old fashion, por prej tyre kuptova mjaft në lidhje me këtë personalitet.

Vajza u bë e njohur, sepse tha copë që një deputet i martuar i Partisë Demokratike e kishte lutur të bëhej e dashura e tij, me premtimin se do e mbante si vajzë sheiku. Nisi menjëherë hetimi nëse deputeti ishte geg a tosk, madje pati përpjekje të lavdërueshme për të bërë një identikit të tij. Duket goca, pasi kuptoi që kjo histori mund të mbante, të nesërmen për par condicio tha se një ofertë të ngjashme kishte marrë edhe nga një ministër socialist. Meqë prej vitesh jemi një shoqëri voyeuriste që jemi mësuar ta shohim botën si telenovelë nuk është çudi që të presim episodin ku do na dalë sipërmarrësi, më pas ndonjë ambasador, gazetar e nuk di se kur mund të sosë kjo lypje publike.

Xhesika ka gjasa të ketë treguar të vërtetën dhe tronditja e shkaktuar ka po kaq gjasa të jetë mbjellë në një ambjent të përshtatshëm, ndaj nuk ka përse të mos besohet, madje nuk ka përse të fshihemi pas gishtit. Në Shqipëri njerëzit e kamur disi ose të pushtetshëm, me një pozitë shoqërore të lakmueshme e kanë kthyer kurvërinë në standard moral. Bigamizmi ose marrëdhëniet paralele janë një farë vlere që i përkasin shoqërisë sonë. Këtu, politikanë, pasunarë, gazetarë, pronarë mediash e jetojnë ditën duke ulur brekët, duke dërguar sms, prenotuar oda bujtinash, shtëpi me qira, madje duke patur nga dy-tre familje dhe disa palë fëmijë.

Në Shqipëri kjo nuk përbën kurrfarë skandali. Ka plot prindër që kanë pranuar ta kenë bijën mantenutë, por u pëlqen jeta e saj, fjala vjen me një BMW X5. Kjo ndodh ditës për diell, ndaj këngëtarja u besua pa një pa dy.

Në Shqipëri askush nuk u ndje keq që për muaj e muaj drejtuesit e një media u kthyen në kodoshë të pronarit, i cili kishte kërkesa të veçanta për moshën e vajzave që kalonin në audicione. Një modele e talentuar, shumë e bukur nuk pranoi të shkonte në këtë shtrat duke preferuar të fejuarin e saj të panjohur në faqet VIP. E zbuan nga puna dhe e zhdukën nga ekrani. Tek ne, megjithëse jemi treg shumë i vogël ka udhëheqës të rëndësishëm programesh që promovojnë vajza në televizion dhe politikë në shkëmbim të favoreve seksuale, madje kjo dallohet ashiqare në TV, por nuk konsiderohet imorale. Në politikë karrierat shpesh përcaktohen nga ofshamat që lëshohen në zyrat e kateve të larta.

Të gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta. Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse.

Vajza nga Puka, ndoshta në mënyrë të rëndomtë vuri në pah vanitetin konsumist të kësaj shoqërie, e cila nuk beson në asnjë vlerë, përveç shpenzimit të vrullshëm të parave dhe lapërdhive. Ndoshta ajo nuk e di që mësues në Pukë ka qenë Migjeni, njeriu që shkroi tregimin “Historia e njenës nga ato”, rrëfenjë e cila përsëritet brez pas brezi, nga gjyshi tek biri dhe më pas tek nipi.

38 komente në “Enkel Demi: Shumë nga personazhet “VIP” në Shqipëri janë escort (dhe historia e një pronari TV, që rekruton vajza të reja)”

  1. naku says:

    Per here te pare me pelqeve,vertete shume z. Demi.

    1. Adriatik says:

      Enkel, megjithesenje cam i pabes ketu fole bukur.

      1. Pilo Lala says:

        Doli tani qe Aleksander Frangaj merret me kete biznes te Prostitutave ne Shqiperi.

        1. Nje pyetje te dashur Temaxhinj

          Ky gopi biond DOC DOP product of Puka eshte Xhesika ne fjale?

          Jo se po t’ishte kjo at’here s’kan faj meshkujt!

          Serbmongoli ne ket rast do thoshte : Provokacija

  2. Raul says:

    Haha e bukur kjo Enkel, “Historia e njenes nga ato” Te gjitha Jane njesoj dhe te gjitha ju japin ate qe kerkoni – me pare ne dore.
    E meritonte kjo zocka e ndershme.

  3. Raul says:

    Haha e bukur kjo Enkel. “Historia e njenes nga ato” Ato Jane te gjitha njesoj te japin gjithcka deshironi- me para ne dore.
    E meritonte kjo zocka e ndershme.

  4. GeRi G says:

    Prsh Enkel!
    Besoj se aresyetimi yt eshte shume i drejte! Ky per vajzen qe ke marre ne analize. Por ka diçka qe nuk shkon! Cfare? Besoj se duhet te keshe kujdes per vajzat apo grate qe jane ne ekrane! Keta kopdoshet pronare nuk besoj se i kane marre te gjitha per shtrat. Pra ka shume prej tyre te afta dhe me mjafte personalitet!
    Atehere, une si shikues i thjeshte nese lexoj arikullin tend dhe pasrtaj kthehem e shikoj ne TV cfare duhet te mendoj? Te gjitha jane te shtratit! Te gjitha jane kurva? Nuk besoj. Te lutem korrigjo dicka dhe per pjesen qe eshte e ndershme dhe e afte shkruaj nje artikull tjeter. Beje dhe mbroji ato, sepse ne te kunderte cfare duhet te theimi per ty si gazetar ekrani! Egziston edhe bashkesia e homoseksualeve apo pedarasteve si njihet ne gjuhe popullore.

    1. GURI G says:

      Po ti cpate qe te dogji ? Na i thuaj ti ato te ndershmet aman . Na jep nje rast si kane bere karriere keto te ndershmet dhe do ta besoj plotesiosht .Une sinqerisht nuk njoh me aq sa kam punu ne kete fushe…

    2. nyc says:

      Nuk ka nevoje te permendi emra Enkeli, njeriu analizon vete. Psh ka nga ato qe ju merret goja ose nuk dine te nisin e mbarojne nje fjali me kuptim. Si mendon ti se e mbajne ato vendin e punes

      1. koli says:

        po me vijne ne mendje nja dy…. le te themi ish-misse ???? te bukura por pak si shume gagace per boten e tv. keto me siguri e kane mbajtur punen me ane te bukurise shpirterore, se ajo vleresohet apo jo?! ?

  5. Altin Sukaj says:

    Edhe mua po o Naku dhe e them sinqerisht, sidomos kjo me Migjenin

  6. katanji says:

    po paskemi qen komb I degjeneru dhe shkerdhat ne mor!?
    fe3mnat kurva dhe meshkujt kurvar!
    turp I madh!
    dhe pastaj kerkojm te gjejm se pse ka kaq shum krime dhe pse s bejm dot shtet.
    s ben dot shtet e shoqeri te shendetshme ai grup njerzish qe dominohet nga tendenca e kurvnimit,ku femnat jan kurva qysh n djep e meshkujt kurvatare te lindur.
    me kujtohet nji histori nga goja e nje mikut tim te vecant.
    nje pedagog specjal kur komentonte figutren e VIP it Ahmet Zogu thoshte nder te tjera se ishte kurvar. kishte rreth 12 pasardhes illegal qe la ne shqipni me familje te ndryshme. Mbreti shikonte nji femen te bukur,e pallonte vendce,bente fmij me te dhe fmijen e rriste familja e asaj femnes e cila ishte e martume me dike tjeter,apo martohej nen kujdesin mbretnor. dhe Ahmet kurvari kujdesej per kopilat e tij duke I cu neper shkolla…
    dhe te gjitha keto jane neper dosjet secrete te shtetit…..
    mbreti,njeriu me komplet I nje kombi,:kurvar …
    e ca pret nga te tjeret!!!
    dhe,pukaleshat njifen si sokolesha te dashjes se hajdarit…

    1. Ilirjan says:

      Nuk ka lidhje kjo qe thau ti mor burr fare.

      Anglezet bashke me anglishfolesit e tjere kryesojne boterisht per degjenrim moral, kurveri, mungese te vlerave familjare dhe moralit, ndergjegjies morale etj, por kane shtet.

      Gjermanet jane shume te degjenruar, po ashtu francezet e po ashtu skandinavet e polaket…. biles kryesojne me femrat te degjenruara, familje te shaterruara, meshuj kopila e feminine, tradheti masive etj.

      Por gjithe keto vende kane shtet pavaresisht kesaj.

      E mos ja fut kot qe mesohen femrat te jene kurv qe ne djep, ja fut trapit kot ketu.

      Ahmet zohu ishte qelbesire e mund te ishte kurvar, por nuk ka fakte qe paska lene pasardhes ilegal ne numer 12, keto ane mire kot me kot.

