Masakra në Elbasan/ Një nga klientët qëlloi me karrige në kokë vrasësin

8 Shkurt 2016, 09:10Politika TEMA

Pasi qëlluan me breshër armësh drejt lokalit të familjes Çapja, një nga vrasësit është futur brenda për t’i dhënë fund të gjithë atyre që ishin në lokal.

Kjo kishte ndodhur pasi ishin harxhuar karikatorët e parë.

Dyshohet se qëllimi i vrasjes ka qenë eleminimi i të gjithë personave që ishin në lokal dhe që ishin të shtrirë pas breshërive të armëve.

Pasi ka hyrë në lokal, në momentin që ka tentuar të shtijë me armë në drejtim të tyre të cilët ishin të shtrirë përtokë, autorit i është bllokuar arma, raporton Panorama.

Ai ka tentuar që të ndërrojë karikatorin, por njëri nga personat që ndodhej në lokal është çuar, ka marrë një karrige dhe ka qëlluar në kokë autorin, i cili më pas ka dalë nga lokali dhe është ngjitur në mjetin që e priste i ndezur.

Fatmirësisht, autorit i është bllokuar arma, pasi, në rast të kundërt, të gjithë personat që ndodheshin në lokal do të kishin fatin tragjik atë të vdekjes.

Gjithashtu, mësohet se në lokal pak minuta para se të ndodhte masakra kanë qenë edhe dy anëtarë të tjerë të familjes Çapja, por që kanë lënë lokalin duke thënë që do të ktheheshin sërish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje