Knut Fleckenstein: Pas reformës në drejtësi, Komisioni Europian të ketë një mision monitorues per zbatimin e saj

8 Shkurt 2016, 19:17Politika TEMA
Knut Fleckenstein: Pas reformës në drejtësi, Komisioni Europian

Knut Fleckenstein

Nuk do ta zgjas shumë fjalën time, por dëshiroj të them që ne kemi ardhur në Shqipëri pas miratimit të ligjit të ashtuquajtur të dekriminalizimit dhe kemi ardhur këtu në mënyrë që të krijojmë një panoramë apo një ide se si mund të ndihmojmë vendin. Ne jemi të kënaqur me progresin apo me ecurinë që është arritur deri më tani. Natyrisht po presim edhe opinioni përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe pastaj do të fillojë puna me vrull.

Më duhet të them në fakt që ajo që na nevojitet është një qasje e përbashkët, në mënyrë që, jo vetëm të miratohen, por natyrisht ajo që është edhe më e vështira, zbatimi i duhur i reformave në vend. Unë jam i kënaqur dhe i lumtur në fakt me gjërat që kam dëgjuar sot nga Kryetari i Kuvendit, z. Meta, nga Kryeministri z. Rama dhe nga Kryetari i opozitës, z. Basha, të cilët më kanë bindur, në fakt shpresoj që na kanë bindur të dyve, që ekziston dëshira për të gjetur një zgjidhje dhe që ky do të jetë vetëm hapi i parë. Pastaj do të shikojmë natyrisht gjëra më konkrete kur të vijnë edhe rezultatet apo opinionet nga Komisioni i Venecias. Ne do të mund të shohim se cilat do të jenë problemet dhe se si mund të ndihmojmë më tej, jo vetëm përpara kamerave natyrisht, por edhe në sallat e tjera në bisedimet tona.

Dhe një gjë tjetër që dëshiroj të them është në fakt, që pas disa javësh do të kemi mundësinë të diskutojmë edhe raportin tim, si raportues i Parlamenti Europian për Shqipërinë. Më duhet të them që në atë raport unë dëshiroj t’i sugjeroj Komisionit që mbas miratimit, pra dhe duke filluar zbatimi i reformës në drejtësi, Komisioni Europian të bëjë të qartë që do të ketë në fakt një mision monitorues, që të ndjekë nga afër dhe të shohë nga afër se çfarë po ndodh me zbatimin e reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë besojmë që ne mund të ndihmojmë.

Pra, ideja është që ne kemi nevojë për këtë gjë, ju keni nevojë për këtë gjë, sepse ajo që dua të them, është sesi mund të luftohet në fakt korrupsioni, si mund të luftohet krimi i organizuar. Në rast se nuk keni një reformë të mirë në drejtësi, sepse në fund të fundit, kjo reformë në drejtësi nuk do të bëhet për të kënaqur znj. Merkel apo ndonjë tjetër, por kjo do të bëhet për popullin dhe qytetarët e Shqipërisë.

1 komente në “Knut Fleckenstein: Pas reformës në drejtësi, Komisioni Europian të ketë një mision monitorues per zbatimin e saj”

  1. Ne kemi mendimin tone dhe opinioni i lire nga pushtetet thote se urren me gjithe shpirt kete qeveri qe na coi ne fund te humneres ,qe demokratet duhet te pastrojne veten e tyre se populli nuk i beson ma dhe se cdo parti brenda vendit per me kap pushtetit zhytet ne aleanca mbeturinash dhe se zeri i vertete i atyre njerezve qe nuk perbejne mazhorance sepse nuk jane servile, nuk jane prostitute, nuk jane korrupsion e nuk jane tjeter vec asaj fytyre te drejperdrejte,te paster e balle lart, presin ate qe do t,i perfaqesoje ,pasi ata jane pjesa qe nuk dalin ne votime te zhgenjyer nga te gjithe.
    Te paperfaqesuarit presin ate qe do t,i perfaqesoje ,por me pare duhet nje paus me qeveri teknike , por me pare duhet shporrur sorosi nga organizata e tij deri ne fyt e korruptuar ,duhet te shkojne nga kane ardhe disa murgjer te rinashimentos e te futen ne daren e hekurt te drejtesise te gjithe asetet qe vodhen politikane qe na qeverisen neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje