FOTOT/ “Përdhunohesha 60 herë në ditë”, rrëfimi i tmerrit që përjetoi skllavja e seksit

8 Shkurt 2016, 16:51Politika TEMA
FOTOT/ “Përdhunohesha 60 herë në ditë”,

Një nënë e re që u fut në rrugën e protitucionit nga “princi i saj sharmant” ka rrëfyer për Daily Mail historinë e saj dhe tmerrin që përjetoi.

Alejandra Rodriguez u dashurua në moshën 19-vjeçare me një djalosh të moshës së sah.

Por vetëm pak kohë pasi u lidhën ai e futi në rrugën e prostitucionit ku nuk mundi të dilte për dhjetë vite me radhë.

“Jam përdhunuar më shumë se 40 mijë herë duke i sjellë mbi 1 milion dollarë të ardhura tutorit tim”, rrëfen 29-vjeçarja.

Ajo tregon se bënte seks me klientë deri në 60 herë në ditë, në varësi të kërkesave.

Ajo kujton edhe një radhë kur një klient i vendosi revolverin në gojë ndërkohë që bënte seks me të.

“Iu luta ta shkrepte armën, që t’i jepte fund vuajtjeve të mia”, rrëfen 29-vjeçarja.

Fillimisht i dashuri i saj, më vonë tutori, u tregua shumë i sjellshëm me të.

Por në momentin që ata u shpërngulën në qytetin e tij, ai e kyçi brenda në shtëpi dhe i sillte meshkuj për të bërë seks kundrejt pagesës.

Ajo u mbajt peng për dhjetë vite në Tenancingo, atë që njihet si kryeqyteti i prostitucionit në Meksikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje