INTERVISTA/ Nexhmije Hoxha: Kur Qemal Stafa më prezantoi me Enverin si “Delikatja”. Një nga rojet tona i jepte informacione CIA-s

8 Shkurt 2016, 21:57Politika TEMA
INTERVISTA/ Nexhmije Hoxha: Kur Qemal Stafa më prezantoi me Enverin si

Në intervistën e dhënë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Dritare”, Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha ka rrëfyer se dikush nga personeli i Ministrisë së Brendshme të asaj kohe që shoqëronte familjen Hoxha raportonte te CIA. Bëhet fjalë për periudhën kur Nexhmije Hoxha vuante nga tëmthi. Ajo tregon në intervistën për jetën e saj se një person i Sigurimit, që kishte akses në shtëpinë e diktatorit raportonte te CIA. “Ka diçka të vërtetë aty. Meqë më pyete tregon që edhe shtëpia jonë ishte e përgjuar. Dikush nga personeli i Ministrisë së Brendshme, i Sigurimit, duhet të ketë pasur këtë informacion”, tha Nexhmije Hoxha, teksa u pyet nga gazetarja për raportet e CIA­-s që kishte informacion për sëmundjen e saj.

Nexhmije Hoxha tregon edhe betejën për të mos mbajtur shami. Ajo tha se pas kthimit nga Manastiri në Shqipëri, nëna kishte bërë përpjekje që ajo të vishte shaminë. Nexhmija tha se kjo ishte një gjë që nuk e pëlqente.

“Ishte një gjë e papranueshme për mua. E kundërshtova. Më ndihmoi mësuesja e klasës së pestë. Që ishte një tiranase. Duke qenë dhe babai im pakasa liberal unë fitova. Kjo ishte fitorja e parë drejt një çlirimi. Isha unë e para vajzë bashkë me atë që u bë gruaja e Eqerem Cabejt që shkuam të pambuluara në shkollën e lartë”, – tha Hoxha.

Në rrëfimin e saj për gazetarn Rudina Xhunga, e veja e diktatorit Hoxha ka treguar edhe takimin parë me të. “Ishte 23 nëntor 42 pas themelimit të partisë. Do të mblidheshim në shtëpinë e Dije Vokshit në Tiranë te Stacioni i trenit. Aty ishin 20 delegatët e kësaj mbledhje që ishin përfaqësues të grupeve komuniste. Unë përfaqësoja grupin e Shkodrës. Isha më e reja nga delegatët. Në mbrëmje erdhi Enver Hoxha me Qemal Stafën. Qemali e prezantoi me atë me nofkën “Tarasi”. Ai i ra rrotull tavolinës dhe na takoi. Qemali na prezantoi dhe i tha për mua: “Kjo është delikatja”. Kjo sepse në grupin komunist isha e urtë jo si Drita Kosturi që ishte më e hedhur.

Çfarë menduat kur e patë Enverin?

“Të mos e fsheh që ai kishte një pamje të hijshme. U gëzova që kishim një udhëheqës të pjekur dhe të kulturuar. As nuk më shkonte në mendje për vete. Kisha vendosur që nuk do të angazhohesha në dashuri apo të martohesha gjatë luftës. Nuk kisha vendosur. Kisha ëndërrimet e mija romatike. Mendoja që po të vritej ai që do të zgjidhja nuk do të martohesha më.

Çfarë kishte ndryshe Enveri?

“Me Qemalin e ndryshonte mosha. Qemali ishte 18-19 vjeç ai ishte të të 30-at. Kishte më shumë kulturë se kishte qenë në Francë ndërsa Qemali ishte gjimnazist. Qemali ishte më i hedhur, Enveri ishte më i qetë. U bë një miqësi e bukur. Kurse me Koçi Xoxen ishte një tjetër lidhje”.

Në 12 prill të 1942 u bë demonstrata më të mëdha dhe të organizuara. Kisha rënë më në sy. Erdhën të më arrestonin. Unë mbeta në ilegalitet sepse ika nga shtëpia. Ai më ndihmoi të strehohesha. Atë natë më kërkoi të hipja në bicikletë. Unë u shtanga. Hipa në anë të biçikletës dhe shkuam në një shtëpi pranë shkollës Qemal Stafa ku janë tani ambasadat. Ishte shtëpia e Syrja Selfos një miku të Enverit. Ajo nuk njihej nga njeri.

U vra Qemal Stafa që ishte edukatori im i parë. Unë u mërzita shumë. Ndenjëm shumë atë natë dhe folëm shumë për të. Ishte një nga vrasjet apo humbjet e para. Erdhën ata që ishin përjashta. Dhe na thanë se çfarë kishte ndodhur.

Nëna e Gogo Nushit i thoshte me të qeshur shikoje se e ke shoqe.

Propozimin më prozaik që më bëri Enveri kur po bëja kafenë. Pa më thënë që të dua më tha: “Unë dua që të martohem me ty.” Unë u skuqa dhe u turbullova. Ai më tha: “Ulu këtu se nuk të ha”. Ia ktheva që “unë nuk martohem gjatë luftës”. Po mirë tha ai. Pas ndonjë muaji unë i ktheva përgjigje.

15 komente në “INTERVISTA/ Nexhmije Hoxha: Kur Qemal Stafa më prezantoi me Enverin si “Delikatja”. Një nga rojet tona i jepte informacione CIA-s”

  1. hajrie hom'ni says:

    Eshte krenari dhe nder per shqiptaret, kur shikon e degjon se kush i ka pas drejtuar!!!!

  2. Dielli mbi Korab says:

    Enver Hoxha mbetet legjenda e kombit shqiptar.
    Ai ishte DIKTATORI qe beri shtetin shqiptar.

  3. tomi says:

    O keni merdhif ju o ka merdhif Nexhmija. Jo viti ’42 por 41. jo Dije vokshi por Bije vokshi.

  4. Saimir says:

    Po te kishte pasur akses CIA ne Shqiperi, tentativa per rrezimin e komunizmit do kishte qene e suksesshme. Por zonja e Enverit, ben ashtu sic bejne ne mase njerezit e informimit ne Shqiperi: spekullon. Sa mire do kshte qene po te ishte e vertet, se sot nuk do kishim keto plehra qe ende sundojne.

    1. sali serbi says:

      Llum je, nuk matesh dot me gjigandet ti edhe pse vjell vrerin shekullor mbi ta, njsoj si sorat mbi monumentet. ke 25 vjet qe leh dhe Shqiperia tatepjete shkon o lamash i demokracise. Ja pra se çdo kish ngjare po ta kish lene Enveri qenërinë, ku ti ben pjese , te lehte qe ne.. 44.Shpresoj qe nuk do zgjase shume kjo koha juaj e neveriteshme. Do ta thyeni qafen ndaj bej gati vrimen e miut neper gjirize se ai eshte vendi juaj i perjetshem.

  5. o shqiptar o rrezikzi says:

    Ik moj ordinere vdis aty! Kesaj i thone Shqiperi ku flet kucedra per dashuri. Ti na fol per Qemalin e shkrete e mijra te tjere qe i zharite bashke me tarasin tend. Je fiks fytyra e djallit qe do te bind te tjeret se nuk ekziston. S’kam pare fizionomi gruaje me te poshter se te kesaj dhe jam i bindur qe do shqyente dhe koken e femijes se vet me delikatesen e bishes se ngire me gjak vetem qe te shpetonte vete.

  6. Ndjese Robert Shvarc says:

    Eshte e pamundur, Rudine,
    e pa mundur te justifikohesh…
    Sa bukur e rrefen pendimin tend, ende pa e transmetuar Inbtervisten, duke na permendur Robert Shvarcin…
    Vetem kaq mjafton per te ne binduir se, edhe sikur te tere ne, lexues/degjuesit, te te shanim apo mallkonim ty per menyren e ushtrimti te profesionit, t’i prape e mbulove veten me fajin real, duke na rrefyer Shvarcin…
    Se, Shvarcin e gjore nuk mund ta akuzojme as per pasion, as per interes, as per politike, as per zili ndaj teje, madje as mos ndoshta mban anen e Saliut!!!
    Ca mendjengushte me siper, akuzojne demokracine apo nacionalistet apo Te Djathtet, sikur e kane bere me pushtet keta Sali Berishen!
    Negmie qesh me kete naivitet: Sali eshte i Partise, apo jo Rudine?! Thuaja kete degjuesve te tu dhe te Negmies, Saliu s’ka lidhje me armiqte e kundershtaret e Enverit te Negmies, Saliu do mbahet mend per Gjyqin e Kafeve, jo per demaskimin e komunizmes dhe te Bllokmeneve…

    Ti, Rudine, e vogelove veten edhe si shkrimtare, me beso…Gazetarja tek ty uli koken, kush e di perse, keto gjera edhe ndodhin, por ti mund te ngrihesh serish neser pasneser, dhe ta kerkosh ndjesen per kete interviste te Fundme me Njeriun qe Vrau Fjalen e Lire te Shqiptareve, dhe jo vetem Fjalen…
    Ti lendove, ti e fyeve, ti e neverite emrin tend si Krijuese, Rudine…
    Sepse nuk e pyete per keto vrasje, nuk e pyete as per mbajtjen larg te Nene Terezes kur donte te mbante ne gjoksin e saj te rreshkur nene e saj, as per krimet ndaj grave te tjera, gjer edhe fisniken Nermin Vlora-Falaskin, e mbajti te fshehur sic ditelindjen e Ismail Qemalit,..
    Eshte e kunderta Brutale e Zonjes se Pare qe do duhej ta kishte Shqiperia pas Lufte, Rudine…
    Vec te kujtojme nderimin e madhe e te vertete qe shqiptaret, te majte e te Djathte, i kushtuan Nenes Mbretereshe, qe erdhi tere deshire te vdiste ne trojet ku erdhi nuse…Mbase gjysma e shqiptareve nbuk e deshte Mbretin, por Mbretereshen e nderoi…
    Ti Rudine e di se kjo nuk ka per te ndodhur me te Intervistuaren tende, apo jo?

    1. sali serbi says:

      Rudina ben nje detyre te lavderueshme qe çdo kush me pergjegjesi te larte morale ndaj vlerave te kombit do ta kishte zili.Pa dyshim ketu nuk ben pjese asnje anetar i korrit te kukuvajkave qe i ndjellin shkaterimin popullit dhe vendit.Letyre! edhe ne kete rast nuk e pushon vrrerevjelljen. Keni 25 vjet qe peshtirosni vendin dhe nuk reshtni asnjehere me shpifjet tuaja sa te ndyra aq edhe te paverteta.Populli jua njohu surratin gjate luftes na-çl dhe tani, keto 25 vjet, po jua njeh edhe rinia te cilen aq shume doni ta disinformoni.

  7. Guri says:

    Ne kohen e luftes komisari Enver ka bere ate qe askush nuk e ka bere: KA FJETUR ME SERBET. Ka shkruar me doren e tij: Me Miladin Popoviçin flinim ne nje krevat e shtrengoheshim me nje batanie! Jane fjale te komisarit ne shenimet e tij per luften!!!!!!!!!

    1. Dibra A says:

      Prandaj eshte Shqiperia kjo, se ka qelbesira si ty.

  8. Ardi says:

    Duke pasur parasysh plerat e klases se tanishme politike,, me plot gojen them se Nexhmija ishte perle nga te gjitha anet,, shpejt do e vleresoni Enverin

  9. Ubs says:

    Tentativa me e ndyre për të humanizuar nje monster. Asgjë nuk e justifikon nje intervistë të tille. Ajo vendin e ka tjetërkund jo ne TV. Me falni per urrejtjen ndaj këtij personi, por mos harroni kush është.

    1. sali serbi says:

      Eshte pa dyshim, kjo qe thoni ju deshmi e faktit qe ju jeni nje plehre qe nuk ka fabrike te ricikloi jo me demokracia e felliqur 25 vjeçare. Nexhmia eshte nje heroine vleren e te ciles do ta ngreja larte historia dhe qe do ta kish per nder çdo komb tjeter.Perkundrazi , ju takemi i vrerevjellesve te neveritshem asnjehere nuk keni per te gjetur vend ne masen e shqiptareve te ndershem por vetem ne ujrat e zeza te historise se vendit. Bravo Rudina ke permbushur me dinjitet detyren ndaj vlerave me te çmuara te kombit.

  10. bujar says:

    ….Ceshte ky VIGAN i shtrire
    ….Dhe ATDHEU prane i rri
    ,,,,Cohu Enver s’te shohim dot
    …Shqiperia perjete ka mort
    …Cohur Enver trimi Enver djali
    …Si dikur me shoket e malit…
    …Cohu Enver si atehera….
    ….Dhe na pastro nga keto plehra

  11. Mallakastra Free says:

    Zonja Nexhmije:Mire e Fillove Intervisten….madje une u “Mallengjeva” shume kur theksuat se nuk ju Dilnin Parate
    per te Blere fruta dhe Perime…c´udi Shoqja Nexhmije edhe ju qe ishit ne BLOKE paskeni pasur Probleme me “Bollekun”
    qe na Shtronte per te Ngrene “Enveri yte dhe Partia”….degjo po ta dija se “Vuanit” edhe ju une fshatari i “Ngopur” nga Socjalizmi
    do tjua sillja te Fresketa te gjitha Perimet dhe Frutat qe ju duheshin…sa keq…kur Qeveria e Diktatorit kishte nje Fonde per Sponsorizimin
    e grupeve Revolucjonare ne Bote nuk kishte Perime dhe Fruta….sa keq…sa keq…
    1-Mire e theksuat se ju kishit Shoqe te Shkolles nga te gjitha Shtresat e Shoqerise se Asaj Kohe…Permendet :Drita Kosturin,Fiqiret Sanxhaktarin
    Te bijen i Ministrit te Arsimit ect….Por “HARROVE” te na Thoje se si Perfunduan….”Harrove” te na thoje se si Vdiqen ne menyren me C´njerezore
    dhe u Denuan ne menyre te pameshirshme,nga I “Dashuri juaj Enver”…
    2-Po Nexhmije ju do te shkoni se Shpejti te takoni Enverin, por mos Kujto se ju Pret vetem AI(Enveri)..ju Pret Fiqirete Shehu…Ramize Gjebrea…ju Presin te Gjithe Shoket e Enverit:Mehmeti..Beqiri…Kadri Hazbiu ect…
    3-po si moj Shoqja Nexhmije kur Partia ishte kaqe Vigjilente Kishte Zbuluar kaq grupe Armiqesore..nuk paska “Zbuluar Agjentin e CIA-s” qe ishte
    ne Ministrine e Brendshme???????sikure se thoni ju Ai(Agjenti) ISHTE I Dyfishte…pra ditkeni edhe nga Agjenturat…
    Por Enveri dhe Ju Nexhmije Qeveriset me BEKIMIN e CIA-S…..Te M16-s Angleze…lere Pastaj UDB-NE….se te gjithe ju te Luftes Kishit per “Kumbare” kOMUNISTET SERBE….
    @@@Sa per Gazetaren:Zonja Xhunga..duket se jeni marre vesh me Pare me Shoqen Nexhmije , asnje Pyetje per Vrasjet dhe Prerjet..asnje…vetem
    Historia “Roze” e Nexhmijes…..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje