Arta Dade në krah të Blushit?

9 Shkurt 2016, 17:30Politika TEMA

Arta Dade është një nga deputetet socialiste që mendon se statuti i partisë duhet të respektohet për zgjedhjen e kryetarit, ashtu siç kërkon prej kohësh Ben Blushi.

Në Komisionin e Jashtëm që ajo drejton, Dade nuk ka ngurruar të shprehë qëndrimin e saj.

Në një bisedë informale me kolegët, përfshirë dhe ata të opozitës, e vetëdijshme për prezencën e medias, e foksuar shumë këto kohë tek debati që ka lidhur në Partinë Socialiste në prag të Kongresit të 19 marsit, sipas Klan, ajo ka shprehur mbështetje për Blushin.

Në debate, nëse duhet zbatuar statuti i Partisë Socialiste janë përfshirë dhe deputetët e opozitës.

Mimoza Hafizi ishte deri sot e vetmja deputetë që ka dalë publikisht në krah Deputetit Blushi për respektimin e statutit dhe për zhvillimin e garës për kreun e partisë.

3 komente në “Arta Dade në krah të Blushit?”

  1. Hysni Dajaku says:

    Nje shtyp qe le shume per deshiruar nga menyra tendencioze se si e jep Lajmin.
    Ne” krah” te Blushit apo te Rames!!
    Blushi dhe Rama jan njerez qe han ,pine,dhjesin pjerdhin si gjith gjallesat,boll me keto diversione e anime te panevojeshme ,I edukoni njerzit te jen ne krahun e rregullave e ligjeve te shkruara.
    Nese PS-ja bije ne nivelin e PD-se ,e keni iden ju se cfare demi po I beni shoqerise,ju qe cirreni e ulerini e ankoheni kur demokracia dhe shteti I se drejtes nuk funksionon ne shqiperi.
    Ashtu si funksion partia ashtu do funksionoje de shteti.
    Pse nuk thoni ju qe Arta Dade eshte ne krahun e ligjit apo satutit te Partise por I jepni ngjyra tifozerie.

  2. adi says:

    nuk eshte vetem mimoza hafizi krah blushit publikisht po edhe namik kopliku.
    edhe i leshti majko e pranoi se nuk ka si fshihet se blushi ka te drejte.
    tani arta dade dhe deputetet e vlores vec kocos
    po me e rendesishme se emrat eshte gjithe antaresia e PS qe zor po pret te qeroje kliken e bisnesmeno-kriminelve qe kane pushtuar PS.
    eshte me e qarte tani se njerzit e afert te rames jane o ish kriminele o bisnesmene te “suksesshem ” me leke nga buxheti i shtetit.
    prandaj rama ka frike se ne rast se do bente zgjedhje 1 antar 1 vote , vetem po te votonin demokratet e lulushit fitonte ed rama. jo me blushin perballe qe eshte nga vlerat e PS po edhe maqo lakrori te ishte prare rama humbiste

  3. genci says:

    Cfare kryetari kerkon te zgjedhesh ti , kur populli e zgjodhi me referendum dy here! Nuk e shkaterroni dot PS ju sorra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje