Andi Bushati: Për çfarë vlen klithma e Blushit

8 Shkurt 2016, 18:44Politika TEMA
Andi Bushati: Për çfarë vlen klithma e Blushit

Nga Andi Bushati

Ben Blushi i ka dorëzuar këtë të hënë grupit parlamentar të PS një dokument tejet serioz dhe të detajuar se ku Edi Rama po e shkel statutin e partisë së tij (në plot 14 pika), se ku ai po dhunon kushtetutën e vdendit dhe se ku po anashkalon ligjin për organizatat politike.

Po të lexohet më vëmendje letra e Blushit është drithëruese.

Mes rreshtave të saj vizatohet portreti i një njeriu që nuk ka respektin më të vogël as për ligjet rregullat e përbashkëta, as për funksionimin normal të një force politike.

Po të shkohet më tej, “Kandidati” që profilizon Blushi është politikani që njohim prej 16 vjetësh. Administratori që pa pyetur askënd leu Tiranën me ngjyrën e shallvareve të tij, ashtu sikurse sot rimodeloi kryeministrinë, pa treguar se kush ideoi dhe kush e financoi këtë projekt.

Po të vazhdohet me shqetësimet e Blushit për mosrespektimin e rregullave të garës, në mend na vjen njeriu që në vitin 2000 bëri deri në fund betejën për kryebashkiak, pa hequr asnjë ditë dorë nga posti i ministrit të kulturës. Ai nuk riskoi veten në asnjë çast ashtu sikurse nuk guxoi, as në vitin 2009, kur krijoi precedentin e një force politike që nuk e përfshin kryetarin e saj në zgjedhje.

Po të thellohesh edhe më, kur Blushi flet për mungesën absolute të kolegjalitetit dhe shpërfilljen e instancave të PS-së, e ke të lehtë të kuptosh se pse tenderat dhe koncesionet i jepen miqve të Ramës dhe pse gara është zhdukur, jo vetëm në parti por edhe në vendimet flagrante të qeverisë.

Me pak fjalë me anë të skanimit të problemeve që i ka bërë familjes së tij politike, Ben Blushi na ka sjellë edhe njëherë para syve profilin e njeriut që drejton sot vendin.

Por, beteja ku është futur Ben Blushi nuk është e rëndësishme vetëm për këtë. Ajo nuk i intereson masës të madhe të njerzve vetëm për mënyrën arbitrare se si u ndryshua stema e socialistëve, se si u zhduk flamuri, grushti me trëndafil, e të tjera si këto.

Interesi i saj madhor është shqetësimi publik për degradimin drejt autoritarizmit të forcës deri tani më pak të prekur nga ky virus në Shqipëri.

Për zhbërjen e një partie si ajo, ku në vitin 1995, mocioni i Nanos mund të fitonte në kongres, megjithëse mbartësi i tij gjendej i izoluar në burgun e Berishës.

Të një partie që që ka ofruar gara spektakolare si kongresi i vitit 1999, ku megjithëse kryeministër, Pandeli Majko humbi për pak vota.

Të një partie ku Ilir Meta, që sapo kishte fituar zgjedhjet (2001), mund të sfidohej si kryeministër dhe ku lëvizja për katharsis mund ta zhbënte pushtetin e tij butaforik.

Të një partie ku nuk ishte mëkat që vetë ky Edi Ramë të konkuronte me kryetarin historik (2003) duke hapur rrugën e sigurtë të trashëgimisë.

Ben Blushi sot po na kujton se kjo PS ka vdekur, bashkë me stemën dhe flamurin e saj të vjetër.

Dhe “vajtimi” i tij mbi kufomën e PS-së ka meritën të jetë edhe një klithmë alarmi për të gjithë shoqërinë.

Ja përse.

Deri tani, në këtë çerek shekulli, shoqëria shqiptare i ka gjetur ekuilibrat e saj duke alternuar dy modele: Atë autoritar të së djathtës të mbështetur mbi karizmën, autoritarizmin, sektarizmin dhe shpesh herë dhunën e së djathtës së Berishës dhe në anën tjetër, hapjen tolerancën dhe liberalizmin e socialistëve të Nanos.

Shembulli më i mirë për këtë është ndryshimi i pushtetit në vitin 1997, ku u kalua nga një system me opozitarë dhe gazetarë të burgosur, pa protesta dhe mitingje, me piramida financiare dhe me një lider të vetëm, në pushtetin e socialistëve me TV dhe banka private, me media më të lira, me tre kryeministra dhe dy presidentë që i linin vendin njëri -tjetrit.

