“Garda e vjetër” (me përjashtim të Doktorit) presion Bashës: Mos flirto me LSI-në

8 Shkurt 2016, 09:56Politika TEMA

Disa nga figurat kryesore në Partinë Demokratike, kanë dalur hapur kundër një koalicioni të mundshëm me LSI-në.

Pas flirtimeve të shumta kohët e fundit të Berishës me LSI-në, Astrit Patoz, Gens Ruli, Majlinda Bregu, madje edhe Arben Ristani, kanë dalë kundër afrimit me partinë e drejtuar nga Ilir Meta.

Sipas tyre, një koalicion tjetër me LSI-në, do të ishte shkatërrimtar për PD-në.

“Garda e vjetër” në PD ka dalë publikisht për t’i bërë presion Bashës, pas përgjigjeve evazive të këtij të fundit për një koalicion të munshëm me LSI-në.

Basha nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për një koalicion të mundshëm me LSI-në, pasi Berisha mendon ndryshe.

Dhe, mund ta nxirrte bllof atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje