Banda e policëve, grabitësit me uniformë që po terrorizojnë prej dy vitesh

7 Shkurt 2016, 20:23Politika TEMA

Të paktën gjashtë raste grabitjesh apo edhe vrasjesh në harkun e dy viteve janë kryer nga persona që për tu maskuar kanë përdorur veshje ushtarake ose policore. Rasti më i fundit u shënua edhe në ngjarjen e Elbasanit. Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të tyre. Ndërsa hetuesit mendojnë se janë pjestarë të së njëjtës bandë.

Të veshur me uniforma dhe me parrullën “ndal, policia” një grup kriminal prej dy vite po terrorizon vendin, duke u bërë tmerr i qytetarëve por dhe i policisë.

Të paktën në gjashtë ngjarje të rënda kriminale në harkun e dy viteve të fundit, dëshmitarët kanë treguar se autorët kanë qenë të veshur me uniformë policie të Ndërhyrjes së Shpejtë, apo kamuflazh ushtrie.

Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan, ku u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autorët kanë qenë të veshur me kamuflazh ushtrie.

Po me të njëjtën  uniformë ishin dhe personat që  kryen në 6 janar rrëmbimin e Gazment Çollakut, i cili u gjet i vrarë në zonën e Krujës.

37-vjeçari i është bindur urdhrit të tyre, duke menduar se kishte të bënte me një ndalim nga ana e policisë.

I njëjti skenar u përdor edhe për të rrëmbyer Enver Stafukën, personi i cili akuzohet se vodhi makinën që u përdor për vrasjen e Dritan Lamajt.

Ai u rrëmbye nga katër persona të veshur me uniforma policie dhe më pas fati i tij nuk dihet.

Po e njëjta skemë u përdor edhe në një tjetër ngjarje. Grabitjen e një sasie të konsiderueshme parash nga persona të veshur si policë një kompanie sigurie private që po transportonte para drejt Rinasit.

Hetuesit mendojnë se kemi të bëjmë me anëtarë të së njëjtës bandë, e cila ende deri tani nuk po arrihet të zbulohet./ Ora News

7 komente në “Banda e policëve, grabitësit me uniformë që po terrorizojnë prej dy vitesh”

  1. Timi says:

    Jane kurvat e kriminelit Sali Berisha….besoj se nuk eshte e veshtire per policine te kontrolloje dhe te mbikqyr kriminelet ish shefa policie te Regjimit berishist….kysh tjeter kerkon tmerre dhe krime ne kete vend te pjerdhur. Kush tjeter vec kopukut vicidolas, kriminelit Sali Berisha kerkon rremuja e vrasje. PASTAJ T’JA VESHE QEVERISE TE TE BEJ KRIMINELA SAIMIR TAHIRIN DHE KRYEMINISTRIN AKTUAL….KJO NUK DO SHUME MEND….qenka venw ne siklet policia….dihet kush i ben krimet ketu…sidomos tani qe po ngushtohet laku me reformen e drejtesise.

  2. loni says:

    kurse rroga per ju hetuesit e karit vazhdon pa nderprerje,u gjet banda su gjet banda per ju eshte normale te paguheni,kurse njerezit e thjeshte jane viktimat e kesaj bande me uniformen e policise se shtetit kurse shteti ne gjume vazhdon te rrije bashke me keta hetuesit e leshit,mire qe nuk jemi shtet sa italia apo anglia se do ishim shfarosur me kohe se shtet nuk do kishte,mos them pastaj sikur te ishim sa kina apo india qe do kishim nisur lufte me shtetet e tjera pa pyetur pushtetin,se keta nuk bejne dote zap 1 milion shqiptare dhe jo me te ishim nje miliard qe nuk do ti pirdhte njeri keta rilindasit bashk me hetuesit e lopeve,turp tju vije,pa camera dhe pa hetues enver hoxha e mbajti shqiperine 45 vjet ne sundimin e ligjit,kurse ju plerat rilindasit nuk e mbani dote as 24 ore nen sundimin e ligjit,shani dhe monizmin ju plerat e sistemit 25 vjecar DEMO_KAR_CISE SE SOTME,turp.

  3. malsori says:

    per te gjithe keta kriminel berishian qe vishen me uniforme ky shish cfare bene pse nuk i zbulon,po ku mut visho ajazi akoma i raporton berishes?more edi rama po qeroje ate visho mutin dhe dhe ate merhumin e saliut llalla qe dhjet gjak para saliut.keta mbeshtesin qeveritaret kriminele te saliut.malsori boston.

  4. RILINDJA E LESHIT &CO says:

    Dora e Rilindjes, keta nuk i kap ,jane policia private qe punon per Tahirin .

  5. dajti says:

    Sigurishte keto jane police te shkarkuar nga Tahiri dhe jane tropojane te kriminelit S . Berisha te ndimuar nga visha ajazi dhe doktori i mushkave te kuksit qe quhet Mule keto kriminel perdoren per te krijuar terror prandaj hetusia dhe prokuroria duhet te bejne punen ose te largohen populli done qetsi

  6. dajti says:

    Sigurishte keto jane police te shkarkuar nga Tahiri dhe jane tropojane te kriminelit S . Berisha te ndimuar nga visha ajazi dhe doktori i mushkave te kuksit qe quhet Mule keto kriminel perdoren per te krijuar terror prandaj hetusia dhe prokuroria duhet te bejne punen ose te largohen populli doneqetsi O MERE NON FAI SCERCI POSTOIE

  7. dajti says:

    Sigurishte keto jane police te shkarkuar nga Tahiri dhe jane tropojane te kriminelit S . Berisha te ndimuar nga visha ajazi dhe doktori i mushkave te kuksit qe quhet Mule keto kriminel perdoren per te krijuar terror prandaj hetusia dhe prokuroria duhet te bejne punen ose te largohen populli doneqetsi O MERE NON FAI SCERCI POSTOIE Nuke eshte shprehje e perseriture

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje