Arrestohet biznesmeni Sait Fishta

7 Shkurt 2016, 22:27Politika TEMA
Arrestohet biznesmeni Sait Fishta

Ish kryetari i Komunës së Velipojës, Sait Fishta njëkohësisht biznesmen i ndërtimit u arrestua nga policia të dielën në mbrëmje. Fishta hetohej në gjendje të lirë për 9 pallate, që po ndërtoheshin në mënyrë të paligjshme në Velipojë. Pavarësisht se u mor i pandehur për lejet e ndërtimit, Sait Fishta vazhdoi punimet në këto godina.

Pak orë më parë, prokuroria vendosi sekuestron e ndërtesave, ndërsa në mbrëmje urdhëroi ndalimin e biznesmenit, që ishte edhe kandidat për deputet i PS në Shkodër, në zgjedhjet e fundit parlamentarei.

Më parë, gjykata kishte vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës. Mësohet se këto pallate janë në pronësi të subjektit “Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

Biznesmeni i njohur i ndërtimit është ndaluar nga policia në Tiranë. Nga hetimet nga rezultuar se Fishta në vitin 2010 ka marrë 50 leje ndërtimi nga Komuna Velipojë. Sait Fishta, njihet në qytetin e Shkodrës si biznesmen ndërtimi.

Ai ka ndërtuar dhjetëra pallate në Shkodër dhe dhjetëra të tillë në zonën turistike të Velipojës dhe Shëngjinit.

Fishta, i cili ka qenë sportist i njohur si mundës, për shumë vite është marrë vetëm me biznes, ndërkohë që kohët e fundit ai është aktivizuar në politikë.

Fillimisht ai ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2009 me LSI-në dhe më pas në zgjedhjet elektorale të 2013 Sait Fishta, ka garuar për ngjyrat e PS, për t’u bërë deputet, por në të dy rastet nuk ka arritur të fitojë.

Sekuestro preventive 9 pallateve

Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës për të vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës, në pronësi të subjektit ”Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”.

Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar fillimisht hetime për ”shpërdorim detyre” ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës Velipojë, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se 9 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës Velipojë, kishin dhënë në kundërshtim me ligjin disa leje ndërtimi në favor të ”Fishta” shpk.

Në bazë të atij hetimi, KRRT-ja e Komunës Velipojë i kishte dhënë ’Fishta” shpk., leje ndërtimi për ngritjen e disa godinave, pjesë e një kompleks turistik. Por, në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se këto leje ndërtimi ishin dhënë në zonën bregdetare, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT).

Për këto shkelje, të gjithë ish-anëtarët e KRRT-së së Komunës Velipojë tashmë janë në proces gjyqësor, në të cilin akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur, Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e ”Fishta” shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.

Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti ”Fishta” shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.

Gjendur në këto kushte, si edhe për të ndërprerë vijimin e paligjshmërisë, Prokuroria e Shkodrës në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj administratorit Sait Fishta për veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”, mori lejen nga gjykata për të vendosur sekuestron preventive për ndërtimet në zhvillim, si më poshtë:

Në bazë të lejeve të paligjshme të ndërtimit, godinat planifikoheshin që të ndërtoheshin deri në 6 kate.

8 komente në “Arrestohet biznesmeni Sait Fishta”

  1. qytetari says:

    T’i shkaterrojne pallatet dhe kush t’i kete dhene leket ketij muti te shkoje t’ia marri mbrapc. E ka shkaterruar krejtesisht plazhin me ato pallate i pangopuri. Aty s’ben me plazh nga era e keqe dhe ujrat e zeza qe derdhen e plasin kudo. Ka prere gjithe pemet, ka betonizuar reren, ky meriton burg per demet qe i ka sjellur natyres dhe i njejti fat duhet te ndjeke edhe Agron Celen deputetin e lsi nje mut edhe me i qelbur se i pari qe po shkaterron te vetmin resort natyror te mbetur ne Velipoje dhe kete po e ben bashke me Ilir Meten sic deklarohet dhe vete , po ashtu edhe Pashko Ujka ish kryetari i neveritshme i komunes Velipoje guxon te ndertoje pallat 7 katesh diten per diell ne mes te pyllit te Vilunit duke prere e shkaterruar gjithe pemet dhe askush s’i thote gje ketij plehre qe duket sikur ka kartabjanke nderkohe qe bashkefshataret e tij perfundojne ne burg per nje gozhde te ngulur ne shtepite e tyre. Ti Rama e dime qe s’ke kopetenca te besh drejtesi me duart e tua dhe as e duam kete, por nese vertet e ke seriozisht dhe njekohsisht nuk je frikacak, ke gjithe hapesira per te ndikuar te drejtesia qe t’i perlajne keta krimba. Dhe te gjithe kane per te duartrokitur. E shton me kollaj antaresine keshtu.

    1. Erisa says:

      Bashkohem me ty!!Ekzakt..te hetohen dhe Agron Cela e Pashko Ujka!!Velipoja eshte bere nje hale ne qiell te hapur dhe me cmime stratosferike!!

    2. Duam drejtesi says:

      Sakte per ato qe ke folur keto meritojne burgun sepse demet qe i kane sjelle dhe po i sjellin ketij plazhi jane te pariparushme ne vite per qytetare dhe brezat qe do vijne nderkohe qe keto te babzitur mbushin xhepat sot per sot. Nuk e duam velipojen nje Durres te 2 por ta ruajme ashtu sic e kemi ne kujtimet e cdo viti pushimesh , nje plazh i qete, i paster e me natyre fantastike.

  2. Mirela says:

    Me ne fund..e kapen dhe myslimanin Seit..qe nuk vidhte e mashtronte!!Jam e sigurte..qe esht vec tym pa zjarr…!!Ka aq para sa te dale i palare dhe ky si Ilir Meta e Full-hajni!!Kur eshte radha e vagabondit biznesmen..qe drejton Shkodren..Agron Cela??

  3. menaxheri says:

    shume i sakte qytetari. .. vetem doja te saktësoja dicka… Goni i shkrete à vetem fasada. .. Belma Cela.. (konsullja e nderit e Mongolis) eshte djalli qe ka mbërthyer atë vend…eshte ajo qe po Mongolizon shkodren.

  4. Idajet says:

    Me arrestimin e Fishtes lind pyetja; a duhet arrestuar Edi Rama per masakren ndaj Tiranes? Pse Seiti dhe jo Edi?! Rama minimalisht duhet marre i pandehur per masakren 11 vjecare ndaj qytetit tone, lejet e ndertimit pa kriter, shkaterrimin e parqeve, 20 perqindshin, pallatet byth me byth etj etj etj… por ketu nuk ka shtet ndaj le te vazhdoje te jete KM, le ta gezoje shqiperine, dhe ju o qyqare (loangaraqe) qe e mbroni skam ctju them vec se “e gezofshi” dhe ju befte mire i gjati.

  5. shkodrani says:

    koka eshte Ilir Meta e Agron Cela

  6. Sorrat e sorrave says:

    Me ne fund pak drite ne erresiren pa fund qe ka mberthyer teresine e shqiperise nga bandat dhe krimi i organizuar qe kane Venitur tere shqiptaret per permasat tejet te pa imagjinuara nga cdo indivit !!!!! Lind pyetja a do te Pergjigjen keta vampire qe Nuk lane Kusur Nuk besoj qe te paguajne haracin por te pakten do provojne shijen e hidhur sadopak Por kush do ti thote stop krimit ? Ato qe duhej ta benin kete d m th ( drejtesia ) ka bere te kunderten dhe keta te fundit jane Fajtoret kryesore per gjithcka qe pasojat po i vuan Populli i gjore Tashti te shohim se si krimi do denoje krimin D m th Fajtoret perballen me Fajtoret Sorra sorres Nuk ja nxjerre syte thote Populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje