Përplasje për PSD-në/ Skënder Gjinushi: Duan të më rrëmbejnë partinë

8 Shkurt 2016, 15:38Politika TEMA

Porta kryesore e selisë së Partisë Socialdemokrate ka mbajtur të ndarë dy grupe brenda kësaj force politike.

Nga njëri krah disa anëtare të PSD të cilët kishin paralajmëruar mbledhjen e këshillit kombëtar duke kërkuar edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit.

Në krahun tjetër në brendësi të selisë pas derës së mbyllur qëndronte vetë kryetari Gjinushi me një pjesë të anëtarëve të kryesisë.

“Janë bllokuar dyert nga kryetari i partisë dhe kemi ngelur jashtë ne anëtarët e këshillit që kemi ardhur për mbledhje”, thotë Rustem Preçi, sekretar i përgjithshëm i PSD.

“Ky është ilegjitim, nuk është kryetar më”, tha Flamur Haxhiaj, anëtar i këshillit kombëtar.

“Tani kush e mbështet këtë nuk besoj se shtetit, por segmente të caktuara e bëjnë këtë punë, e bëjnë këtë histori”, shprehet Muhamet Gaba, kryetar i PSD Tiranë.

Ndërkohë zoti Gjinushi e ka cilësuar këtë një tentativë të vetëm 3 anëtarëve të këshillit për të uzurpuar me forcë Partinë Socialdemokrate.

“Janë vetëm të pakënaqur që kur u afrohet pushteti thërrasin vetëm unë dhe gjejnë metoda të shëmtuara, të papranueshme dhe antiligjore për të arritur qëllimin e tyre”, thotë Gjinushi, raporton Top Channel.

Zoti Gjinushi është shprehur i qetë për funksionimin e partisë, duke theksuar se askush nuk mund të krijojë probleme artificale në PSD.

11 komente në “Përplasje për PSD-në/ Skënder Gjinushi: Duan të më rrëmbejnë partinë”

  1. genti says:

    Diktatoret ne shqiperi nuk duan zgjedhje e thjeshte…

    1. tallashi says:

      Tani behet lajm edhe kur dalin dy zgjebsa ne proteste. Me qetesi dhe dashuri.

      1. Populli says:

        Pse nuk beni nji parti te re? Nji dite pune eshte. shkoni tek QKR dhe bahuni te gjithe kryetare partie. Apo skeni ftyrat per parti te reja po dini vec me ba rrugacin.

  2. emigranti says:

    Mos e lesho partine Skender.
    Mos dil ne pension, se nuk ke me cfare te merresh.
    Mbaje partine deri ne vdekje, madje po e ndjeve fundin jepi nje te shitur, regjistroje tek noteri qe ti lesh dicka me shume nga cfare ke perfituar deri tani familjes.
    Keshtu e ke marre dhe ti partine ( si edhe partite e tjera ” te pluralizmit Ramizist ” ) me tapi.
    Mos u dorezo Skender. Partia (P.P. ) te do te forte.
    Nuk e keni mbaruar ende misionin ( Ju, Saliu dhe gjithe ata qe emeroi Ramizi ne krye te partive ” pluraliste ” ) ne pengimin e zhvillimit te Shqiperise

  3. e verteta says:

    Te babes apo te mamase e ka bisha enveriste, figura me antipatike e urryer e ketij kelyshit te sistemit komunist?
    Si ka mundesi qe ka elektorat kjo mbeturine….E skenderit.

  4. Gjinua says:

    Nga PSD e njehereshme vetem Gjinushi ka mbetur. Dhe ai mendon se ka parti. Ai eshte Skenderi, Ai eshte Partia, Ai i ha fondet qe jep shteti, Ai i merr privilegjet. Mbahu bre Keno mbahu. Dhe po te moren Partine, mos lesho Tapine qe te ka dhene Ramizi.

  5. Shalli i kuq says:

    Boll shate profesorin ju qelbesirrat anonime dhe kujtoni enveri e ramiz. Kur profesori dilte per demokracine juve mbanit shallin e kuq akoma.

  6. kuq e zi says:

    akoma gjalle eshte psd me skinerin??????????????
    po ti e kenaqe psd-ne o nero ka 25 vjet psd-ja qe korr vetem fitore …. pac fatin e marigos
    me nderru kryetar tka shku menja????????

  7. Shteti vjedhesi i pronave te huja. says:

    Prandaj ska lek per kompesimin e ish pronareve
    Leket e taksapaguesve mbajne 70-80 parti me nga 3 KOmuniste e 4 sigurimsa.
    Gjithe ajo ShBA 2 parti
    Shqiperia 2 milion banore 140 deputete.

  8. populli says:

    Po kaq shume ju shqeteson PSD Mbani fort te dy gjyshet e politikes here hyp njeri kalit e here tjetri te dy jane per demoookraci e populli per lesh Ckeni qe e kruani pa u ngrene ,epo rugacet nuk e drejtojne dot PSD

  9. laveri says:

    Kjo esht zakon i vjeter ,ksa i thon te qash per partin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje