Kur Blushi ankohej në Ambasadën amerikane për Ramën dhe Doshin

9 Shkurt 2016, 09:23Politika TEMA

Në kabllogramet e Ambasadës amerikane në Tiranë që rodhën nëpërmjet Wikileaks gjendet edhe një kabllogram i klasifikuar si material konfidencial që duhej deklasifikuar në 2019.

Aty mësohet se Blushi ankohet në Ambasadë për Doshin dhe Ramën.

Më poshtë, teksti dërguar nga Ambasada e Tiranës drejt DASH:

 

Titulli: PS në prag të trazirave të brendshme

Datë: 28 korrik 2009

Dërguar: Nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar:  Material konfidencial, deklasifikohet me 07/27/2019

 

“… Blushi citoi dy shkaqe për humbjen e zgjedhjeve: Kandidatët dhe Koalicionin. Pjesa më e madhe e kandidatëve, të cilët janë zgjedhur personalisht nga Rama pa asnjë konsultim, nuk ishin të përshtatshëm për postin dhe kualifikimi i tyre i vetëm ishte besnikëria ndaj Ramës, sipas Blushit.

Ai u ankua për disa kandidatë që i quajti “tipa të fortë” e “bodigardë” si Tom Doshi nga Shkodra edhe disa të tjerë nga Lezha e qarqe të tjera. Ai tha se PS nuk mund të tolerojë individë të tillë në parti dhe kjo gjë po e shpie partinë 20 vjet pas. Ai tha se Doshi i ka thënë Ramës se nuk mund të dorëhiqet nga kryetar i partisë pasi Doshi ka investuar 500 mijë euro në fushatën në Shkodër dhe kërkon paratë e tij pas. Blushi tha se paratë e shpenzuara nuk sollën asnjë dobi.

Teksa kandidatët ishin të rëndësishëm, sipas Blushit, dështim ishte edhe koalicioni. Ai tha se mungesa e dëshirës nga Rama për të negociuar me Ilir Metën virtualisht siguroi humbjen e PS-së dhe të majtës. (Koment i Ambasadës:

As Meta nuk dha shenja se kishte dëshirë të negocionte me PS-në. Fundi i shënimit të Ambasadës).

Në fund, Blushi tha se PS do të mblidhet sërish në gusht ose shtator që të zgjidhë çështjen e kryetarit. Sipas rregullave të PS-së, nëse kryetari humb zgjedhjet, ai duhet të dorëhiqet.

Gjithsesi Blushi dhe të tjerët mendojnë se Rama po planifikon të deklarojë se zgjedhjet u vodhën dhe kështu ai nuk do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen pasi ai nuk humbi, por u grabit…

Teksa zërat brenda PS-së po gjëmojnë edhe më shumë, është interesante të shohim se si kreu i PS-së do ta zgjidhë këtë situatë. Gushti do të vazhdojë të nxehet teksa PS po ecën përpara…”. (fund kabllogrami).

4 komente në “Kur Blushi ankohej në Ambasadën amerikane për Ramën dhe Doshin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Paska ngordh per pak karrige qe ne 2009 Blushi.. Femija ankohet tek mami se I morren topin…

  2. x says:

    Po pse ka genjyer gje?!

  3. spartaku says:

    Blushi ka genjyer sa çke me te.Por eshte per tu çuditur qysh paska qendruar deri sote deputet i ps-te.Ky njeri karjerist e mendje madhe,i ka hyre vehtja ne qejf.Ai eshte me negativi i ps-te si Kaçi i zi,dhe duhet qerua nga partia.Kjo sjellje e tij tregon se Sali Berisha po i helmon(blen) me miljona euro,me qellim te perçai ps-te.Humbja e zgjedhjeve nga pd-ke qe nje plumb i rende per salin,dhe ai nuk po pyet me per çmimin.Ai po diskreditohet keq nga opinioni shqipetreve dhe nderkombetret,dhe per kete nuk po ve re me se sa koston nje deputet i ps-te per tu bler nga saliu.

  4. Lomi pri Baldushku says:

    Mir për spajunat e kamunizmit kimi bo i ligj. Po për ktona t’demokracis a ka p’tu bo nai ligj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje