Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka kritikuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, socialistin Shukri Xhelili.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Spahiu ankohet se Xhelili nuk iu hap telefonin jo vetëm qytetarëve, por edhe deputetëve.
“Nëse do të kishte një çmim për “thirrje të humbura”, abonenti Shukri Xhelili do të ishte përzgjedhur i pari nga kompania e tij telefonike. Por “fituesi” i këtij çmimi, që qershorin e kaluar as e kishte menduar të fitonte edhe karrigen e kryebashkiakut të Peshkopisë, duket se nuk kënaqet vetëm me këtë “çmim”, duke kërkuar të jetë edhe një rekordmen: telefoni i tij prej kohësh po plas nga “thirrjet e humbura”, jo vetëm të atyre që e votuan, por edhe të vetë deputetëve që kanë të njëjtët votues.
Por çka ngjarë me telefonin e abonentit Shukri Xhelili? Një shpirt i padjallëzuar do të gjente plot shkaqe për ta justifikuar të zotin e telefonit, që nga dhurimi i një celulari të ri të markës së fundit (nuk di ta përdorë), deri te humbja e numrave (nuk kanë ç’i duhen më).
Por, edhe këto arsye zor se e “lexojnë” Shukriun, pasi përveç telefonit, ai nuk po hap as zyrën për njerëzit, duke humbur jo vetëm “thirrjet”, por edhe vetë votuesit sy më sy. Por çka ngjarë me kryebashkiakun Shukri?
Sërish një shpirt i padjallëzuar mund të gjente dhjetëra arsye për ta justifikuar, që nga punët e shumta private (firma e duraluminit kërkon impenjim), deri te punësimi i të afërmve (duhen sistemuar të gjithë pa përjashtim).
Duke shtuar se Shukriu i shkretë rezulton të ketë humbur edhe on-llajn (faqja e Bashkisë së Peshkopisë në internet ka lajm të fundit Projektbuxhetin e vitit 2013), gjendja bëhet edhe më e mistershme.
Sido që të jetë, duket që Shukriu ka halle të tjera. Aq sa të mos njohë më as votuesit e tij, qytetarët e Peshkopisë, investitorë të huaj, deputetë, madje edhe Kryeministrin e tij. Po, po, Shukriu ka halle të tjera. Madje shumë më të ndryshme nga ato që Aleanca për Shqipërinë Europiane kishte menduar të zgjidhte me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Peshkopisë.
Edhe nëse një mendje e djallëzuar do të sajonte si arsye për ta fajësuar, influencimin mediatik për gjoja përçarjen PS-LSI në pushtetin vendor, Shukriu duket se ka halle të tjera. Edhe ky version bie, pasi Shukriu nuk merr vesh nga politika e madhe, madje “bën beee” dhe u beson verbërisht deputetëve socialistë të zonës dhe kryetarit të madh të partisë, që ia kujtojnë përditë se “qeverisja PS-LSI është më e fortë se kurrë”, në nivel lokal dhe qendror. Kështu që duket se Shukriu ka halle të tjera.
Dhe NE të gjithë duhet të presin deri sa t’i zgjidhë ato. Por, deri atëherë, të paktën e dimë që telefoni i tij, zyra e shtetit dhe faqja on-llajn e Bashkisë së Peshkopisë janë të mbyllura… Dhe kaq nuk është pak”, shkruan Spahiu.
LSI e Monikes dhe Likes kerkon pushtet sepse keshtu fuqizohet dhe pasurohen keta Hajduta.
Shukriu nuk ja hap telefonin Perparim Spahiut se e din se ky eshte nje Hajdut dhe i korruptuar koke e kembe nen hijen e Ylli Manjatit Ministrit te drejtesise keta Spahinjte dhe Manjanet po bejn ligjin ne Diber.
Kane marre pyjet dhe minierat,kane punsuar militante dhe tere farefisn ne administrate.
Pyeteni kete deputetin e LSI si eshte pasuruar aq brutalisht??
Pyeteni pse e ka punuar ne ministri vellain e tij nje gorrille analfabet qe e ka marre diplomen me paraet e mamase
Shukriu nuk jua hap telefonin Hijenave te zeza te krimit qe po mban peng tere Shqiperine.
Mire bene Shukriu se LSI dhe keta Spahinjte e saj jane Gangrena e Dibres
Ose nuk di cfare flet,ose ben interesantin kot. E para e punes Manjani nuk eshte dibran dhe e dyta vellai i Perparimit nuk punon ne ministri. Sa per Perparimim nuk e njoh fare por njoh shume nga Bulqiza e vetem fjale te mira thone per te,sa per Shukriun eshte nje idiot klasik e kurre ne bote nuk e fitonte bashkine pa ndihmen e Perparimit me shoke. Informohu dhe pastaj bej gam gam.
Me vdekt Zakja jem qi ka shkue refugjat ne Zvicer ,se Ylli Manjani asht me origjin prej Dibre.
Ylli I Lesh e Lise,mos boni sikur se njifni.
Ylli qi u ba minister i Drejtsis ash kushrini i ktij Magjypit Spahiut qi asht ba deputet dhe qi asht knoq tu vjedh kur punonte ne banka e fondacione.
Vallaj bilaj kto te Lesh e lise jon hajduta te zgjut
O figur merr frym thell largou nga emocjonet partiake dhe nga euforizmi i tepert se nuk esht gje e mir.sa i perket deputetit dhe ministrit dyert e hapura i kan per te gjith qytetaret pa dallim partie.ndersa per sa i perket emrit qe ke vendos me duket si pa lidhje nese ke naj hall me manjanet apo spahiet mund ti zgjidhesh me persona jo ne faqe online sepse ketu jan gjith trima dhe gjith bejn bla-bla
Kur do te mesoni te shkruani? Nuk shkruhet “Çka ngjare…” por shkruhet “Ç’ka ngjare…” ose “Çfare ka ngjare…”.
Mero, kur do te punesosh njerez qe dine te shkruajne dhe te kuptojne ato qe shkruajne?
Ju te mahnisni me me komentin tuaj, Zoteri! Besoj, sapo keni vene re mungesen e apostrofit, ju e keni lene menjehere leximin dhe i jeni turrur tastjeres, per te vene ne dukje kete hata te padegjuar qe I behet gjuhes tone te shtrenjte shqipe. Te shkruash pa apostrof “c’ka” dhe te vazhdosh te jetosh? Po kujt I duhesh me ti zoteri, qe “c’ka” e shkruan pa apostrof?…
Dhe hajde thuaj pastaj qe shprehja, e cila thote, “Plac moj bythe e plasur, c’halle paske pasur.” nuk ka dale per tipa si zoteria juaj!…
P.S. Mos kam bere ndonje gabim ortografik edhe une ne kete koment timin? Te lutem, do t’ju isha vertete mirenjohes nese do t’ma vinit ne dukje.
Kur ti nuk e kupton rendesine e te shkruajturit ashtu siç duhet, eshte e kote qe te flasim. I perket grupit te analfabeteve funksionale. E lexova edhe teksin e shkrimit dhe per kete nuk kam asnje fjale sepse nuk ia vlen per nje shkrim qe nuk ka ndonje kuptim. Ndoshta per tipa si ti, ky shkrim perben nje lajm, por te tjeret eshte vetem nje idiotesi e rradhes e njerezve qe kujtojne se duan patjeter qe te shkruajne diçka.
A, Zoti ‘Kritiku’, c’beni keshtu? C’eshte kjo gjeme qe keni bere, duke e shkruar shqipen ne nje menyre kaq te turpshme,kur thoni:”Ndoshta tipa si ti, (une nuk e kam kurajon t’u drejtohem me “ti”, por si analfabet funksional qe jam ju drejtohem me ‘Ju”) ky shkrim perben nje lajm, por te tjeret eshte vetem nje idiotesi e radhes…”. Ju duhej te shkruanit “…, por per te tjeret…” duke harruar ne kete rast “per”, gje qe e bene fjaline tuaj fare te pakuptimte nga ana logjike. Ju, besoj nga nxitimi duhet ta keni harruar ta vendosni kete fjale, dicka fare e turpshme per nje mendje aq te ndritur si ajo e zoterise tuaj. Dhe me tej vazhdoni fjaline duke bere nje gabim tjeter akoma me trashanik, te denje per nje njeri, I cili nuk duhet te kete cuar kurre leximin e nje libri nga fillimi deri ne fund, kur thoni:”… e njerezve qe kujtojne dhe duan pa tjeter qe te shkruajne dicka.” Ju keni bere ne kaq pak fjale dy gabime gjuhesore: a) ne vend te fjales “kujtojne” duhet te perdorje fjalen “kerkojne” dhe b) keni perdorur dy here lidhesen “qe”, kur ne rastin e dyte ajo as qe duhej perdorur fare. Dhe kjo per nje paraqitje stilistike sa me bashkohore. Ndaj Ju, lutem i nderuari dhe shume i respektuari Zoteri, ta lexonit edhe nje here fjaline e fundit qe keni shkruar. Une kurre nuk do t’i lejoja vehtes t’ju fyeja duke ju quajtur analfabet, sepse kurre nuk besoj se jeni i tille. Por juve ju jane errur syte nga vrejtja ime dhe respekti i parrefyer qe duhet te keni per vehten, beri qe nga nxitimi dhe urrejtja te bini ne gabime gjuhesore te pa falshme edhe per nje femije te klases se dyte fillore.
A ka ndonje koment
Dielli mbi korab?
Shesim patenta. 200 000 lek teorija dhe 100 000 lek praktika.
ORE CFARE U BE PER ATAO LICENSAT E FURGONEVE? Do te vijne ato furgonet e Tiranes me 10000 leke te vjetra bileta se me 5000 nuk ja vlen. Cili deputet do ta marre licensen ai i PS apo ai i LSI? Se ka mbete dhe SHUKJA mes kater rrugeve . S di kujt tja firmose. O burrani se eshte bere dedi kos.
Shofere e karrociere fusin hundet e s dine kujt me ja prishe e kujt me ja ndreq. Po te kjo puna e furgoneve mesojeni mire. Sikur kishte marre ere shume e dhe plakat e lagjeve e kishin marre vesh.
Dhe nje pyetje se mos me ngelet merak. Ore a nuk ka buke ketej ne Diber qe nje e dy e ikni andej nga Maqedonia per dreka e darka. Po hani ndonjehere dhe ketej se nuk helmoheni more barkderra.
“E moj shqipni e mjera shqipni,
kush ta ka zhyt atë burrni.
Gjaku juaj se ç’u nxi,
me kto burra e kto parti.
Me kto burra e palo trima,
gjithmon populli është viktima.”