Kur ky sistem degradoi, për shkaqe krejt të ndryshme nga i pari, prej makutërisë dhe korrupsionit, shoqëria u kthye përsëri tek modeli i parë (2005), por këtë radhë më i zbutur edhe për shkak të eksperiencës nanoiste.

Pra shkurt, në 25 vjet votuesit shqiptarë kishin gjetur një ekuilibër mes një modeli më të vrazhdë dhe autoritar që sendërzohej tek një person i vetëm dhe një tjetri me tolerant dhe liberal me një mori figurash.

Kur kupa mbushej në njërën anë ajo balancohej nga ardhja në pushtet e palës tjetër.

Pikërisht për prishjen e këtij ekuilibri, Edi Rama është i rrezikshëm sot, më shumë se për gjithçka tjetër.

Duke e mbyllur PS-në, duke e identifikuar atë me veten, duke zbehur deri në zhbërje çdo personalitet të saj, ai jo vetëm po e çon këtë parti drejt një tipologjie berishiste, por ai po zhbalancon njëkohësisht edhe harmoninë që gjente krejt shoqëria në alternimin mes këtyre dy modeleve.

Duke e shndërruar PS në një parti të njëshit, Edi Rama po i heq shqipëtarëve mundësinë e një zgjedhjeje reale.

Pikërisht për këtë, klithma e Blushit mbi kufomën e PS-së së vjetër, nuk është thjesht një problem i socialistëve. Ajo është një alarm për shoqërinë.

Lapsi.al

22 komente në “Andi Bushati: Për çfarë vlen klithma e Blushit”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Nuk duhet lexuar i gjithe artikulli,i ketij,Andi Bushat-Kapos.Vetem dy fjalite e fundit,tregojne katerciperisht “zberthimin” e idese te idiotit Berisha,sepse dhe ai kete teori shtroj:Nuk qaj hallin dhe nuk merrem me PS-ne dhe socialistet,por ka merrakun e shtremberimit te “parimit” te zgjedhjes dhe jo uzurpimit te pushtetit.Po kur e ka votuar populli e te qeroj ty nga pushteti,o Sali,a u bene zgjedhje?…

  2. Labi Vlore says:

    Je shume i dobet z.Bushati.Edi Rama po thyen paktin e vjeter te bllokut Komunist me titull.”E kam une,e ke ti,e ka emrin dashuri”.Ti je nipi i Hysni Kapos.Beni eshte djali i Kico Blushit.Saliu eshte mjeku i bllokut te udheheqjes.U bete nje grup i mire mbas vdekjes se Enverit dhe kujtuat se Shqiperia mund te vazhdonte ne kete menyre.Te drejtohej pafundesisht nga te perkedhelurit e regjimit te kaluar.Nano,Berisha,Kico Blushi,Ben Blushi,et etj.Por c’fare ndodhi??Ne krye te PS-se shkon Edi Rama!!Banda e Bllokut tha.Shume mire.Dora jone eshte edhe ky.Djali i Kristaq Rames.Sternip i Spiro Kolekes.Ketu u thye vazua.Ngaqe eshte anti-konformist,Rama po prish,percan dhe zhduk perberjen e familjeve te vjetra te perkedhelura nga regjimi.Shko puno Andi.Shko shiko anijen e mbytur “Kater i Rades” ku me qindra Shqiptare u mbyten ne perpjekje per te kaluar detin,ne kerkim te nje jete me te mire.Per c’fare po ankohesh ti sot??Po ankohesh per mungesen e demokracise ne PS-ne e Rames,qe sipas teje e ka pershkruar shume mire Blushi??Para se te flasesh per dokrra,sipas te ciles Shqiptaret kishin jetur nje ekuiliber ngaqe zgjidhnin midis nje modeli pak me autoritarist dhe nje modeli progresist,shko dhe shiko varret ende te hapura te Shqiperise se mjerimit.Po si mund te thuash mor derdimen se Shqiptaret zgjdihnin midis dy modeleve(gjithsesi te pranueshme) Nano dhe Berisha??Shqiptaret ishin te kapur shah mat mor zoteri.Duhet te zgjidhnin midis Kriminelit,fashistit dhe shpellarit te “Trustit te Geshtenjave te Tropojes” dhe Fatos Nanos qe ishte ne krye te Cetes se Ali Babait me 40 hajdute!!!!Shpellari,krimineli dhe Maloku qe ka te ngulitur fort ne shpirt percarjnen Veri-Jug dhe urrejtjen ekstreme ndaj Shqiptareve te mjere me emrin Sali Ramovic Berishivocic me ne fund iku nga pushteti dhe jemi te bindur qe e pret qelia e burgut.Po ti c’fare na thua??Kerkon te na rikthesh PS-ne e Bixhozxhiut Nano nepermjet Ben Blushit???Nuk ke faj.Ti nuk e di dhe nuk e ditur kurre se c’eshte vuajtja,dhimbja,krimi dhe mashtrimi.E ke gjetur lugen ne pilaf.Qekurse linde.E jo vetem kaq.Por ti sebashku me sojin tend te shkerdhyer jeni te bindur se kjo eshte e drejte.Shqiptaret duhet te jetojne ne mjerim,te marrin rruget e botes,te punojne ne skllaveri te plote dhe totale,kurse ti dhe soji jot paskeni te drejte te plackisni ne infinit Shqiperine dhe Shqiptaret.

    1. korçari says:

      Z.Bushati ,ashtu si Kaçi i Zi po qarteson me mire rrugen tende drejt LLUMIT te Shqiperise ,por ana e mire eshte se maskat po bien dhe si perfundim ti ,Zogaj,Zheji,Lubonja ,Shkullaku e ndonje tjeter po zhvlersoheni dhe nje gje pa vlere e ka vendin ne koshin e plerave dhe te harreses.

    2. LORA says:

      Bushatlliu I vogel eshte I alarmuar se I eshte prishur ekuilibri I kolloqithjes se gangstereve orjentale, qe e moren zvarre Shqiperine e pas-netedhjetes ,,,,vetem per hesap te xhepit te blush-eve dhe bushat-eve.
      Kjo dhimbje alarmante per andushin, eshte nje gezim I madh per mua.
      Viri gishtin kokes andush,iku koha kur ju ia kaleruat kriminalisht nje populli te tere,ne momente unike ekzistenciale,pa piken e ndjeshmerise dhe pergjegjesise,,,,ai system “ekuilibri” ishte I juaji,,,ate nuk e kishin zgjedhur shqiptaret,,,ate sistem shqiptaret e vojten ne asht,me dhimbjet me te parrefyera.
      Gezoju I vogli bushat se shqiptaret tash po kane mundesi te zgjedhhin,se shqiptaret e dine shume mire ku eshte e mira e tyre dhe e Shqiperise dhe ne saje te te nje merite fundamentale te kontributeve te Edi Rames shqiptaret sot jane cliruar perfundimisht nga laku i ekuilibrit tuaj kamorrist dhe antikombetar.
      Labi,respekt per kendveshtrimin tuaj racional dhe te ndjere.

  3. Jaho Lunxheria says:

    Idiote blogare. Prandaj diktaturat te ne vegjetojne nga 50 vjet e siper sepse kemi gjallesa si ju qe brenda atij objekti qe quhet kafke ekziston nje mase muti qe quhet tru.
    Ai po te reshton gjithe shkeljet e statutit nga sharlatani Rama qe po mbyt frymen e lirise ne Partine Socialiste ju vazhdoni te gjeni armiqte e klases brenda partise. Mpreheni shpaten o trimoshe te sharlatanit sic e mprehet 50 vjet me berberin dhe u katandiset qe u bête turpi i Europes. Albanistan te kam dhjerre.

    1. dhembeli says:

      Me pelqen komenti juaj…! Boll me me idhuj pa krena ! u beme turpi i botes,pika shqiptareve !

  4. Tirana says:

    Kjo nuk eshte analize, me shume eshte nje lloj mllefi.

  5. Zana says:

    Andi je hakmarres,por Edi eshte shpresa jone jo Saliu yt!

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Labi je i madh

  7. Shefqet Cela says:

    Sa shume tellalle per problemet e brendeshme te PS!?
    Fakti qe ka alternativa te ndryshme, brenda se njejtes parti, e tregon qarte vitalitetin e saje.
    Blushin nuk po e degjojme per here te pare. Bashke me te tjere, dikur, perfaqesonin “mendimin ndryshe”. Megjithate, Rama, nuk i preu relacionet me te. Perkundrazi. I kemi pare “ne nje llogore”. Vota e popullit
    e tregoi fare qarte kush kishte te drejte; mendimi ndryshe apo praktika faktike e punes se PS.
    Blushi ka shume te drejte qe i shtron disa probleme parimore organizative, por gabon rende ne metoden.
    Daljet publike, ne prag te kongresit, me akuza monsteuoze te krimit ne qeveri, jane me se dashakeqe. Kete e tregon qarte euforija e Saliut dhe e tellalleve te vet.