      Problemi qendron se nuk ka shtet tek ne dhe shteti nuk mund te formohet duke u shkaterruar cdo dite moralisht.

      1. O shul ,mos e merr seriozisht se ai po “lun koqe”

        Eshte shkavell !

        Ah Peskavicen e grus ta kupsha oooo peder i mongolshkinise

        Shqiptareshat q.hen per X5 e Mercedeza kurse shkinat q.hen per 1 paket cigare

        Ne shkini kam q..iii pi..DH me gjetona!

        1. Ilirjan says:

          Ai edhe mundet me qen shkavel apo serv, por deri diku edhe ka te drejte, por desha me then se shoqerite europiane jane kulmi i shkaperdhimit dhe degjenerimit, dhe kane shtet funsional.

          Sa per kurvat serve, dihet qe jane nder kurvat me te medha ne europe… vetem ne Kosov e FYROM ke me shume se 12,000 prostituta serve, dhe ne Shqiperi kane mbush strip klubet…. ohri dhe budva jane qendra seks turizmi ku verioret she kosovaret shkerdhejne femra serve pa fund….lere pastaj sa mijra prej tyre punojne per shqiptaret neper europe…

  7. socialisti says:

    Bravo Enkel!
    Shume i sakte e i drejtperdrejte.
    Kjo eshte shoqeria jone sot…

  8. maks says:

    i nderuar gazetar me pelqeu shum shkrimi juaj je nje profesionist dhe mbaje kete titul profesionisti sot per here te pare pash nje artikull qe ja vlen te lexohet bravo enkel

  9. ili says:

    ne cdo karriere kalimi ne nje nivel me te larte kalon nga shtrat I pronarit, ceo-ve etj i, sidomos kur mungon kompetenca, inteligjenca apo edukimi.
    megjithate Z. Enkel me pelqen artikulli, duhet te zgjojen prinderit……
    Ili Caku(Canada)

    1. pffff says:

      ti (kanadez) ja paske vene vulen..idiot!!!

  10. renata says:

    fantastike analiza nuk i heq asnje presje apo pke bravo Keli me sakte dhe me qarte nuk ka

  11. Adem Harxhi says:

    Ne jemi shderruar ne nje shoqeri obsesive seksuale. Seksi tërheq vëmendjen si asgjë tjetër. Ai është në kapakët e revistave, në showt televizivë, në numrin e madh të librave për seksin që botohen, në prostitucionin e rrugës dhe atë elitar. Shpërfaqja seksuale, gjithnjë në rritje, nga radiot, televizionet dhe librat, është reflektim i frustrimit që vjen nga humbja e çiltërsisë. Nuk ka më të vërteta as në politikë, as në art, as në fe, as në sport, madje, as edhe në marrëdhëniet njerëzore. Ne nuk besojmë më. Midis gjithë gënjeshtrave që na rrethojnë, kërkojmë me kot diçka të vërtetë. Por nuk e gjejme askund. Ashtu si seksi, qe përmes të pavërtetave është bërë diçka fondamentale, edhe gjuha eksplicite seksuale, është bërë shkatërruese e gjithçkaje. Nëpër rrugët e qyteteve, madje edhe ne studiot tevelizive, me zë të lartë dëgjon ngado fjalët më të pista. Kjo e folme është bërë bazike, primitive dhe genuine. Fjalet e pista përdoren me vend e pa vend. Ato i ndesh kudo. Pornografisë i japin çmim shtetëror, kur pornografia ndalohet me ligj nga shteti.
    Te pershendes Enkel
    Dr. Ademi

  12. shqip says:

    E pse duhej bere nje shkrim i tille, kur keto gjera njihen dhe jane bere prej kohesh, aq sa eshte jeta. Apo Enkeli me kete shkrim don te tregoje se eshte pajtuar me Meron, qe desh u vrane….

    1. “Qe desh u vrane” hahahahhahahabahabababbahhahahahahhahhahah

      Jo jo, po shkulnin leshrat e njeri tjetrit vecse mero p.dhsome tepelene,i futi briskun para duelit .

  13. Arber says:

    Nje gazetar qe flet pa asnje fakt, ben te zgjuarin dhe harron se me keto teorira zbulon zbrazetine e tij profesionale

  14. Jam Shqiptar says:

    Realitet gjithcka thote Enkeli. Njoh personalisht nje rast te tille. Nje nene e re me dy femije e ardhur ne Tirane pranon te behet mantenute e nje burri te martuar 60 vjecar me para. Kete lidhje e ben te mundur vete nena e vajzes qe merret me shoqata bamirese dhe afron biznesmene per t’ju kerkuar financime. Nderkohe qe burri i vajzes eshte nen presion per te mos hapur gojen dhe per ta pranuar situaten, bile e bejne fajtor qe nuk fiton mjaftueshem para per te mbajtur nje grua te re dhe te bukur.

  15. Medina says:

    Nuk eshte vetem fenomen shqipetar ky. Sa raste te ngjashem i kemi degjuar ne vendet fqinje. Pak rendesi ka kush , si, pse, sa; ajo qe pranohet apriori eshte se nese dikujt i bien ne dore nje tufe parash apo nje grime pushteti, standarti i radhes qe “duhet” arritur, eshte pikerisht lidhja paralele me nje bukuroshe. Te jesh i/e inteligjente, i/e formuar dhe me integritet ne shqiperi, eshte nje fatkeqesi e vertete, sepse nuk mbijeton. Per me teper te lendon fakti qe njerez te paafte mund te te kushtozeojne jeten.

  16. R. M. says:

    Bravo Enkel DEMI
    Morali i shoqerise eshte vendimtar ne zhvillimin e nje shoqerie. Gazetar Enkel Demi ne kete shkrim paraqet realitetin e shoqerise ballafaqimin e të shkuarës me të tashmen, egoizmit dhe optimizmit, të moralshmes e të pamoralshmes, mashtrimit e urrejtjes, xhelozisë e smirës, vlerës dhe antivlerës, gënjeshtrës e së vërtetës, të keqes e së mirës. Sepse e tillë është jeta, një emocion dhe fuqi në vetvete,-“kompleks mendimesh, ndjenjash dhe emocionesh, që të marra së bashku, krijojnë energji që vë në lëvizje individin dhe shoqërinë në përgjithësi. Ai sjell gjithashtu edhe ate pjese te shoqerise edhe te tjera fenomene qen egzistojne ne shoqerine pergjithesisht te shendoshe demokratike. E, çfare s’pret nga kjo jete, ku ka shume pabarazi, padrejtesi, ligesi, perçmim e indiference e ku, njeriu i shkrete, ben ç’eshte e mundur per te mbijetuar. Ja pse nuk e paragjykoj vajzen nga Puka: duhet ta beje, te zbuloje realitetin e shoqërisë shqiptare, përgjegjësinë individuale, barazia sociale dhe liritë civile, në kontradiktë me baticat e zbaticat e konfliktit, moralit, qëllimit, arsyes, identitetit njerëzor, marrëdhënieve sociale dhe ndryshimeve politike në komunitet. Une mendoj se gazetari Demi virtouz i metaforës dhe hiperbolës, një rikreator i pashoq i ironisë e sarkazmës, humorit të hollë e të zymtë, dhimbjes, vuajtjeve, sakrificës, vesit, imoralitetit, besnikërisë, tradhëtisë, llafeve e thashethemeve, mediokritetit, groteskes e shpirtit meskin, dashurisë e mirësisë, të asaj ç’ka përmbledh jeta e përditshme njerezore, përjetimin e realitetit të interpretuar nga karaktere e personalitete, janë më shumë se një medium që përcjell mesazhet e realitetit e përvojës. Ky eshte mendimi im personal, askujt nuk i kerkoj te mendoje si une me mirekuptoni, Ju flm Respekte per te gjithe ju .

  17. astrit says:

    Vajza qe ia la thate Bechettit te Agon Chanel eshte Eva Murati prandaj e hoqen nga puna. Te tjerat ishin prostituta aty

    1. Sapo lexova lajmin nuk e di pse por direkt me shkoi mendja tek Behxheti. Jo per gje por i njoh mire taliont,ata vdesin per nje cik gop.

      Nuk pagun shqiptari aviona private per pak pa.jdh o trima.

      Si i tha Gjoni Mrikes

      O Mrike merrma pak n’goje

      E i kthehet Mrika – Lyje me mjalt

      Ja kthen Gjoni – Sha Zoten me e ly me mjalt un e marr n’goje per veti

      Hahahahahahaha

    2. Ilirjan says:

      E nga e di ti kete???

      Mos ja fut kot or ti dhe mos perbalt me qindra femra shqiptare te ndershme ne mediat shqiptare, ket bej… por ke te drejte se u martua me nje super femer shqiptare ai….

      italianet jane rrac muti, che te degjeneruar, kjo dihet, dhe fatkeqesisht ne kemi pas teper lidhje me ta keto 25 vitet e fundit

  18. Arber Iliri says:

    Demi shkrimi ben konstatimin e realitetit ekzistues ne media e politike, kjo eshte e njohur.Per standarte te shoqerive te zhvilluara eshte kriminale kjo situate.Ne Amerike e Evrope mund te jesh playboy, apo escort dhe biles edhe i/e famshme por nese i futesh jetes politike apo asaj se medias as mos shpreso te besh kete jete.Ky eshte dallimi i madh i shoqerive moderne e primitive.Shkrimi jot nuk jep ndonje ndihmese ne venien e kufinjve midis standarteve qe kerkohen per njerezit e politikes e medias dhe jetes se qejfit.Nuk mund ti kesh te dyja keto jete bashke, ketu eshte llumi normal i jetes primitive shqiptare si ne vende te botes arabe, etj.

  19. Luani says:

    Se pari deklarimi i asaj vajzes eshte trillim per tu bere e famshmr, se jam i sigurte se sikur ajo te kushte nje oferte te tilledo e kishte pranuar, puna ja kerkon qe ajo ka pranuar me pak fare aq sa eshte tregu.
    Se dyti Enkel, e ke pyet veten se si Mesila ka ecur aq lart?! Nga sekretare te Meta, te Klani, te Berisha, te Idrizi e prap te Meta! Fenomen per analize! Po kjo eshte shqiperia i dashur Enkel, madje edhe ti je pjese e trishtimit, viktime trafikimi!

  20. aqo says:

    Pershendetje dr.Ademi!Ju falenderoj per analizen konkrete dhe pa dorashke te ketij problem.Mos shkoni me tutje por vetem nje rast : shikoni emisionin “STOP” tek Klani.degjoni dhe shikoni Saimirin karagjos ,si flet dhe si sillet me dy partnered “aq serioze” qe shqyehen shalesh ne afersi te hundis se Saimirit dhe shokut te tij.A thua se vertikalet e atyre dy gjoja valltareve jane esenca e gjithe materialit qe mundohen te na servirin.
    Ky eshte realiteti ,te pakten neper televizionet shqiptare.Prinderit e shkrete mendojne se vajza e tyre punon ne RTV.Po nuk e dine realisht cfare pune bejne. Megjithate ato jane shume te “kenaqura” me “tutored” e tyre me kollare dhe AUDI 8.

  21. Arben says:

    Sot asgjë nuk ka vlerë nëse nuk e denoncon me emër. Na jep shembuj zoti Dëmi. Duam emra! Me teorira jemi mbushur dhe nuk po na thua ndonjë gjë të re. A nuk është folur edhe për politikane që për karierë kanë fjetur me politikanë? E ke pyetur Mesilën për këtë? Xhenssila dhe Xhensilrat shkatërrojnë familjen e tyre, ndërsa kurvat politikane shkatërrojnë shtetin.

  22. Bayoneta says:

    Ke ndonje koment per Mesilen qe donte te varrte shqiptaret tek Palma o Nikel cami,eshte kollaj te shash pjellen e botes,
    Edhe jot shoqe duhet te ket kaluar nga keto agjensite e gopit se paske njohuri ti Nikel cami.Dihet boterishte se Jozefin,Mesila,dhe Albana jane escortat e gopit te PDse.Ke ndonje koment o cam??

  23. Ilirjan says:

    ” Ne Shqiperi nuk ka kurrfare skandali, ka prinder qe kane pranuar ta bejne te bijen matenute”

    Nuk eshte e vertete kjo Enkel Demi. Eshte e vertete qe raste te tilla ekzistojne, por kurrsesi nuk eshte fenomen.

    Pavaresisht shkaterrimit te madh qe ka marr familja Shqiptare dhe vlerat morale te trasheguara nder shekuj, keto raste eskortash apo dahsnoresh jane te rralle, dhe ndoshta me zhvillimin ekonomik, do behen edhe me te rrale.

    Le te mos i ezkagjerojme gjerat.

  24. Agon L. says:

    Nese i sheh disa femra se me cilat martohen, do te shohesh se sa te veshtire e kane ata qe kafshaten e gojes ta fitojne vete. kjo vlen edhe per kategorine e femres se artikullit

  25. olsi says:

    Enkel shqetesimet qe ngre ne kete shkrim i ka shprehur dhe Sadije Berisha ne nje shkrim apo postim te sajin pasi u largua nga shqiperia. Te gjithe e dine se si ka degjeneruar morali ne shoqerine shqipetare, por te pak jane ata qe guxojne te flasin shkoqur per problemet qe realisht po e bejne kete vend te mjerueshem dhe te pa banueshem. Te pergezoj per kurajon qytetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje