Nga Eduard Kukan
Në fakt dëshiroj të them që synimi i vizitës sonë në Tiranë është shumë i thjeshtë, është transparent në fakt dhe këtë e bëri të qartë kolegu im eurodeputeti Fleckenstein, i cili shpjegoi arsyet pse ndodhemi këtu. Ne jemi këtu, sepse jemi miq të Shqipërisë dhe kemi ardhur për të takuar politikanët tuaj, për të parë se çfarë ndihme apo asistence mund t’i japim ne Shqipërisë në integrimin e saj në Bashkimin Europian.
Në vizitën tonë të mëparshme ne erdhëm në Shqipëri për të ndihmuar që të miratohej ligji i dekriminalizimit dhe siç e keni dëgjuar gjatë bisedave tona sot, por edhe këtu në fakt në këtë konferencë për shtyp, kjo gjë tashmë është bërë dhe do të funksionojë. Ndërsa sot ne kemi ardhur në Shqipëri për të parë se si mund të ecet përpara në reformën në drejtësi. Jemi këtu që të dëgjojmë udhëheqësit tuaj, të dëgjojmë se cilat janë pozicionet e tyre, në mënyrë që të përpiqemi që të ndihmojmë në këtë reformë kaq të rëndësishme. Një reformë në fakt të domosdoshme, ajo është në mënyrë absolute e domosdoshme, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Shqipëria ka tashmë statusin e vendit kandidat, që do thotë se ajo çfarë kërkojmë ne dhe kërkon Shqipëria, është që të ecë përpara në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, por kjo me anën e një date njëkohësisht se kur do të çelen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.
Por ama, meqenëse Shqipëria është në këtë stad ka disa pritshmëri të caktuara dhe në këto pritshmëri ajo më e rëndësishmja është çështja e reformës në drejtësi. Ju lutem, mos harroni që në Parlamentin Europian ju keni shumë miq, na keni ne miq atje dhe ne në Parlamentin Europian dëshirojmë shumë që ta shikojmë Shqipërinë të angazhuar në negociata me Bashkimin Europian. Sepse përsa i përket Ballkanit Perëndimor kemi Malin e Zi, kemi Serbinë, që janë vende të përfshira në negociata për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ne dëshirojmë shumë që ta shikojmë edhe Shqipërinë që t’i bashkëngjitet këtyre vendeve për të negociuar anëtarësimin në BE.
Sa më shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e këtij procesi, me fjalë të tjera që Shqipëria të bëhet pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe të bëhet shtet anëtar i BE-së në të ardhmen, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Aq më mirë do të jetë për Parlamentin Europian, sepse në fund të fundit kjo është një punë e përbashkët, aq më mirë do të jetë në fakt për ju, për klasën politike, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë, të cilët meritojnë të jenë shtetas të Bashkimit Europian.
Në fakt ne e pamë nga të gjitha bisedat dhe jemi të kënaqur të shikojmë që reforma në drejtësi është tashmë në proces. Kjo është shumë e rëndësishme, ne sot kemi dëgjuar udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe unë do të largohem që këtu pak më shumë optimist, pra më duhet të pranoj që kemi optimizëm. Në fund të fundit, është gjithmonë përgjegjësia e politikanëve tuaj, e udhëheqësve tuaj politikanë që të miratojnë reformën në drejtësi, sepse në fund të fundit kemi një bazë të shëndetshme, që ka të bëjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Dhe unë besoj se duke punuar mbi këtë bazë me vullnetin politik nga të gjitha palët dhe me angazhimin e të gjitha palëve do të arrihet pikërisht ai synim i përbashkët pikërisht që Shqipëria të ecë më përpara drejt BE-së.
Ne kemi mendimin tone dhe opinioni i lire nga pushtetet thote se urren me gjithe shpirt kete qeveri qe na coi ne fund te humneres ,qe demokratet duhet te pastrojne veten e tyre se populli nuk i beson ma dhe se cdo parti brenda vendit per me kap pushtetit zhytet ne aleanca mbeturinash dhe se zeri i vertete i atyre njerezve qe nuk perbejne mazhorance sepse nuk jane servile, nuk jane prostitute, nuk jane korrupsion e nuk jane tjeter vec asaj fytyre te drejperdrejte,te paster e balle lart, presin ate qe do t,i perfaqesoje ,pasi ata jane pjesa qe nuk dalin ne votime te zhgenjyer nga te gjithe.
Te paperfaqesuarit presin ate qe do t,i perfaqesoje ,por me pare duhet nje paus me qeveri teknike , por me pare duhet shporrur sorosi nga organizata e tij deri ne fyt e korruptuar ,duhet te shkojne nga kane ardhe disa murgjer te rinashimentos e te futen ne daren e hekurt te drejtesise te gjithe asetet qe vodhen politikane qe na qeverisen neveritshem.