  8. Jimi says:

    Kur lexoj artikujt e tu o nipi i Kapos e i Sules edhe nje here me shum me forcohet bindja { edhe pse ne ndonje rast kam patur ndonje llloj hezitimi per zbatimin me korektesi te statutit nga Rama) qe Rama jo vetem paska te drejte ta permbysi ate statut por edhe nje here me shum se kurr te tregohet konseguent per rrugen ne te cilen po ecen . Po te ishte per dogmat e sofizmat e Blushit e aq me pake te tuat e te nje takemi si ty P.S ja kurr nuk do te kishtre ardhur ne pushtet, por edhe sot e kesaj dite do te ishte nen thunndren e qoftlargut, idhullit tend e te takemit tuaj
    Nje gje duhet te dish mire ti dhe soji yt ! KY popull mund te mos jete mjaftushem i arsimuar, por hienat si ti&co di ti lexoj mjaft mire, ashtu sic di ta lexoj mire edhe Ramen, qe edhe pse e di qe shum nga nenet e statutit nuk po i zbaton, eshte i bindur se eshte e vetmja menyre me e mir e mundeshme ne kete situate per te realizuar ato objektiva dhe zotime te mara para elektoratit.
    Sa per diversionin dhe krahasimet qe mundoheni te beni midis qoftlargut dhe Rames nuk ka saens! Nuk mund te krahasohet vrasesi me viktimen!?
    Ne nje fare menyre juve mundoheni te rehabilitoni e te legjitimoni cdo krim te qoftlargut , duke aluduar se edhe Rama po vepron njellosi si ai, pavaresisht se nuk po vret njeri!?
    Vazhdoni ti bini teneqese por e keni te kote, ate teneqen tuaj e te qoftlargut askush s’e degjon me.

  9. Jimi says:

    Mire e ke then o pinjoll i Kapove! Perse vlejne klithmat e hienave? ( pasi klithma me tamam vetem ato leshojne)

  10. MEMEDHETARI says:

    Kam lexuar nga Sami Frasheri ,ne qofte se nuk gabohem,qe “pemen qe ka kokrra e qellojne me shkop”…
    Dhe Andi Bushati qe i ka qejf shume kokrrat,ka marre shkopin dhe godet…
    Mirepo ka nje fatkeqesi,pema eshte shume e larte…
    Andi kembengules nxjerr gjuhen dhe shton perpjekjet,i djersitur,por thupra e tij vetem sa godet here pas here trungun ose sic i thote populli bythen e pemes…
    Dhe keshtu,mbas nje perpjekjeje “titanike”,ashtu sic ndodhet me goje hapur,i drobitur,e vetmja shpres qe atij i mbetet per te shijuar, eshte ndonje produkt qe del nga trungu,ose sic i thote populli,nga bytha…

  11. bib3roni says:

    ‘Për të mirën e gjithët popullit punojnë këta dyzinë politikanësh’
    ‘Edukojnë popullin si të paguajë faturat , taksat, gjobat etj etj.’

    ‘edhe gjithë populli për të mirën e kësaj dyzine
    politikanësh punon’
    ‘Mëson se si të paguajë faturat, gjobat, taksat etj etj’
    Madje populli më në fund është aq i kënaqur, sa po i lë të bëjnë çtë duan.

  12. Toni says:

    Ky Blushi duketqe ne surrat eshte langaraw dhe i shitur. Vegel e hekuri e dioksiduar, dmth e ndryshkur, qe mundohet te terheq vemendje para miratimit te gjyqsorit e drejtesis!!!
    Po Saliut dome i zgjatjeten ti merfaqe petull. Po ke byth ti per ksilloj politike!!!
    Idiot langaraq i ulet.

    E dyta dhe e fundit, kurke qene ndonje her deçiziv ne ceshtjet e shtetit, qytetit, partis, dmth qe more ti timonin e PS ne duardhe problemi u zgjidh!!!!

    Ti je nji parazit nen lekure qe ven zhurme sa her hapen poret e hyn ajri i ftoft…..,, mor i pa aft.

  13. taipi says:

    kur lexon shkrimet e bushtit te duket sikur
    mendimet i kame te barabarta dhe te lene
    shijen e shpreses por kur lexon per
    kurjozitet çfare mendimesh kane komentusit
    atehere e kupton qe te ka humbur shpresa
    te jetosh ne kete vend anadollakesh.

  14. artur says:

    E megjithate P’s nuk kthehet ne pd.

  15. Shefikat says:

    Zoterinj! Mos shkruani te ndikuar nga interesat tuaja te momentit dhe privilegjet qe keni pasur ose keni. Shume gjera qendrojne nga ato qe thuhen me lart, per te gjithe politikanet. Por nuk po ju shqeteson ku jemi: Korrupsion qe eshte kthyer ne makth, taksa te larta dhe ato nuk shkojne ne destinacion po neper xhepa.; kurveri, vendet e punes shiten me 5 000 euro e lart; privatet po e keqperdorin situaten dhe po abuzojne me njerzit e ndershem qe duan pune per te jetuar; politika qe krijojne terrene per tu pasuruar vetem disa, ministra qe i kane kthyer digasteret ne rezervat per lidhjet farefisnore, per ta qe paguajne, per dashnoret etj. Ka hezitime per reformen ne drejtesi dhe byrone…-pse…Keshtu do vazhdojme? Prandaj duhet dhene alarmi dhe te reagojme sic duhet.

  16. Sergei says:

    Ben Blushi nuk ka nevoje te mbrohet nga askush dhe nuk ka aspak ndermend qe te percaje PS,thjesht Ai kerkon mirefunksionimin e PS ne baze te normave dhe regullave te hartuara dhe miratuara nga vete socialistet,perfshi ketu edhe Blushin edhe Ramen.Blushi kembengul per zbatimin e regullave sepse PS eshte e vetmja force politike qe mund te jape vertet mesazhe demokracie,ku te gjithe anetaret kane te drejte te zgjedhin dhe te zgjidhen,te kritikojne dhe te propozojne,te marrin vendime dhe ti zbatojne ato.Kjo parti u krijua (pavaresisht se saliu me dashakeqesine dhe diversionin e tij primitiv,pretendon se ishte zgjatimi apo vazhdimi i partise se tij,te cilen e braktisi “me urdher nga lart”apo i detyruar nga lidhje misterioze)ne kunderpeshe me paraardheset e saj,si nje parti e te gjithe anetaresise dhe jo si parti e kryetarit,i cili mund ti ndryshoje e ti zbatoje regullat sipas oreksit te tij.Jo!kjo nuk duhet te ndodhe kurre,sepse ne e kemi provuar edhe me Enverin edhe me Saliun se c’do te thote te komandoje vetem nje njeri. Nga “klithma” e Blushit,askush nuk duhet te frikesohet se po i vjen fundi,perkundrezi secili kushdoqofte,i kujtdo krahu politik le te jete,duhet ta degjoje dhe ta perhape kete ze,sepse vota e lire,pergjegjesia e detyres,kolegjialiteti,mendimi alternativ,debati konstruktiv,lufta ndaj unit dhe pranimi i ZOTIT si i vetmi qe pranohet e besohet pa u votuar,jane kushtet dhe parakushtet e zhvillimit dhe perparimit te te gjitha kombeve,vendeve e partive. Te nderuar bashkekomentues! Ju lutem lerini menjane komentet mbi origjanat dhe biografite e atyre qe po gjykoni per mendimet qe shfaqin, sepse kjo eshte veti e partise qe Blushi,Rama,Bushati,Azem Hajdari etj,etj, edhe une edhe JUVE,permbysem ne Dhjetor 1990.Kur Kleriket na tregojne ZOTIN shikoni qiellin dhe jo mantelin apo rrasot e klerikeve!

  17. mira says:

    nuk e kuptoj ,por sa here qe flet e shkruan ky urith,me vjen per te vjelle,me falni per shprehjen.

  18. GK says:

    Zoti Bushati ,te falemnderit per kete shkrim te sakte.Mjaft me me servilosje liderash…………………Personalisht e kam perkrahur,e kam votuar
    Edi Ramen,por jam plotesisht i zhgenjyer me hartimet e tija te bukura,me arrogancen si nje ZOT…….BOLL ME IDHUJ …………………….

  19. qyetari B says:

    Blushi dhe Andi Bushati japin alarmin per Ps dhe shoqerine se Edi Rama ka pervetesuar çdo gje dhe kete e bejne ne emer te socialisteve dhe shqiptareve. U dhimbset, apo jo! Une, si shqiptar qe nuk i takoj as Blushit dhe as Bushatit, mezi e pres qe Edi Rama te vazhdoje reformat per ristrukturimin e shtetit, megjithese nuk jetoj aty, mezi e pres qe kur te shkoj ne Shqiperi , te pakten , te ndjehem si ketu ku jam. Mbreme pashe dhe degjova Pandeli Majkon ne top channel dhe me bindi per te gjitha ato qe tha. Me te vertete nje njeri dhe politikan i rralle; po gazetarucer keshtu nuk i vlejne as oushtetit te katert as te katermbedhjete. Gazetari ne Shqiperi mbahet vetem me porno dhe keshtu kerkon ta beje dhe vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje