Sokol Balla: Blushi flet shumë bukur, por të zhgënjen me veprimet

5 Shkurt 2016, 19:04Politika TEMA

Sokol Balla ka bërë një shkrim pas debateve të djeshme mes Ben Blushit dhe Sali Berishës, për kandidimin e tij për kreun e PS-së.

Balla shkruan se Blushi rrallë flet ndonjëherë gabim, në lidhje me zhvillimet në PS.

Por, sipas tij, problemi i Blushit është se të zhgënjen kur vjen puna tek veprimet.

Sipas Ballës, Blushi në fakt nuk është as engjëlli dhe as djalli i Partisë Socialiste.

Ndoqa me kërshëri batutat Berisha- Blushi dje në Kuvend, asnjëri prej të dyve nuk më zhgënjeu. Ish kryeministri ashtu si ish presidenti Berisha dikur, nuk i rezistoi dot tundimit për të futur hundët në punët e rivalëve politikë. Berisha e ka bërë gjithnjë këtë. Dhe jo vetëm në Shqipëri. Ai arriti me sukses të përçante formacionin e parë politik të shqiptarëve të Maqedonisë në vitin e largët 1993 duke promovuar Arbën Xhaferrin deri në krijimin e një partie të re atje, e më pas edhe në Kosovë (një nga arsyet pse u ftoh me Rugovën në vitin 1996).

Po në këtë vit dy dekada më parë, duke përfshirë edhe ambasadën italiane në Tiranë, me pretendimin e një opozite të radikalizuar (paradoksalisht po prej atij vetë, pasi i burgosi kryetarin e saj tre vjet më parë), ai futi hundët në kongresin socialist, duke mbështetur hapur tre nënkryetarët. Vetëm qëndrimi parimor i sekretarit të përgjithshëm Pëllumbi dhe letra nga burgu i Bënçës, por sigurisht edhe morali i lartë i socialistëve, nuk lejuan uzurpimin e partisë kryesore të opozitës, nga ndikimi direkt i presidentit të fortë tropojan.

Edhe dje Blushi i hoqi atij vizën e kuqe, dhe këtu deputeti rebel socialist, nuk më zhgënjeu. Rrallë ka ndodhur sa kohë është në politikë, që Blushi, t’ja fusë kot kur flet. Kam qënë dakort me të edhe kur fliste në 2009, por Blushi zakonisht të zhgënjen me veprimet, jo me fjalët. Ai u tërhoq nga gara atëherë, me pretekstin se i la rrugë kandidimit të Malajt. Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë, prapë se prapë tregon se Blushi ka një problem me aksionin e mirëfilltë politik, që edhe kur e nis, nuk e çon vetë deri në fund. Ai sot po i kërkon Ramës të ketë garë për kryetar por nuk shpjegon qartë se çdo të bëjë nëse garë nuk ka. Dhe po ja them që sot Blushit se më parë, do ketë garë mes Metës dhe ndonjë Luan Rame pas një muaji në LSI, sesa mes tij dhe Ramës në 19 mars. Për shumë arsye, por sot s’dua të flas për Ramën, por për Blushin, pasi megjithëse mendoj se ai nuk është engjëll, gjithsesi jam i mendimit se ai nuk është djalli i Partisë Socialiste. Dje e vërtetoi këtë, kur i preu hovin djallit të vërtetë të hapësirave demokratike Brenda dhe jashtë PD, Sali Berishës”, shkruan Balla për Javanews.

7 komente në “Sokol Balla: Blushi flet shumë bukur, por të zhgënjen me veprimet”

  1. socialSSalisti pe Blushi says:

    KY BALLA FLET BUKUR PO TE ZHGENJEN PERMAJTJA!
    Qe te flasesh per Blushin dhe aqe me teper per Berishen 25 vjet si njeri e tjetri ne krye te ‘shperberjes’ duhet te perkthesh vetem 2 fjale:DOGME dhe MEGALLOMANI! Ky si shumica e ketij informacioni nuk arrin ta beje kete perkthim sepse ashtu si Berisha edhe Blushi flasin ne emer te ‘Demokracise’ qe ketu nuk egziston.

  2. Dyrrahu says:

    Nuk eshte Rama ne shenjester te Berishes, as dikur Nano nuk ishte ne shenjester te Berishes.
    Ne shenjester te tij gjithmone eshte kryetari i Partise Socialiste, qofte ai kryetar engjell, Berisha ka per te shpifur dhe nxjerrur ndytesirat e pafundeta te tijat nga brendi e barkut te semure.

  3. Xha Temja says:

    I sakte Balla. Personalisht jam dakord me cthote Blushi bile kam qene dakord qe me 2009 kur u krijua LMN. Ahere Blushi I la ne mes te rruges Malajn, Mejdanin, Zeqon etj qe kerkonin te legalizonin fraksionin brenda PS qe do i jepte asaj fizionomine e nje partie te hapur ku mendimi ndryshe eshte “sine qua non” per vitalitetin e kesaj force politike ashti si PSD gjermane qe e ka fraksionin te legalizuar ne statut.
    Blushi u fut ne pazare te pista me Ramen dhe ky I fundit I premtoi qe ne rast te nje humbje eventuale Rama do ja dorezonte Partine Blushit (thua se ja kishte lene Neta me akt trashegimie).Dhe ti Balla e di mire kete. Prandaj une jam dakord me komentin tend. Gjithsesi, le ti japim shansin jo thjesht Blushit por te gjithe zerave qe aspirojne te kandidojne duke demonstruar qe PS eshte forca me progresive ne skakieren politike te shoqerise shqiptare. Po vrame mendimin ndryshe kemi bere vetvrasje dhe do ta kthejme PS ne nje bunker parti si ajo qe eshte ne opozite.
    Flm edhe atyre qe sdo jene ne nje linje mendimi me mua.

  4. tr says:

    Per hire te vertetes, Blushi eshte nje nga me te zgjuarit e grupit socialist. Blushi nuk mund te heshte pas nderhyrjes se Berishes ,,srpse heshtja do te tingellonte si mbrojtje e te djathtes . Qendrimi i Blushit teper korrekt .

  5. tan says:

    Ti Balla kur flete te zhgenjen por dhe kur zhvishes perpara kamerave te zhgenjen akamoa memshume ke dhesurrat te besh komente zhgenjimi ,

  6. ladi says:

    Po mir kaq budallenj i dine njerzit keta? Del Blushi, ky burre i “mire” dhe mbron partine e tij te zemres nga i rrezikeshmi Sali Bisha? Dhe del tamam ne kohen kur kjo parti ne pushtet, po ben reformat me te veshtira dhe me te domosdoshme per kete vend te mjere…!! Luajne bashke teatrin e radhes dhe mendojne se shqiptaret jane po aq budallenj sa ne 1992-shin.

  7. ilir says:

    i sakte percaktimi per blushin . tamam si personazhi beni ecen vete . ai mund te jete shume i mire si ideator platforme ne Ps por jo krietar . ndersa ne lidhje me berishen blushi nuk mund te krahasohet eshte nje liliput pasi berisha ka bema gjigante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje