Ministri i Brendshëm, njëkohësisht koordinator i PS-së për Tiranën e Durrësin tha se fuqia politike nuk qëndron tek Partia, por tek njerëzit.
‘Ndaj ne duhet të dyfishojmë anëtarësinë. Duhet që ta kthejmë Partinë Socialiste në një mekanizëm të vërtetë, ku flasim me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha flasim me shqiptarët. Fuqia jonë janë njerëzit. Forca jonë është njëri-tjetri’, tha Saimir Tahiri në Durrës, gjatë një aktiviteti për anëtarësimet e reja.
Ai ka dërguar një tjetër mesazh për rivalitetin për kreun e PS-së në prag të Kongresit zgjedhor, duke theksuar se ‘socialistët besojnë tek gara dhe kush fiton nuk është shefi, por një i barabartë me më shumë detyra’.
Duke lëshuar kritika për sistemin e drejtësisë, ministri Tahiri komentoi edhe ndalimin e ish-ministrit të PD-së Spiro Ksera.
‘Ju e patë sesi SHQUP-istët bënin gëk-mëk për arrestimin e një ministri të qeverisë së shkuar. Madje e quajtën dhe arrestim politik. Unë në fakt iu jap të drejtë. Edhe ata vet mendojnë, se kur nuk arrestohet njeri për vrasjen e 26 vetëve në Gërdec, nuk ka mundësi që të arrestohet një ish-ministër, që fundja vodhi disa lekë.
Edhe ata vet e mendojnë se: “kur nuk u arrestua Luli që vodhi 220 milion euro si ka mundësi të arrestohet ky ministër që vodhi vetëm 30 milion lekë?”.
Ne të gjitha këto i dimë. Njerëzit i dinë. Ju i dini. Edhe ata vet i dinë. Edhe ‘qytetari dixhital’ i di’, tha kryetari i PS-së.
Rastisa te kaloja aty rreth ores 12 e 30 dhe jo me pak se 1 mije police me uniforme e civile kishin rrethuar pallatin e sportit Punetori ne Durres.
E pash ministrin Tahiri qe pinte cigare me nje kenaqesi qe ta shpifte duke ecur si bisht pas Rames e Dakos qe po bisedonin qe dreken ta hanin ke nje lokal ne-Currila-…………degjova fjalen nga nje radio policie e …………………e gjithe trupa policise+gardes vrapuan nga zona Vollges.
Sipas xhaketes qe i rrinte shume ngusht dukej qe Edi Rama kishte veshur nen te nje jelek antiplumb.
Aty pash qe shumica e pjesmarresve ishin ardhacake se durrsaket e kahershem seç pershperisnin neper dhembe-zallot/kryeminister.
Parti Enver jemi gati kurdohere.Kryepolici ban politike.Vetem ne Shqiperi ndodh kjo.
Po nese fuqia juaj nuk qendron tek Partia, pse kerkoni qe te dyfishoni numurin e antarsise ne PS?
Paradoksale kjo shprehje.
Lereni Partine dhe do ta shikoni se sa do t’iu vleje lekura.Provoni te dilni i pavarur, dhe do te kuptoni se c’eshte Partia.